
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Dinamo gjen fitoren e parë në kampionat, Kukësi mbetet i fundit me zero pikë në 3 ndeshje

Shkruar nga Adriatik BALLA 14 Shtator 2023

Java e tretë e Kategorisë Superiore startoi dje me dy duelet e para e do të vijojë sot me tri ndeshjet e tjera të saj, ndërkohë që dje pati një fitore me vlerë për Dinamo City e cila mundi Kukësin në atë që ishte cilësuar edhe si dueli i fundtabelës, pra një duel ku kërkohej fitorja për t'i ikur fundit dhe për të shmangur hijet e krizës. Dinamo ia del me një dygolësh të Prodanit, por me mjaft vështirësi, ndërkohë që në Rrogozhinë Egnatia fitoi me Erzenin dhe iu bashkua Skënderbeut në krye të renditjes. Në fakt, Egnatia e nisi shkëlqyeshëm ndeshjen me shumë gola që në pjesën e parë, por Erzeni në pjesën e dytë për pak ia përmbysi rezultatin. Gjithsesi, fituan rroogozhinasit 4-3.
Dinamo City gjen fitoren e parë
Një ndeshje shumë e veçantë u luajt dje në Elbasan, ndërmjet dy skuadrave që kishin startin më të dobët në këtë sezon e njëherësh kishin zhgënjyer me performancën e tyre, duke pasur shenja krize që në start. Por dje, Dinamo City arriti fitoren e parë në Superiore. Skuadra e Luigji Di Biaxhios triumfoi 2-1 në “frymën e fundit” kundër Kukësit në sfidën e javës së tretë të sezonit 2023/2024. Që u luajt në “Elbasan Arena”. Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërkohë që fraksioni i dytë i takimit ishte tepër i luftuar. Indrit Prodani ishte heroi i 18 herë kampionëve të Shqipërisë. 25-vjeçari laçian realizoi dy golat e fitores për Dinamo City. Anësori i majtë zhbllokoi takimin në minutën e 53’, por verilindorët e Stavri Nicës barazuan rezultatin 13 minuta përpara fundit me anë të nigerianit Mustafa Gbolahan. Gjithsesi, Prodani dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën e 11-të shtesë. Dinamo City gjen tri pikët e para në kampionat, teksa Kukësi mbyll renditjen me zero pikë.
U shënuan 7 gola në Rrogozhinë, Egnatia mposht Erzenin
Një "shportë" me gola pati dje në sfidën hapëse të javës së tretë të Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Erzenit të zhvilluar në Rrogozhinë. Vendësit fituan me rezultatin 4-3, duke lëshuar shumë në pjesën e dytë, me shijakasit që nga një disavantazh prej 3 golash brenda 22 minutash lojë, iu afruan barazimit në shtesë. Dëamena ishte thjesht i papërmbajtshëm në minutat e para, teksa e tundi fillimisht rrjetën në minutën e nëntë, duke zhbllokuar rezultatit, më pas realizoi edhe dy gola të tjerë (16’ dhe 22’), pasi Erzeni ende nuk e kishte marrë vetëm nga ndëshkimi i shpejtë. Në të 31-tën, Maliqi shkurtoi diferencën në 3-1, por Zejnullai ktheu shpejt epërsinë e tre golave (4-1) para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve. Erzeni gjen forca për të reaguar në pjesën e dytë. Meçja në minutën e 54-t shkurtoi diferencën në 4-2, ndërsa në kohën shtesë, më konkretisht në 90+3’ Karhrimanovic realizoi të tretin për miqtë, duke e bërë më emocionuese sfidën në minutat e fundit. Megjithatë, nuk pati më ndryshim rezultati, kështu që Egnatia iu gëzua fitores së dytë radhazi. Ndërkohë, sot do të luhen ndeshjet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore, ku praktikisht janë duelet më të forta e të rëndësishme të javës. Tirana do të presë kryesuesit e garës, Skënderbeun, ndërkohë që në Shkodër, Vllaznia do të presë Partizanin.
Superiore, Java 3
Të mërkurën
Egnatia-Erzeni 4-3
Dinamo-Kukësi 2-1
Të enjten
Tirana-Skënderbeu 15:00
Laçi-Teuta 16:00
Vllaznia-Partizani 19:00
Renditja
Nr.Ekipi Pikë
1.Skënderbeu 6
2.Egnatia 6
3.Vllaznia 4
4.Tirana 4
5.Partizani 3
6.Dinamo 3
7.Erzeni 2
8.Teuta 1
9.Laçi 1
10.Kukësi 0
Më të lexuarat


Rikthimi i madh/ Broja gati për Kombëtaren, ja kur vjen në Shqipëri

Futbolli rikthehet në “shtëpi”, ja ku do të organizohet Euro 2028

Befasuese, Inter Miami pranon se Mesi do ta mbyllë karrierën tek Barcelona

Laçi turpëron Tiranën në kryeqytet, fitorja e kurbinasve vjen nga ish-i bardheblu Josa

Agron Haxhihyseni: Me peshëngritjen s’merrem më kurrë, në Shqipëri federata e shtangës nuk ka integritet

Inter-Benfika/ Ndizet sfida, regjistrohen 2 raste të arta shënimi në pak minuta

Frikë nga tërmeti në Napoli para duelit me Realin, ekspertët kontrollojnë stadiumin

Ibrahimovic feston sot ditëlindjen, ja dhurata me shumën marramendëse që i bëri vetes

Rikthehet Maratona e Tiranës

U zgjodh zv. president i UEFA, flet për herë të parë Armand Duka
