BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Sport

Di Maria: Kam provuar të luaj me të gjithë “yjet”, por askush nuk i afrohet Mesit

Di Maria: Kam provuar të luaj me të gjithë “yjet”,

Kur krahasohen Leo mesi e Kristiano Ronaldo ka shpesh qëndrime emocionuese, por kur flasin lojtarët situata bëhet e ndezur. Një tjetër “thumb” vjen për Ronaldon, madje nga një shok i tij. Kështu, Angel Di Maria, pjesëtar i PSG-së, ka luajtur me disa nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij gjatë karrierës së tij me Real Madridin, Mançester Junajtid, PSG-së e Kombëtaren e Argjentinës. Prej të gjithë bashkëlojtarëve të tij, ai e cilëson Lionel Mesin më të mirin. Argjentinasi Angel di Maria e quajti “Santiago Bernabeun” shtëpi për katër vjet, 2010-2014, gjatë të cilave luajti përkrah Kristiano Ronaldos dhe fitoi tituj të Ligës së Kampionëve, La Ligës dhe Kupës së Mbretit.

Pas kësaj periudhe erdhi një më zhgënjyese në Mançester Junajtid, mirëpo argjentinasi e pati mundësinë ta shijojë faktin se luante dhe stërvitjet me golashënuesin më të mirë anglez në histori, Uejn Runin, të cilin e vlerëson mjaft. Dhe përderisa Di Maria e pranon se për të ka qenë ëndërr të luajnë bashkë me disa ndër futbollistët më të mirë në futbollin modern, lëvdatat më të mëdha i ruajti për bashkëkombësin e tij, Mesin. “Ishte një ëndërr për mua ta kem mundësinë të luaj me Uejn Runin, Zlatan Ibrahimoviçin, Kristiano Ronaldon, Leo Mesin… ata janë lojtarë të mrekullueshëm të cilët i zgjedh në “Play Station” dhe kurrë nuk e kisha menduar se do të luaja me ta një ditë. Unë i shikoja ndeshjet e tyre dhe fakti që e pata mundësinë të luaj me ta është shumë i mirë për mua. Leo është më i miri nga të gjithë, Kristiano është bishë dhe Nejmari është thjesht kënaqësi për futbollin. Ai është brazilian dhe kur luan, vetëm argëtohet”, tha Di Maria.

Ndërkohë, Mesi kapi shifrën e 500 fitoreve me Barcelonën, një rekord fantastik dhe është lojtari i parë në La Liga që e bën këtë. Ndodhi mbrëmjen e të enjtes, kur Barça mundi legalesh 5-0 në Kupën e Mbretit. Golat nga Antuan Greizman dhe Klement Lenglet i dhanë avantazh të qetë Blaugranës në pjesën e parë në “Camp Nou”, pas një paraqitje zhgënjyese në La Liga kundër Valencias të shtunën ku ata humbën me rezultat 2-0. Mesi shënoi golin e tretë pas një devijimi pak minuta para se të bëhet gjysmë ore, para se Arthur të shënonte gol në minutën e 77-të. Maestro i Barçës, argjentinasi shënoi edhe një gol të bukur në minutat e fundit, pasi e shtangu portierin e Leganesh. Ky rezultat bëri që Mesi të arrinte fitoren e tij të 500-të me fanellën e Barçës-më se shumti fitore të regjistruara nga një lojtar i vetëm në futbollin spanjoll. Për ta arritur këtë ai është dashur të luaj 710 ndeshje dhe ai mund të arrijë edhe më shumë nëse vazhdon me paraqitje të tilla në “Camp Nou”. Barça tani ka siguruar çerekfinalen në Kupën e Mbretit bashkë me Real Madridin, Granadën, Vilarealin dhe Real Sociedadin kurse nesër do të hidhet shorti për çerekfinalen. Dygolëshi i fundit i Mesit ishte goli i 20-të në të gjitha garat këtë sezon dhe ai do të këtë një mundësi që të shënojë prapë për Barçën që pret Levanten në “Camp Nou” të dielën. Lojtarët e Setien janë tri pikë prapa Real Madridit që është në krye të La Ligës pas humbjes se tyre në “Mestaja”, por titulli i tretë me radhë ende mund të vije pasi që ka ende ndeshje për t’u luajtur.