BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Sport

Dështoi në Europë, Shkëndija shkarkon trajnerin Ernest Gjoka

Dështoi në Europë, Shkëndija shkarkon trajnerin Ernest Gjoka

Mospërmbushja e detyrimeve sjell pasoja dhe Shkëndija e Tetovës, skuadër që në katër ndeshje të luajtura në Europë, dy në Champions e dy në Conference League, nuk mori asnjë fitore, madje asnjë barazim, por 4 humbje, me diferencë të frikshme golash. Prandaj eliminimi në këtë mënyrë sjell pasoja që ndihen më së pari në pankinë. Kështu, dështimi për të kaluar qoftë një raund në Kupat e Europës, i ka kushtuar vendin e punës Ernest Gjokës. Shkëndija e Tetovës ka njoftuar këtë të premte largimin nga detyra të trajnerit tiranas, pasi palët ranë dakord që kishte ardhur momenti për të thënë mjaft. “Shkëndija me këtë rast falënderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij, Fatjon Tafaj, për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion në sezonin garues 2020/2021. Ditët në vazhdim klubi do të vendosë për trajnerin e ri, të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022”, shkruhet ndër të tjera në njoftim. Paraqitja e Shkëndijës në raundin e parë të Champions League dhe në raundit e dytë të Conference League la për të dëshiruar. Kuqezinjtë tetovarë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube kundër Muras së Sllovenisë u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 6-0, 5-0 në transfertë dhe 0-1 në Tetovë, ndërsa kundër skuadrës letoneze Riga u mposht 2-0 jashtë fushë dhe 0-1 në shtëpi. Në total 9 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar, statistika që nuk u lanë rrugëdalje palëve për vijimin e bashkëpunimit.

Laçi, “flamurmbajtës” i futbollit shqiptar në Europë

Laçi kaloi raundin e dytë dhe kualifikohet në raundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës. Bardhezinjtë eliminuan Universitatea Krajovën, një skuadër që vlen e gjitha 20,3 mln euro, kurse Laçi shkon deri në 3,9 mln. Një ekip me karakter, që për më tepër ka 3 ndeshje që nuk pëson gol në Conference League, një ekip që përballë një kundërshtari më të fortë u shfaq jo si inferior, por si i barabartë. Sherri u largua nga Vllaznia sepse nuk kishte më besimin e qytetit të tij, tek Laçi po tregon se sa talent ka dhe se duhej pak durim me të. Historia e Renato Malotës, që në ndeshjet me Kraiovën nuk bëri thuajse asnjë gabim, është e veçantë. Rrezikoi burgun para disa vitesh, kur ishte pjesë e Vllaznisë, u shkëput nga futbolli dhe shikoni ku është sot. Regi Lushkja kishte momente që të ngjante me Zhorzhinjon dhe freskia e Shehut ishte një armë më tepër. Zarubica duket një afrim i zgjuar, po ashtu si dhe Guindo, që u largua nga Bylisi në mënyrë misterioze dy sezone më parë dhe rishfaqet si një futbollist që e ka potencialin për të bërë diferencën. Pa i hequr askujt asnjë meritë, nga kjo tortë festive një fetë e madhe i takon trajnerit Shpëtim Duro. Një nga arsyet kryesore se përse Laçi do të ketë kënaqësinë që të luajë dy ndeshje prestigjioze kundër gjigantit belg Anderleht, është aftësia e Shpëtim Duros për të lexuar ndeshjet dhe kundërshtarin. Rivali i radhës është Anderlehti, skuadër shumë e vështirë, por Laçi e ka fituar tashmë bastin e tij, pasi kaloi dy raunde me ekipe shumë të fortë. Tani Laçi ka avantazhin se luan i qetë, kështu që presioni është tek belgët e Anderlehtit.