BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Dhimitraq Xhambazi: Ky grup i Kombëtares ka cilësi që na bën të ëndërrojmë Botërorin

Dhimitraq Xhambazi: Ky grup i Kombëtares ka cilësi që na bën

Loja e mirë me Poloninë, por edhe fitoret bindëse e me lojë cilësore ndaj Hungarisë e San Marinos, që sollën pozicionimin në vend të dytë të ekipit përfaqësues në grupin I eliminator, kanë bërë që të rritet entuziazmi tek sportdashësit, por edhe specialistët ta shohin me sy tjetër skuadrën e trajnerit Edi Reja, e cila, nëse ruan këtë pozicion ka shanse që nëpërmjet “play-off”-it të finalizojë një kualifikim në Botëror, që do të ishte një ngjarje e madhe për sportin shqiptar. Kështu mendon edhe një prej ikonave të futbollit korçar dhe atij kombëtar, personalitet i këtij sporti, Dhimitraq Xhambazi, i cili beson se ky grup që kanë kuqezinjtë është mjaft cilësor dhe i motivuar për të arritur maksimumin e vet. Edhe pse Xhambazi nuk e mohon dëshirën e tij që në krye të Kombëtares të jetë një trajner shqiptar, në këtë fazë ai beson se Reja ka punuar mirë me grupin dhe rezultatet janë të dukshme. Në intervistën e dhënë për gazetën “SOT”, ish-futbollisti i përfaqësueses dhe një nga emrat më të spikatur të brezit të tij, analizon edhe pritshmëritë e sezonit në Superiore.

 

- Kombëtarja luajti në shtator tri ndeshje të rëndësishme, prej të cilave grumbulloi 6 pikë e me to shkoi në 12 pikë, në vend të dytë për momentin, pas Anglisë. Jo vetëm pikët, por edhe loja e skuadrës ka qenë e mirë, bindëse edhe ndaj Polonisë (pavarësisht humbjes) dhe kjo ka sjellë entuziazëm. Tani të gjithë ne po ëndërrojmë kualifikimin në Botëror, por përpara janë sërish Polonia dhe Hungaria me dy ndeshje vendimtare muajin tjetër. Cila është përshtypja juaj nga performanca e skuadrës dhe mundësitë e saj për të realizuar këtë objektiv?

Së pari duhet të pranojmë një fakt që ka domethënie të madhe dhe lidhet me cilësinë e skuadrës. Ky grup që ka trajneri Reja ka cilësi. Jo vetëm kaq, por stoli e plotëson më së miri këtë fakt, sepse janë futbollistë që luajnë në kampionatet europiane, që kanë marrë mësime atje, janë të stërvitur mirë profesionalisht dhe ky grup nuk është vetëm skuadra 11-she që zbret në fushë, por në të njëjtin nivel janë dhe lojtarët zëvendësues. Kjo e bën ekipin në tërësi të ketë kualitet. Këta futbollistë të stolit janë të barabartë me titullarët dhe kjo e rrit besimin, cilësinë e lojës e natyrisht dhe pretendimet. Një tjetër element janë të rinjtë si Broja etj, që i përshtaten kohës, madje japin kontribut në ekip kur ftohet të dëshmojnë potencën dhe kualitetin e tyre. Pra kemi të bëjmë me një ekip të plotë, prej të cilit duam më shumë dhe realisht janë mundësitë, prandaj dhe ëndrra e një kualifikimi është e bazuar në këto elementë që folëm. Në këtë kuadër desha të them nja dy fjalë dhe për lojën, filluar nga ndeshja me Poloninë, e cila sidomos në pjesën e parë ishte shumë e mirë për ne. Në pjesën e dytë diferencën e bëri Levandovski me një gol e dy asiste, por vetë Polonia nuk kishte lojtarë që të linte ndonjë përshtypje të jashtëzakonshme. Pastaj erdhi fitorja bindëse me Hungarinë dhe natyrisht detyra me tri pikë e kryer me sukses ndaj San Marinos. Në fillim kemi qenë skeptikë, por oreksi, siç thotë populli, vjen duke ngrënë. Luajtëm mirë me Poloninë, e rritëm lojën me Hungarinë dhe forcuam pozitat në grup. Tani në tetor do të luajmë sërish kundër tyre dhe ky është një moment kyç i këtyre eliminatoreve në grupin tonë. Janë ndeshje përcaktuese. Por ne kemi një ekip me dinjitet dhe janë këto lojëra të mira që na kanë dhënë shpresë për një objektiv madhor. Edhe pse është objektiv i vështirë, pozitat në grup, loja dhe rezultatet na japin shpresë.

- Keni ndonjë emër lojtari që do të dëshironit ta veçonit?

Mund të përmend emra, sigurisht, por nuk dua te veçoj ndonjë, sepse tek kjo skuadër spikat grupi. Unë e përmenda pak më lart që edhe në stolin e rezervave ka lojtarë që janë për formacionin titullar, pra janë të barabartë me titullarët. Dhe për sa kohë funksionon grupi skuadra do të ketë sukses. Është më mirë kështu, një skuadër që jep maksimumin e saj për objektivin dhe në këtë pikëpamje duhen përgëzuar.

- Nuk mund të anashkalojmë trajnerin. Për shumë specialistë ai është i vjetër, por rezultatet në këto eliminatore nuk janë të këqija. Cili është mendimi juaj?

Unë dëshiroj një trajner shqiptar, e kam shprehur dhe më herët këtë, është pra një dëshirë e imja, por Reja, duhet thënë e vërteta, e ka nisur mirë këtë punë. E për sa kohë puna po ecën mirë, nuk prish kurrgjë fakti se trajneri është i huaj. Sot nëpër botë kështu funksionon gjithandej, edhe kombëtare më cilësore se ne marrin trajnerë të huaj. Reja shkon mirë me lojtarët, i dëgjon problemet e tyre dhe di t’i përshtatë ata me rolet. Mosha e tij, sipas meje, nuk është problem. Sa kohë funksionon grupi, e dëgjojnë dhe marrin rezultate kjo nuk dëmton askënd. Ajo që na duhet ne në këtë fazë është pak fat.

- E megjithatë, duhet pranuar një fakt që s’mund të anashkalohet, që kjo skuadër ka grupin, por s’ka liderin. Më herët kemi pasur një Cana, Lala, Tare etj, kurse tani mungon lideri. A përbën problem?

Periudhat e mëparshme nuk ngjajnë me të tanishmen, secila kohë ka protagonistët e saj. Para 10 vjetësh, fjala vjen, luanin lojtarë të tjerë, ishte kohë tjetër. Kishte lojtarë që spikasin në role të veçanta, por çdo gjë flitet me kohën. Ja psh. Broja më la shije të mirë. Në kualifikueset e Euro-2016, p.sh., ndodhën shumë zhvillime, përfshi dhe ngjarja që ndodhi në Beograd. Erdhën rrethanat e tilla që kishte protagonistët e saj, kurse kjo skuadër e tanishme ka grupin. Pra, duhet të shohim përpara me grupin që kemi.

- Duke pasur parasysh pozitat e tanishme, a ka shanse reale që të shkojmë në Botëror?

Pikërisht për këtë e bëmë analizën deri tani. Vendimtare do të jenë 72 orët e ndeshjeve në tetor. Janë dy takime vendimtare, me Poloninë dhe Hungarinë. Fitoret në duelet direkte sigurojnë realizimin e objektivit. Ndaj hungarezëve kemi një shans pasi ata janë ndëshkuar e luajnë pa tifozë, kurse Poloninë e presim në Tiranë. Pikët që kemi marrë deri tani nuk janë kot, por falë një skuadre që ka dhënë maksimumin, mbi 100%. Entuziazmin tim unë e bazoj tek grupi. Por mos harrojmë se jemi ende skuadër modeste, jo skuadër e madhe europiane, prandaj duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mendojmë si të marrim maksimumin. Nëse japim maksimumin, e sigurt që do të vijnë edhe rezultatet e duhura.

- Të flasim pak për kampionatin, ka nisur me ato problemet e veta, por ka një pasiguri tek skuadrat e mëdha. Duke e lidhur edhe me blerjet që janë bërë në verë dhe lëvizjet që kanë bërë në përgjithësi klubet, si e shihni startin e këtij sezoni?

Është herët për të folur për potencialin e skuadrave dhe pretendentët, sepse janë luajtur vetëm ndeshjet e para. Por edhe pse janë bërë blerje të shumta gjatë verës nga të gjitha klubet, nuk shoh ndonjë blerje cilësore që bën diferencë. Unë pashë një Skënderbe që nuk ka elementët e duhur cilësorë për të qëndruar lart në tabelë. Me probleme kam parë edhe Partizanin e Tiranën në këto ndeshje të para. Tiranën e pashë edhe në takimin me Kastriotin, nuk më lë ndonjë shije për një skuadër që ka bërë ndryshime të mëdha, blerjet e saj janë të zakonshme. Nuk duhet të harrojmë se në kampionatin tonë nuk vijnë lojtarët më të mirë edhe nga ata të huajt. Merkato është çështje paraje. Tek ne vjen një lojtar me 100 mijë euro, por jo ata 200 mijë euro e më shumë.

- Ka shumë pak zgjedhje të bërë nga akademitë, pra moshat. A nuk është edhe ky një problem i të ardhmes së futbollit tonë?

Po, keni të drejtë, kjo kategori meriton më shumë dhe ne e kemi kërkuar me forcë këtë. Çështja është shqetësuese. Nuk dua të lavdëroj të shkuarën, nuk është ky qëllimi, por më duhet të pranoj se punohej më fort në këtë drejtim. A ka shembuj pozitivë? Sigurisht që ka, ka pasur edhe ngritje akademish private që afrojnë të rinj, por presidentët e klubeve dhe mentaliteti i gabuar i përfitimeve të momentit nuk e lë të zhvillohet futbollin e moshave. Në kushtet kur ka investime në infrastrukturë dhe ku disa gjëra janë bërë pozitive, lipset nga federata dhe klubet të bëjnë më shumë për të rinjtë. Futbolli është sport i ndjekur, e duan fëmijët. Më besoni, në një ndeshje miqësore në Korçë ka 1500 vetë që e ndjekin skuadrën. Por skuadra ka nevojë për blerje cilësore e jo si të mendohet për të qëndruar në kategori. Këtë gjë e shtroj sepse duhet ecur me kohën. Koha është e çmuar edhe në futboll, madje tepër e çmuar. Nga ana tjetër, ju e dini idenë time që të ketë lojtarë shqiptarë, domethënë nga Shqipëria, në Kombëtare. Ideja ime nuk ka natyrë përçarëse, por që në kushtet e reja me dy përfaqësuese, duhet t’u jepet shansi edhe lojtarëve të kampionatit shqiptar, se ndryshe nuk kanë si e rrisin nivelin e kampionatit. Nga ana tjetër, insistoj që klubet e federata të nxisin elementët e rinj me stimulime dhe për klubet që fitojnë të kenë më shumë shpërblime. Kjo do të nxiste lojtarët e klubet të bënin maksimumin në lojë dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të garës. Po të bëjmë një krahasim, me Skënderbeun e 6-7 vjetëve më parë, jemi shumë larg atij niveli. Ishte skuadër cilësore ajo, me blerje cilësore. Jo si tani, shoh klube me pretendime që u kanë ikur 2-3 lojtarë cilësorë dhe i kanë zëvendësuar me 2-3 lojtarë të zakonshëm edhe thonë kemi bërë blerje të mira. Edhe pretendentët si Tirana e Partizani unë i shoh me probleme, ndoshta është fillimi, por kanë pasur probleme. Dinamo është diçka ndryshe, sepse ka bërë shumë blerje, dhe kjo skuadër shfaq interes për ta parë. Që ta themi hapur, duhet më shumë investim.

- Në kampionat u fut për herë të parë edhe VAR-i...

I domosdoshëm, teknologjia i bën mirë garës tek ne sepse shuan dyshimet e dilemat. Në këto hapa të parë ka pasur edhe probleme, sepse kërkon trajnime të personelit, por do të vijë duke dhënë efekte pozitive. VAR jep drejtësi, por nga ana tjetër gjyqtarët kryesorë duhet të jenë më të shpejtë në veprimet e tyre.