BREAKING NEWS

“Këta 3 politikanë janë përgjuar”, Spartak Ngjela flet me emra dhe bën deklaratën ‘bombë’: Ja pse Ilir Meta do të shkarkohet , bravo i qoftë Lulzim Bashës nëse...

“Këta 3 politikanë janë përgjuar”, Spartak
x

Sport

Dikur bari dhish, sot kampion bote/ Kjo është historia e pabesueshme e futbollistit që mposhti Ronaldon dhe Messin

Dikur bari dhish, sot kampion bote/ Kjo është historia e pabesueshme e

Edhe pse Kroacia u mund në finalen e Kupës së Botës nga Franca, kjo gjë nuk e pengoi Luka Modric të triumfonte krahas futbollistëve më të mëdhenj të momentit. Ai u shpall mbrëmjen e djeshme ''Futbollisti i vitit'' nga FIFA, duke mposhtur Ronaldo-n dhe Messi-n që triumfojnë prej kohësh.

Historia e fëmijërisë së Luka-s u bë publike në një dokumentar të Pavle Balenovic, publikuar nga BBC. Filmimet i përkasin viteve ’89 dhe ’90.
 
''Familjen Modric e kam takuar vite më parë. Ishin njerëz të thjeshtë. I kam filmuar gjatë jetës së tyre mes maleve të egra. Mbaj mend që lufta u kishte marrë gjithçka. S’i pashë më kurrë, derisa një ditë kuptova që djaloshi që kisha filmuar dikur teksa kujdesej për dhitë e të atit, ishte Luka që ngrinte peshë zemrat e kroatëve në futboll’’, u shpreh Balenovic në një intervistë për The Sun.
 
Serbët i vranë gjyshin, i dogjën shtëpinë dhe familja e tij u detyrua të jetonte për vite me radhë në një dhomë hoteli. Megjithatë, korridoreve të hotelit në fjalë, siç tregojnë dhe familjarët, Modric nuk e ndau topin nga këmbët.
 
Pasi u vendos në Zarda, ai iu përkushtua edhe më shumë futbollit, sidomos pas njohjes me trajnerin Tomis Basic, që u nda nga jeta në 2014-n.Në ceremoninë e djeshme, 33-vjeçari përloti ish-futbollistin e famshëm kroat, Zvonimir Boban, i cili u shpreh se ishte i lumtur që Modric ia kishte kaluar.