BREAKING NEWS

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent
x
BREAKING NEWS

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me
x
BREAKING NEWS

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/
x
BREAKING NEWS

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit,
x

Sport

Dinamo fiton duelin e kreut me Flamurtarin, Idrizi përmend pushkën kur flet për arbitrat

Dinamo fiton duelin e kreut me Flamurtarin, Idrizi përmend pushkën kur

Dinamo ka bërë një surprizë të madhe dje në Vlorë, duke mundur një rival direkt për ngjitjen në Superiore, pikërisht Flamurtarin. Në fakt, ishte një penallti ajo që vendosi fatin e ndeshjes, një 11-metërsh i diskutueshëm dhe që solli një tension shumë të madh tek tifozët e pranishëm por edhe tek stafet respektive. Penalltia e shndërruar në gol nga Denilson i dha Dinamos tri pikë me mjaft vlerë në objektivat e saj, pasi me fitoren e djeshme Dinamo parakaloi në tabelë pikërisht Flamurtarin, duke shkuar dy pikë para dhe tani konsiderohet favorite si një nga dy vendet e para, falë dhe kalendarit të lidhur me ndeshjet e mbetura. Më shumë se dueli në fushë, cilësia e lojës dhe qëndrimet, takimi i djeshëm në Vlorë ishte mjaft i tensionuar, u hodhën s objekte të ndryshme në fushën e lojës, pati sjellje skandaloze të të dy bankinave, me përplasje fizike mes tyre dhe një arbitrim që do të jetë sërish këtë herë objekt diskutimi e interpretimi. Sa i takon lojës, ajo ishte deri diku e ekuilibruar, me një përkushtim më të madh të vendasve, por më gjakftohtë Dinamo, e cila ia doli të kthehet në kryeqytet me 3 pikë, një fitore që mund të rezultojë vendimtare për ambicien e saj të rikthimit në Superiore.

Përplasja në pankina

Minuta e 82-të. Penallti e kontestuar nga tifozët dhe e përjetuar me shumë tension edhe në pankina. Stafi i vlonjatëve protestoi te gjyqtarët për këtë vendim, ndërsa pas golit të shënuar nga futbollisti i Dinamos, pati një përplasje mes dy stafeve. Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, nuk pëlqeu mënyrën se si festoi stafi i bluve dhe shkoi të përballej me ta. Ai u kacafyt me drejtorin e Dinamos, Ermal Barushi, duke bërë që situata të tensionohej edhe më shumë. Në fund, gjyqtari Kreshnik Cjapi, i nxori të dyve kartonin e kuq, duke i larguar drejt dhomave të zhveshjeve. Aktet e dhunshme të ndodhura në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës me siguri që do të jenë pjesë e procesit disiplinor në FSHF, por pasojat do t’i vuajë më shumë Flamurtari si klub pritës.

Idrizi: Çfarë prisni, të marr pushkën...

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i tensionuar, akuzoi arbitrat dhe nëpërmjet tyre FSHF-në, se e kishin bërë baltë me Flamurtarin e tij dhe atij si mbetej, figurativisht, veçse të kapte pushkën. “Të prishet futbolli në këtë farë feje unë nuk e kuptoj. Nuk kam fjalë të përdor për të gjithë këta që vijnë këtu drejtues të FSHF-së, për këta gjyqtarë që vijnë e prishin investimin tonë. Çfarë presin nga ne, të marr pushkën e filloj pushkën me këta? Ne duam të jemi fushë civili, ishte stadiumi i tejmbushur plot. Pra më e pakta sjellin arbitër amator. Më e shumta ore nuk e doni Flamurtarin në Superiore, nuk luajmë fare, luajmë në të tretën, jemi rehat. Flamurtari nuk ka hyrë kurrë në histori arbitrash. Po si duket këta nuk zënë mend akoma, por të jenë të qartë për një gjë: këtë herë kanë për të parë një Flamurtar që reagon, jo histori batutash. Të jeni të sigurt se me investimin tim dhe të qytetit nuk tallet njeri”, u shpreh Idrizi pas ndeshjes.

 

Java e 20-të

Të shtunën, 18 mars

Besëlidhja-Skënderbeu           0-0

Korabi-Tërbuni            1-0

Luzi-Besa                    2-2

Tomori-Burreli            1-0

Turbina-Lushnja          1-1

Të hënën, 20 mars

Apolonia-Oriku           1-0

Flamurtari-Dinamo      0-1

Renditja

1.Skënderbeu  38

2.Dinamo        37

3.Flamurtari     35

4.Korabi          32

5.Tomori          30

6.Besa             28

7.Apolonia      28

8.Burreli          25

9.Tërbuni         24

10.Luzi            23

11.Lushnja      22

12.Oriku          21

13.Turbina       19

14.Besëlidhja  16