
‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Dinamo bën goditjen e madhe në merkato me Rexhinaldon, por i sjell “dhimbje koke” dëmtimi i Isaeskit

Shkruar nga Adriatik BALLA 18 Janar 2022

Sulmuesi i spikatur që ka luajtur më herët në kampionatin tonë, ish-sulmuesi i Kukësit, Rexhinaldo (Artur Rexhinaldo Faife), do të rikthehet në kampionatin shqiptar, madje ka vendosur edhe cilën bluzë do të veshë. Ai është bërë pjesë e Dinamos dhe sipas asaj ë shkruajnë mediumet sportive online, do të firmosë një kontratë 1.5 vjet. Natyrisht, ky është një moment kulminant i merkatos së “nëndetëses” dinamovitë, pasi nga cilësia e blerjeve të kësaj periudhe do të varet edhe ecuria e skuadrës dhe pritshmëritë e grupit në pjesën e dytë të sezonit. Praktikisht, Dinamo ka bërë lëvizje të shumta, por këtë gjë e kishte bërë ajo edhe në verë por afrimet s’ishin aq cilësore. Këtë herë ka afruar emra të spikatur si Lilaj e ndonjë tjetër e së fundmi edhe Rexhinaldon, kështu që duhet të punojë fort për një vend në kupat e Europës.
Rexhinaldo, njohje e vjetër në Superiore
Rexhinaldo e njeh mentalitetin e futbollit tonë dhe e njeh cilësinë e garës. Ai mund të shkëlqejë me Dinamon, për t’i dhënë një impuls “nëndetëses” të arrijë atë që nuk mundi ta bëjë në 15 xhirot e para të kampionatit. Po si ndodhi që Rexhinaldo u rikthye në futbollin shqiptar? Referuar medieve sportive, me sulmuesin ishte arritur akordi ditë më parë, por u vonua për shkak të procedurës së pajisjes më vizë, që zakonisht për ata që vijnë nga vendet afrikane zgjat më shumë. Të shtunën sulmuesi erdhi në Shqipëri dhe një ditë më pas zhvilloi seancën e parë stërvitore me kryeqytetasit. Referuar asaj që shkruan “Panorama Sport”, trajneri Bledi Shkëmbi dhe stafi i tij do të shohin gjendjen e 31-vjeçarit deri në ndeshjen e radhës me Kukësin, por gjasat janë që ai të mos e nisë si titullar. Siç dihet, Rexhinaldo është një lojtar i njohur për futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellat e Luftëtarit, Kukësit dhe Laçit. Në Shqipëri rikthehet pas eksperiencave në Maqedoninë e Veriut dhe Kazakistan. Blutë shpresojnë shumë që me përvojën e tij sulmuesi afrikan të garantojë golat që i kanë munguar skuadrës deri në këtë pjesë të sezonit. Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë për trajnerin Shkëmbi është se braziliani Denison Silva, nuk ka më asnjë pengesë dokumentacioni për të luajtur me Dinamon. Rexhinaldo ka marrë “OK”-ejin nga FIFA për t’u federuar me blutë dhe është gati për lojën që në ndeshjen e së mërkurës me Kukësin. Sikurse dihet, ai ka qenë herën e fundit në Kosovë, ku mbante veshur bluzën e Drenicës. Kujtojmë që Dinamo pret edhe një lojtar të huaj, që është kamerunasi Olivier Kingue.
Blutë humbasin Isaeskin, shkak dëmtimi
Ndeshja Dinamo-Kukësi luhet në “Elbasan Arena”, të mërkurën, ora 16:45. Takimi siç dihet ishte shtyrë për shkak të rasteve me koronavirus tek kuksianët. Përgatitjet për këtë sfidë kanë zgjatur prej shtyrjes së ndeshjes, por humori i bluve është prishur nga një dëmtim i Aleksandër Isaevskit. Mbrojtësi i majtë, titullar në formacionin e trajnerit Shkëmbi, ka dëmtuar gjurin dhe duket se e ka humbur ndeshjen me Kukësin. Sot dhe nesër stafi teknik do të shohë se cila do të jetë alternativa më e mirë, por mundësitë më të mëdha janë që atë ta zëvendësojë Ali Samake.
Më të lexuarat


Asllani në Milano, por zgjedhja anon më shumë nga Interi

Skenarët që të çojnë në Europë, 4 ekipe me llogari të pambyllura

Tifozët e Frankfurtit e dogjën pas fitores së Europa League, 42 vjet pritje për trofe të madh

Laçi i jep drejtim pankinës për sezonin e ri, konfirmohet Duro

Zyrtare/ U përjashtua Rusia nga grupi, Shqipëria miqësore me Estoninë

Deklarata e fortë e kryetarit të tifozëve të Feyenoord ngre alarmin: Biletat i ka blerë mafia shqiptare! 3 mijë euro na kanë kërkuar...

Humbje e madhe! U aksidentua me motor, ndahet nga jeta ish-kampioni i botës (EMRI+FOTO)

Me kë e ka? "Më kanë fshehur jetën sepse...", Fjolla Morina shpërthen e revoltuar: Duhet të kisha 4 duar t'i kapja me...

Strakosha në “radarët” e Fulhamit, Broja do të kthehet tek Çelsi

Rama për “Tuttosport”: Kemi një nga stadiumet më të bukur në Europë, mund të presim edhe Champions
