Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dinamo e Kievit nënvlerëson Skënderbeun, i kushton rëndësi kampionatit

Postuar: 21/11/2017 - 07:46

Të enjten në “Elbasan Arena”, Skënderbeu luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Përballë është Dinamo Kiev, skuadra më e fortë grupit B në Europa League. Një ndeshje ku nuk mungojnë elementët që favorizojnë korçarët. Duke nisur nga fakti që ukrainasit janë të kualifikuar në fazën tjetër dhe nuk kanë ndërmend të lodhin yjet e skuadrës. Për këtë arsye, klubi njoftoi se ka ndryshuar axhendën e udhëtimit në Shqipëri, me skuadrën që do të zbarkojë në Tiranë vetëm gjatë pasdites së të mërkurës. Drejtuesit e Dinamos së Kievit vendosën të mos zbresin në fushë për stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes, por ekipi do të zhvillojë një seancë të lehtë në kryeqytetin ukrainas përpara udhëtimit. Arsyet janë të ndryshme: nga distanca e madhe, prej më tepër se 1300 kilometra që natyrshëm shkakton lodhje te futbollistët, për të vijuar me faktin se pasi hipotekuan kualifikimin në Europa League, tashmë në Kiev po i përqendrojnë forcat në kampionat, aty ku Dinamo po lufton për titullin me Shakhtar Donetsk. Të mërkurën në Tiranë do të zhvillohet vetëm konferenca për shtyp e trajnerit Khatskevich, ndërsa ukrainasit do të largohen nga vendi ynë ditën pas ndeshjes, pra të premten. Kjo bën që Dinamo e Kievit të qëndrojë tre ditë në Shqipëri, ku nuk do të kryejë asnjë seancë stërvitore. Të gjitha indicie që kundërshtarët po mendojnë më tepër të rikuperojnë forcat. Nga kjo situatë mund të përfitojë Skënderbeu. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 07:53

Drejtori i përgjithshëm i klubit italian të Milanit, Marko Fasone ka konfirmuar se kërkesat e UEFA-s, siç i ka quajtur ai “të pa realizueshme”, përfshijnë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të borxhit ndaj Elliot Management.

Postuar: 12/12/2017 - 07:52

Shorti i hedhur Nion të Zvicrën u rezervoi kundërshtarë të lehtë emrave të mëdhenj të futbollit europian.

Postuar: 12/12/2017 - 07:49

Liga e Kampioneve mësoi dje duelet e 1/8 e finales, ku goglat u treguan të pamëshirshme me disa ekipe, të cilat do të përballen me rivalë shumë të fortë.

Postuar: 12/12/2017 - 07:48

Sokol Cikalleshi ka vetëm pak kohë që është rikthyer nga një dëmtim që pësoi gjatë përgatitjeve me Kombëtaren, por tanimë po e rimerr formën e mëparshme dhe dje shënoi në fitore

Postuar: 12/12/2017 - 07:34

Mediat italiane insistojnë se mbrojtësi Napolit, shqiptari Elseid Hysaj, mund të ndryshojë skuadër në fund të sezonit.

Postuar: 12/12/2017 - 07:30

Gjatë paradites së djeshme Kukësi ka zhvilluar një mbledhje në zyrat e presidentit Safet Gjici, i cili u ka kërkuar llogari të tijve për atë çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit me

Postuar: 12/12/2017 - 07:22

Kuqezinjtë po bëjnë një performancë të mirë dhe janë në top-lojtarët e vlerësuar në kampionatin zviceran.