Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dështoi të ngjitet në Serie A, por Memushaj mbetet lider i Peskarës

Postuar: 13/06/2019 - 07:27

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ledian Memushaj, pjesë e Peskarës në Serinë B italiane, dështoi me ekipin e tij të ngjitet në elitën e futbollit italian, pra në Serinë A, duke mos er përmbushur me sukses objektivin madhor të klubit. Nuk ia doli për pak, pasi ishte Verona që e siguroi këtë të drejtë. Gjithsesi, vlonjati kuqezi mbetet pjesë e kësaj skuadre dhe lider i Peskarës edhe për edicionin e ri. Në një prononcim për mediat Memushaj ka bërë të qartë se do të vijoj të qëndrojë në radhët e Peskarës dhe do të bëjë më të mirën për të qenë sezonin e ardhshëm në Serie A me skuadrën e tij, një objektiv që sipas vlonjatit duhet të jetë detyrim për të gjithë grupin e futbollistëve dhe stafin e ri teknik me në krye trajnerin e ri Zauri. Ledian Memushaj, edhe këtë sezon nuk arriti të ngjitej në elitën e futbollit italian, teksa me Peskarën u ndal në gjysmëfinalet e “play-off” ndaj Veronës, teksa më pas veronezët ishin ekipi që preku Serinë A. Mesfushori, i cili edhe në këtë grumbullim të Kombëtares për dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Islandës dhe Moldavisë nuk ishte prezent për shkak dëmtimi, ka folur në medien italiane për sezonin me Peskarën. Vlonjati e ka cilësuar si një plagë që ende djeg, mos arritjen e Serisë A, ndërsa shtoi se tashmë me trajnerin e ri do të kërkojnë të ndërtojnë diçka të rëndësishme. “ Është e kotë ta fshehim zhgënjimin, plaga ende djeg dhe kërkon kohë për t’u shëruar. Ka qenë një sezon pozitiv, askush nuk na shihte mes favoritëve, por luftuam deri në fund për t’u rikthyer në Serinë A. Duhet të mësojmë edhe nga humbjet. Tashmë duhet të jemi të përqendruar të sfidat e reja kur të rinisin përgatitjet. Do të kem gjithnjë një memorie pozitive nga trajneri Pilon, tani është Zauri. E njohim, është një person që e di si të na marrë më të mirën dhe të ndërtojmë diçka të rëndësishme”, tha Memushaj.

Kombëtarja

Memushaj ka qenë një nga lojtarët e spikatur të Kombëtares gjatë viteve të fundit. Sidomos me peshë ishte performanca e tij në eliminatoret e Euro-2016 dhe faza finale e Kampionatit Europian në Francë, ku ai ishte titullar i padiskutuar dhe bëri ndeshje të mëdha. Edhe në eliminatoret e shkuara të Botërorit të Rusisë ai bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke qenë zgjedhje e parë për De Biazin, e më pas edhe me Panuçin. Por dëmtimet e shumta nuk e kanë lënë këtë edicion të ketë peshë në përfaqësuese, e madje në dy ndeshjet e fundit nuk ishte i grumbulluar, pikërisht për shkaqe dëmtimi. Ai i mungon përfaqësueses dhe është fakt se Memushaj përshtatet mirë me dy futbollistë në fushën e lojës, me Taulant Xhakën dhe me Migjen Bashën. Sidomos me Bashën, duke qenë se kanë luajtur në kampionatin italian dhe e njohin mirë taktikën, ka një koordinim perfekt. Kjo dhe falë eksperiencës që kanë të dy futbollistët. Mbetet të shihet se në çfarë gjendjeje do të kthehet në Kombëtare mesfushori Ledian Memushaj, por është fakt që ai nuk do të tërhiqet lehtë. Memushaj po bën plane për sezonin e ri në Serie B kështu që do të mbetet një element i preferuar nga stafi i Kombëtares, ku padyshim, vlonjati ka potencial teknik dhe taktik të mrekullueshëm për të qenë pjesë e kuqezinjve. Ajo që kërkohet prej tij është vetëm përgatitja e duhur fizike, domethënë të jetë në formë të mirë sportive. Memushaj ka kontribut në Kombëtare dhe besohet se do të vijojë të ftohet me patjetër edhe në këto eliminatore dhe eliminatoret e ardhshme, për sa kohë që ai do të jetë titullar tek Peskara. Dhe Memushaj është një lider i Peskarës në fushën e blertë, një rol dhe status që ai e ka krijuar me mundin dhe kualitetin e tij, duke qenë një futbollist i qëndrueshëm në performancën e tij. është në dorë të trajnerit Edi Reja çfarë do të bëjë me vlonjatin Memushaj në sfidat e vjeshtës. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.

Postuar: 18/06/2019 - 07:29

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi.

Postuar: 18/06/2019 - 07:27

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit E