BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Dhimitraq Xhambazi: Kjo Kombëtare nuk ndjen të ngopur, tani kërkon edhe më shumë sukses

Dhimitraq Xhambazi: Kjo Kombëtare nuk ndjen të ngopur, tani

Kombëtarja realizoi objektivin e madh këtë sezon eliminator të Europianit 2024, pasi mundi të kualifikohet, madje e bëri këtë si e para në grupin E, duke lënë pas Çekinë dhe Poloninë, skuadra këto që në fillim kur u hodh shorti shiheshin favorite. Në fakt, pak veta e besuan që Shqipëria mund të kualifikohej në këtë grup, pasi nuk llogaritej me shanse optimale, por koha vërtetoi se trajneri Silvinjo ishte personi i duhur dhe Shqipëria ka një kontigjent lojtarësh mjaft cilësorë që janë në gjendje të përballen me dinjitet dhe si të barabartë me çdo skuadër europiane. Që suksesi i Kombëtares është bindës në çdo drejtim, kjo është evidente, por prej kësaj skuadre pritet më shumë dhe grupi është i uritur për të arritur suksese edhe më të mëdha. Kështu mendon edhe personaliteti i futbollit korçar e shqiptar, Dhimitraq Xhambazi, i cili, në këtë intervistë për gazetën “SOT” thotë se Silvinjo dhe të gjithë aktorët në Kombëtare kanë bërë një punë të mirë, të lavdërueshme dhe se lojtarët e përfaqësueses janë tani më të uritur dhe do të bëjnë çmos për të pasur sukses edhe në Europian. Në këtë intervistë nuk mungojnë mendimet edhe për ecurinë e Skënderbeut.

- Kur u pa shorti një vit më parë të paktë qenë ata që mendonin se Shqipëria mund të kualifikohej në Europian, por ju ishit prej atyre që thonit vazhdimisht pse të mos kualifikohej Shqipëria, ajo ka një grup lojtarësh cilësorë. Por askush, pothuajse, nuk e mendonte vendin e parë. Tani që ky mision është realizuar, si do ta përshkruanit këtë sukses të Kombëtares?

- Çdo skuadër kur futet në një aktivitet kualifikues kontinental mendon si të bëjë më të mirën e vet, mendon të arrijë diçka, sepse në fund të fundit ky është objektivi. Fakt është se Kombëtarja në këto dhjetë vjetët e fundit ka bërë progres cilësor, gjë që është një punë e matshme, është sukses evident. Mos harrojmë se shumica e lojtarëve tanë luajnë në kampionatin italian, që është në top-3 më të mirët në Europë, pra kemi një kontigjent futbollistësh që luan në nivele të larta edhe me skuadrat e tyre në Europë. E megjithatë, shoh që ne nuk jemi ende të ngopur, duam më shumë sukses. Kjo skuadër kërkon maksimumin dhe jam i bindur që edhe në Europian do të luftojë për maksimumin.

- Si mund ta përkufizoni ecurinë e skuadrës? Mos harrojmë se ishim ekipi që shënuam më shumë e pësuam më pak....

Dhimitraq Xhambazi: Kjo Kombëtare nuk ndjen të ngopur, tani

- Pretendimet vijnë hap pas hapi. E vërteta është se ne kemi shumë lojtarë cilësorë. Janë të paktën 16-18 lojtarë që dublojnë rolet dhe janë lojtarë cilësorë edhe në ekipet e tyre. Madje ka një trend në rritje që cilësia sa vjen e shtohet, kjo pasi në Europë lindin e rriten futbollistë shqiptarë që formohen në shkollat më të mira të futbollit, në vende të zhvilluara. Kjo cilësi ka bërë që të rriten edhe pretendimet dhe sot skuadra jonë luan si e barabartë me rivalët në grup dhe në Europë. Natyrisht që në këtë ecuri pati edhe momente vërtet mbresëlënëse, ku jo vetëm loja e bukur dha efektin e duhur, por u shënuan edhe gola të bukur, të cilët u bënë pjesë e votimit nga vetë UEFA. Shënuam shumë gola e shumë prej tyre ishin nga më të bukurit e këtyre eliminatoreve. Nga ana tjetër, statistikat e një skuadre janë dëshmi apo pasqyrim i lojës së saj. Ekipet më të mira shënojnë shumë e pësojnë pak, këtë cilësi pati këtë herë edhe përfaqësuesja jonë.

- Në Europian kemi rënë në një grup shumë të vështirë, por në fund të fundit në nivele të tilla s’ka skuadra të lehta. Si e komentoni shortin dhe sa janë shanset tona në Europianin e Gjermanisë?

- Për mua ky short ishte kënaqësi. Nuk e di si e shohin të tjerët, ndoshta e shohin të pafat për ne, për peshën e ekipeve që na kanë rënë, por për mua ky short ishte kënaqësi. Çfarëdo rezultati të marrë Kombëtarja në grupin e saj në Europian është e justifikuar, kjo do ta çlirojë atë nga presioni psikologjik dhe do të luajë më qetë. Unë këtë short e shoh edhe nga imazhi, pasi Shqipëria merr kështu më shumë vëmendje, e gjithë bota do të shohë ndeshjet e Shqipërisë, kjo nuk është pak. A mund të përballet si e barabartë Shqipëria? Patjetër që po, ajo i ka të gjitha mundësitë, mbi të gjitha ka grupin cilësor të lojtarëve që luajnë në kampionate elitare dhe në nivel elitar. Shembull kemi grekët në Europian, por edhe ne vetë më parë kemi bërë ndeshje të mëdha, si ajo me Gjermaninë 1967 dhe Belgjikën 1984, ecuria e Flamurtarit në Europë ku eliminoi Partizanin e Beogradit dhe luajti si i barabartë me Barcelonën etj. Ndërkohë, shorti duhet parë i pranueshëm sepse në këto nivele të gjithë ekipet janë të forta. Në vitin 2016, në Europianin e Francës, ne nuk arritëm të kalojmë grupin, por ama bëmë ndeshje shumë të bukura, si fitorja me Rumaninë, por përplasje cilësore dhuruam edhe ndaj Francës dhe Zvicrës, edhe pse ndaj tyre humbëm. Në nivelet e Kampionatit Europian nuk ka ekipe shumë të forta dhe ekipe shumë të dobëta. Diferencat mes ekipeve janë të vogla, ndaj mendoj dhe besoj se përfaqësuesja jonë do të dijë të shpalosë vlerat e saj më të mira, do të bëjë maksimumin e saj duke luajtur si e barabartë me skuadrat që i kanë rënë në short.

- Është e pashmangshme të mos flasim dy fjalë për trajnerin. Kur erdhi në fillim kishim dyshime, por tani rezulton tekniku i duhur. Këtë e bën evident edhe fakti se disa lojtarë si Asani e ndonjë tjetër ishin këtu, por trajnerët më parë nuk i panë, kurse ky i angazhoi dhe mori sukses. Si e shihni rolin e tij në skuadër?

Dhimitraq Xhambazi: Kjo Kombëtare nuk ndjen të ngopur, tani  Dhimitraq Xhambazi: Kjo Kombëtare nuk ndjen të ngopur, tani

- Nuk është vetëm Silvinjo, janë të gjithë protagonistët, lojtarët, stafi dhe federata që e kanë menaxhuar si duhet fazën eliminatore. Suksesi vjen kur të gjitha hallkat harmonizohen dhe funksionojnë. Natyrisht trajneri është një mësues i mirë, që i ka bërë si duhet detyrat e tij falë pasionit dhe përkushtimit. Por një trajner i mirë që të jetë mësues i mirë i duhet të ketë nxënës të mirë, gjë që Silvinjo i ka. Trajneri është pasionant, por ka edhe mundësi zgjedhjeje, që ta themi të vërtetën ashtu si është. Sot Kombëtarja ka shumë elementë cilësorë, ku trajneri ka luksin të zgjedhë. Lojtarët që ka Kombëtarja jonë në këtë moment janë cilësorë, madje disa edhe nuk kanë qenë për shkak dëmtimi, por mund të ndihmojnë në vazhdim, si Kumbulla e Broja. Kuptohet, meritat e trajnerit Silvinjo janë të padiskutueshme. Ai ka qenë i vëmendshëm ndaj lojtarëve, ka biseduar me ta dhe i ka mbështetur, ka harmonizuar repartet dhe ka sjellë veçantitë e tij si teknik. Kjo Kombëtare ka dhe një veçanti tjetër, që lidhet me tifozerinë, e cila e ndjek jashtë mase, kudo stadiumi plot, kjo është shenjë e mirë. Kjo tregon se skuadra bind në lojë e rezultate dhe mund të ofrojë edhe më shumë se kaq. Mund ta bëjë pasi e ka cilësinë.

- Deshëm, krejt në fund, një mendim për Skënderbeun e Korçës. Ju jeni korçar dhe keni debulesë për ekipin e qytetit tuaj. Si e shihni ecurinë e skuadrës këtë sezon dhe çfarë pret nga ky ekip?

- Në fillim të sezonit u thanë shumë gjëra. Jo ekip të rinjsh, jo kështu e jo ashtu. Koha vërtetoi se grupi ishte i uritur për të fituar, për të treguar veten. Natyrisht, është një kampionat i fortë, ku diferencat nuk janë shumë të mëdha mes skuadrave. Ekipet po rivalizojnë dhe kjo duket nga ngjitjet e zbritjet e ekipeve në tabelë me vetëm një fitore ose një humbje. Skënderbeu për momentin duket mirë, skuadra përgjigjet si duhet në fushë dhe ka një trajner të mirë. Gjithsesi, në këtë kampionat gjithçka mund të ndodhë. Mund të biesh nga kategoria, por mund edhe të ngjitesh në top-4, çdo gjë është e mundur.

- Këtu mund të ndikojë dhe formula “Final Four”, apo jo? A ka gjasa Skënderbeu ta mbyllë sezonin në top-4 të renditjes?

- Është ende herët për të shkuar deri aty, ka ende garë, mund të ndodhin edhe të papritura. Natyrisht, të gjitha skuadrat dëshirojnë të kapin top-4, për të luajtur në “Final Four” në garën për titull, por kjo formulë është një eksperiment këtë herë dhe jo të gjithë do t’ia dalin. Mbetet një eksperiment që duhet parë çfarë do të prodhojë. Llogaritë dhe analizat e sakta do të bëhen vetëm në fund. E rëndësishme për momentin është se gara po zhvillohet korrekte, ka përkushtim nga klubet, ka rivalitet. Këto skuadra luajnë në stadiume të mira, në fusha të mira dhe me kushte cilësore. Kuptohet, edhe menaxhimi është i mirë e profesionist, ndaj u mbetet klubeve të punojnë më shumë për të rritur cilësinë, për të rritur nivelin e garës. Shembullin e kanë të freskët fare, është Kombëtarja, e cila, falë këtij menaxhimi dhe përkushtimit është sot e kualifikuar në Europian. Ky shembull duhet të vlejë për të gjithë skuadrat e të gjithë lojtarët në kampionatin shqiptar, pasi edhe këtu mund të ritet niveli dhe të pretendohen trofe. Suksesi nuk vjen me fjalë, por me punë në fushë. Tani fushat dhe impiantet i kemi, duhet të rrisim më tej cilësinë e garës. Meqë e lidhëm me Skënderbeun, mund të them që edhe skuadra korçare do të ketë shanset e saj, e ajo duhet të bëjë më të mirën e vet për këtë objektiv. Sa do të realizohet, kjo mbetet për tu parë në vazhdim.

Intervistoi: Adriatik BALLA