BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Dhimitraq Xhambazi: Skënderbeu mbijeton këtë sezon, Kombëtarja ka një grup frymëzues

Dhimitraq Xhambazi: Skënderbeu mbijeton këtë sezon,

Kampionati ka rinisur me ndeshjet e para për vitin 2022, ku në takimin e parë të javës së 16-të, Skënderbeu barazoi të shtunën ndaj Laçit 0-0, duke marrë një pikë që e ndihmon sadopak në objektivin e tij. Është e qartë tashmë se Skënderbeu do të ketë objektiv mbijetesën këtë sezon dhe një prej figurave të mëdha e të respektuara të futbollit korçar e atij shqiptar, Dhimitraq Xhambazi, beson se skuadra korçare këtë mision do ta përmbushë me sukses. Nga ana tjetër, Xhambazi foli dhe për pozicionin e forcave në kampionat, duke evidentuar Kukësin skuadër pretendente, bashkë me Tiranën, Vllazninë dhe Laçin. Në këtë intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, Xhambazi nuk lë jashtë vëmendjes as Kombëtaren, ku thotë se vendi i tretë në kualifikueset e Botërorit në grupin I ishte një objektiv i përmbushur me sukses, por në të njëjtën kohë sheh një short deri diku të pranueshëm edhe në Ligën e Kombeve. Sipas tij, në Kombëtare ka lojtarë që luajnë në Europë dhe skuadra e Rejës ka një grup premtues.

- Të shtunën Skënderbeu barazoi me Laçin. Një pikë nuk është keq po as nuk ndihmon. Duket se Skënderbeu këtë edicion do të ketë presion të madh për të mbijetuar. Në pikëpamjen tuaj, a do t’ia dalë Skënderbeu të qëndrojë në elitë?

Duke parë ecurinë e lojës dhe pikët që ka marrë deri tani, unë besoj se do ta kalojë me sukses këtë vështirësi, pra mbijeton. E them këtë sepse skuadra është bindëse në lojën e saj dhe ka mundur të marrë pikë. Skuadra ka një grup djemsh që janë rritur profesionalisht. Ata janë më të qetë dhe e besojnë edhe vetë se do ta realizojnë këtë objektiv. Duke parë pikët, por edhe lojën e grupit bindem që Skënderbeu do të rezistojë dhe do të mbetet në elitë. Edhe profesionalisht e besoj se ky objektiv realizohet. Nga ana tjetër unë pashë ndeshjen me Laçin, ku rastet më të pastra i pati Skënderbeu, pavarësisht dominimit të lehtë të miqve. Nga ana tjetër, Skënderbeu ka mundur të luajë si i barabartë dhe u ka marrë pikë edhe ekipeve që janë të kreut si Kukësi, Partizani apo dhe Teuta dhe ka luajtur mirë ndaj tyre. Ecuria e deritanishme është 1 pikë për ndeshje dhe me këtë ritëm, duke fituar nda rivalëve direkt, mbijeton.

- Duke parë garën në tërësi, duket se Tirana, ka më shumë shanse për titull. Si e sheh fundin e garës në Superiore?

Tirana nuk ishte në nivelin e kërkuar në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Pritej më shumë prej saj, ndërkohë që Vllaznia u tregua kampione në fushë. Barazimi midis tyre për mendimin tim ka favorizuar Kukësin dhe u ka dhënë një shans atyre. Duke parë gjendjen e grupeve mendoj se Kukësi është skuadër pretendente për titull, pretendenti kryesor. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë në ndeshjet dhe fazat e tjera, por me atë ç’kemi parë deri tani Kukësi është pretendent kryesor. Kjo skuadër bën lojëra të mira. Edhe Vllazninë e shoh pretendente, pa përjashtuar edhe Tiranën, e pse jo edhe Laçin që është afër me pikë. Këto katër ekipe për mendimin tim shkojnë në kupat e Europës.

- Ne folëm për Tiranën, por dy emra të mëdhenj të futbollit në kryeqytet, Dinamo e Partizani, duket se kanë shfaqur dobësi. Cili është mendimi juaj?

Dinamo deri tani mbahet me pikët që i mori Skënderbeut këtu në Korçë. Në fakt e nisi mirë kampionatin dhe u duk se do të bënte bujë, por rrugës tregoi dobësi dhe u vërtetua se futbolli nuk luhet me deklarata, por luhet në fushë. Për momentin ka rënë poshtë nesh (Skënderbeut), por mund të rikuperojë nëse bën lëvizjet e duhura. Gjithsesi, s’ka ndryshim po të krahasohet me atë çfarë u tha në fillim të sezonit. Ndeshjet direkt mes skuadrave do të tregojnë shumë për zonën e ftohtë dhe Dinamo e ndjen presionin. Sa i takon Partizanit, gjykoj se nuk e ka nisur mirë këtë kampionat. Shumë barazime, ndërkohë që i kanë munguar sulmuesit cilësorë. Unë mendoj se problemi i Partizanit ka qenë mungesa e sulmit cilësor. Të shohim si do të reflektojë pas merkatos së janarit.

- Kombëtarja i mbylli angazhimet në kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë në grup, një pozicion i mirë, kur mendon se kishim kundërshtarë ekipe si Anglia, Polonia e Hungaria. Ka shumë diskutime për këtë rast, pasi një pjesë e quajnë progres dhe arritje, por ka kritikë që mendojnë se nga 18 pikë gjithsej 12 pikë u morën me modestët e Andorrës e San Marinos. Në pikëpamjen tuaj, si qëndroi Kombëtarja në eliminatore që lamë pas?

Ne kemi biseduar edhe bashkë për këtë çështje më herët dhe kemi deklaruar se lufta jonë në grup do të jetë me Hungarinë. Madje të gjithë besonin se lënia e hungarezëve prapa në renditje do të ishte sukses në eliminatore. Dhe unë gjykoj se vendi i tretë, duke lënë pas Hungarinë, ka qenë një objektiv i realizuar. Shumë syresh mund të mendojnë se sukses është vendi i parë, por ne duhet të dimë sesa kapacitet kemi dhe deri ku mund të shkojnë. Prandaj, fitoret me Hungarinë dhe duke e lënë pas atë, ishte arritje për Kombëtaren. Ne nuk mund të mateshim me Poloninë, e cila ka një Levandovski që konkurronte dhe madje e meritonte të fitonte çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, apo dhe “Topin e Artë”. Ky lojtar ishte përcaktues në ndeshjen e parë që patëm me polakët. Megjithatë, përfaqësuesja luajti në të dy ndeshjet si e barabartë me ta, bëri lojë të mirë dhe rezultati 4-1 ndeshjen e parë duket anomali për atë që dhanë skuadrat në fushën e lojës. Por siç thashë, diferencën e bëri Levandovski. Me anglezët ishte thuajse e pamundur të pretendohej rezultat pozitiv sepse ata qëndronin shumë më lart, kështu që fitorja me Hungarinë dhe vendi i tretë në grup ishin arritje. Ishte, për mendimin tim, një objektiv i përmbushur me sukses.

- Ndërkohë, është hedhur shorti për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku ne jemi në një grup me Rusinë, Izraelin dhe Islandën. Janë kundërshtarë të fortë por jo të pakalueshëm. Si e parashikoni pozicionin e Kombëtares në këtë grup?

Ky është një short që ha diskutim, por nuk janë kundërshtarë të lehtë. Nga ana tjetër, në këtë grup kemi dhe kundërshtarë që janë të nivelit tonë, sikurse është përfaqësuesja izraelite. Ajo që unë mendoj dhe dëshiroj është që Kombëtarja jonë të tregojë lojë dinjitoze. Kundërshtarët kanë lojtarë cilësorë, por edhe ne kemi lojtarë të mirë që luajnë në Europë, e tash së fundmi edhe elementë të rinj të spikatur sikurse është Broja. Ndaj Izraelit para pak vitesh edhe kemi fituar. Nuk janë të pakalueshëm, por në këto raste duhet që ekipi të jetë në formë të mirë fizike, i kompletuar, me lojtarë që janë të motivuar dhe padyshim me pak fat. Mos harrojmë që kemi edhe ne lojtarë të mirë dhe do të kemi shanset tona në këtë grup. Islanda ka një skuadër të fortë, por ndaj saj mund të marrim pikë. Rusët duken për momentin rival më i fortë dhe kundërshtari kryesor për shkak të pretendimeve, por skuadra e Rejës, i ka dhënë provat se mund të luajë me dinjitet edhe në takimet me kundërshtarë të nivelit të lartë.

- Kur flasim për emrat e lojtarëve, cili është opinioni juaj për grupin në tërësi që ka pasur trajneri Reja në dispozicion gjatë muajve të fundit?

Shiko, në çdo dhjetë vjet del një grup cilësor që ka pretendime të rritura. Desha të them del një grup që ka uri për të fituar dhe për të shkuar më lart. Unë gjykoj se Kombëtarja ka një grup cilësor, të mirë, që me modesti dhe me një organizim të mirë do t’i krijojë mundësitë të shprehet si duhet në ndeshjet e ardhshme. E theksova dhe më lart, ne kemi futbollistë cilësorë që luajnë në Europë e pse të mos pretendojmë për më lart.

- Futbolli shqiptar mori një lajm të keq së fundmi, pasi u nda nga jeta Ramazan Rragami, ish-lojtar e trajner me kontribut të madh në futbollin shqiptar. Si e kujtoni në rininë tuaj?

Kur unë luaja me Shpresat, Ramazan Rragami ka qenë në Kombëtaren e madhe. Përtej futbollit ai ka qenë një njeri i dashur, i shkëlqyer. Rragami ishte njeri i qetë, ai kurrë nuk shkaktonte probleme, përkundrazi, gjithkush i gëzohej miqësisë me të. Ka luajtur në mesfushë me Vllazninë ku ka qenë titullar kryesor, por njëherësh edhe në përfaqësuese, duke krijuar autoritetin e tij. Largimi i tij nga jeta është një humbje për futbollin shqiptar. Unë kam pasur një respekt të madh për të. Ramazan Rragami ishte figurë e spikatur, fort i dalluar, në futboll dhe në shoqëri. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia tek të gjithë të dashurit e tij!