BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Dështoi në nëntë ndeshje, Kamza shkarkon Klodian Duron

Dështoi në nëntë ndeshje, Kamza shkarkon Klodian Duron

Një tjetër trajneri bëhet “kurban” në Kategorinë Superiore dhe është Kamza që njofton se ka shkarkuar teknikun e saj Klodian Duro. Vendimi u mor dje dhe u përcoll për mediat nga një njoftim i shkurtër në llogarinë e klubit në facebook. Natyrisht, pritej një reflektim i Kamzës në këtë drejtim, pasi trajneri Klodian Duro ishte paralajmëruar që në rast të një tjetër humbje ai do të largohej. Humbja me Teutën solli pakënaqësi të madhe dhe drejtuesit, pasi analizuan gjendjen e tyre, vendosën dje paradite ta shkarkonin Duron, por ende nuk ka një emër zëvendësues për momentin. Nuk përjashtohet mundësia që Kamzën ta marrë trajneri i njohur Gugash Magani.

Shkarkimi i Duros

Shkarkimi i teknikëve të futbollit në Superioren tonë është një lajm krejt i zakontë, sepse rrallë ndodh që një ekip ta nisë e ta mbyllë edicionin me vetëm një trajner. Kjo pasi klubet deklarojnë objektiva madhorë në një kohë kur nuk kanë kapacitete as për të qëndruar në kategori. Rasti i Kamzës është disi ndryshe. Kështu, rezultatet e dobëta që Kamza ka arritur këtë sezon, ka bërë që drejtuesit e klubit, të shkarkojnë Klodian Duron pas disa javësh aventurë. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Kamzës në rrjetin social “Facebook”, ku bëhet me dije se rrugët me teknikun Duro ndahen këtu për shkak të rezultateve. Duro është trajneri i dytë që shkarkohet nga detyra këtë sezon në Kamzë, pasi Bledar Devolli u largua që në javët e para. “Klubi bën të ditur mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falënderuar trajnerin për kontributin e tij të palodhur, përkushtimin dhe gjithçka dha për skuadrën tonë, bëjmë të ditur se rrugët tona ndahen këtu. Mungesat e rezultateve na detyrojnë të bëjmë një zgjidhje tjetër në këtë moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojmë suksese në karrierën e tij në vazhdimësi dhe e konsiderojmë gjithnjë pjesë të familjes sonë”, shkruhej në njoftimin e klubit. Duhet theksuar se tekniku Klodian Duro e mori drejtimin e skuadrës në fillim të shtatorit, duke pasuar në stol Bledar Devollin, që u shkarkua pas 3 ndeshjesh, aventura nisi mirë me fitoren me Kastriotin, por ai ishte i vetmi sukses pasi më pas, në 9 ndeshje që qëndroi në stol, ish-mesfushori i Kombëtares koleksionoi 6 humbje dhe 2 barazime, shumë pak për të garantuar vazhdimësinë me të në stol, pavarësisht se Kamza në përgjithësi nuk ka zhvilluar lojëra të këqija. Gjithsesi, klasifikimi qan, me skuadrën në vendin e parafundit të klasifikimit, që të zbret nga kategoria. Drejtuesit e klubit janë të detyruar të ndryshojnë drejtimin teknik edhe për t’i dhënë një shkundje skuadrës në kërkim të kthesës. Në këtë moment, Kamza ka nevojë për një strateg të mirë teknik, që të jetë i aftë të marrë pikë.

Situata në Superiore

Kategoria Superiore po hyn në një fazë rivaliteti të ashpër. Skuadrat janë ndarë në tre grupe në klasifikim, ku në grupin e kreut ka vetëm dy ekipe, që janë Partizani dhe Skënderbeu me 28 dhe 26 pikë dhe shihen si skuadrat kryesore për të fituar titullin kampion këtë edicion. Në grupin e dytë bëjnë pjesë skuadrat që lakmojnë një pozicion sa më të lartë në renditje dhe me objektiv për të marrë pjesë në Europa League si vend i tretë në renditje. Në këtë grup ka shumë skuadra që rivalizojnë, përfshi laçin me 22 pikë, Teutën me 21 pikë, Kukësin me 20 pikë dhe Flamurtarin me 19 pikë. Ndërkohë, të njëjtat skuadra kanë gjithashtu ambicie për titullin, pasi diferenca me kryesuesit e garës nuk është shumë e madhe. Në grupin e tretë ndodhen skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria, ku Tirana dhe Luftëtari kanë nga 10 pikë dhe po bëjnë përpjekje t’i ikin sa më shumë fundit, ndërsa Kamza ka 8 pikë dhe ndodhet në vend të parafundit e Kastrioti mbyll renditjen e Superiores me vetëm 4 pikë. Pra ishin pikërisht pozitat e dobëta të Kamzës që çuan në shkarkimin e Duros.

Adriatik BALLA