Sport

Dibala: Juventus nuk mjaftohet me titullin e radhës në Serie A, do Champions League

Dibala: Juventus nuk mjaftohet me titullin e radhës në Serie A, do

Paulo Dibala mendon se Juventusi nuk duhet të mjaftohet vetëm me titullin e 10-të radhazi në Serinë A, por të lakmojë fuqishëm trofeun e Ligës së Kampioneve. Në fakt, “Zonja e Vjetër” e ka vijuar dominimin në kampionatin elitar italian edhe këtë edicion përkundër pikëve të shumta të humbura që nga rinisja e sezonit në qershor. Pasi në fundjavë e siguruan titullin e nëntë të Serisë A radhazi, Dibala ka thënë se tani në mendjen e klubit është titulli i dhjetë. Megjithatë, sipas Dibalasë e gjitha kjo do të duhet të presë pas Ligës së Kampionëve, pasi që në gusht Juventusi do ta rinisë rrugëtimin e lënë në gush në mars. Juventusi është një hap larg eliminimit nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 të finales, pasi që Lioni e mposhti në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave me rezultat 1:0. “Mund të jetë e vështirë të qëndrosh ambicioz dhe i përqendruar, por çdo fitore është e veçantë. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Mua më pëlqejnë fitoret, bashkëlojtarët të mi u pëlqejnë fitoret dhe klubi i pëlqejnë fitoret – kjo na bënë neve fitues”, ka thënë Dibala. “Ne jemi krenar me veten, t’i fitosh nëntë tituj radhazi është një gjë e mrekullueshme dhe ne tashmë po e mendojmë titullin e dhjetë. Por, së pari duhet ta kthejmë vëmendjen te Liga e Kampionëve. Ka qenë një sezon i gjatë. Ndeshja e parë kundër Lionit ishte para pesë muajve dhe shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë, por ne e dimë se kemi ende shumë gjëra për të arritur. Do të jetë e çuditshme të luajmë në Ligën e Kampionëve pa tifozë dhe edhe më e çuditshme do të jetë ta luajmë vetëm nga një ndeshje për fazë. Por, së pari duhet të fitojmë në Torino”, theksoi ai. Ndërkohë, Paulo Dibala është bërë futbollisti i parë argjentinas që nënshkruan marrëveshje me “Common Goal”, ku anëtarët e dhurojnë të paktën 1 për qind të pagës së tyre për ta krijuar një fond të përbashkët. Fondi me paratë e grumbulluara nga pagat e sportistëve përdoret për investime në organizata që u ndihmojnë fëmijëve në botë kudo në botë. 26-vjeçari i cili e fitoi titullin e pestë të Serisë A radhazi në fundjavë, do ta drejtojë një projekt brenda kësaj organizate që është i dedikuar në luftën kundër dhunës, racizmit dhe diskriminimit në Ruanda, Izrael, Kolumbi, Argjentinë, Indi, Gjermani dhe Pakistan. Mata, i cili ishte futbollisti i parë që iu bashkua kësaj iniciative në vitin 2017, e lavdëroi punën e yllit të Juventusit. “Paulo është njëri ndër lojtarët më të talentuar dhe më të vlefshëm në planet dhe është një ardhje e mrekullueshme për “Common Goal”, ka thënë Mata. “Fakti që ai po e shfrytëzon shpalljen si kampion me Liverpulin për ta bërë një deklaratë të fuqishme se çfarë do të thotë suksesi për të si person… kjo është frymëzuese”. “Paulo e kupton e futbolli e ka një fuqi unike për ta transformuar botën dhe ne të gjithë duhet të punojmë bashkë për ta arritur potencialin tonë të plotë”, theksoi ai. Dibala ishte pranë largimit nga Juve kur erdhi Ronaldo, por me trajnerin Sarri funksionojnë së bashku në repartin sulmues.