BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Sport

Dinamo kthehet në elitë pas 9 vitesh, Superiores i mungonte “nëndetësja blu”

Dinamo kthehet në elitë pas 9 vitesh, Superiores i mungonte

Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit tonë, Dinamo, ia doli mbanë me sukses këtë edicion të kapë vendin e parë në grupin e saj në Kategorinë e Parë dhe për pasojë të sigurojë matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit, pra në Kategorinë Superiore. Dinamo kishte 9 vjet në kategoritë inferiore dhe kishte humbur shumë në këtë periudhë. E përzënë nga kompleksi i saj, pa terrene dhe asgjë prej gjëje, ajo ia doli gjithsesi të ruante emrin e saj dhe falë një investimi këtë edicion ia doli të rikthehet në elitë. Tani, në sezonin e ri, rivalitetit të shumë klubeve pretendente do t’u shtohet edhe “nëndetësja blu”, skuadër që ka shkruar me kualitet emrin e saj në futbollin kombëtar. Ngjitja e Dinamos në elitë është shpërblim për sportistët e stafin, por edhe nostalgji për dinamovitët në moshë, që kanë një histori të tyren të lidhur me këtë klub. Tashmë mbetet të mësohet se si do të operohet me Dinamon në vijim, pasi italianët ende nuk e kanë të qartë nëse do të vazhdojnë në krye të skuadrës.

Ndeshja

Pas 9 vitesh ka festë edhe për Dinamon. Blutë kryeqytetas u kthyen zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas një mungese të gjatë falë triumfit 0-2 në transfertën ndaj Vorës. 3 pikë të arta që një javë para fundit e thelluan në 6 pikë diferencën nga Burreli i vendit të dytë një javë para fundit të grupit A të Kategorisë së Parë. Ndaj Vorës, Dinamo iu fal dygolëshit të sulmuesit kamerunas Djidjëa i cili realizoi dy herë për skuadrën e Olsi Ukut që u ngjit në kuotën e 47 pikëve. Dinamos i mjaftonte një fitore ndaj Vorës për të arritur zyrtarisht Kategorinë Superiore por edhe nëse nuk do të fitonin Blutë edhe me një barazim do të riktheheshin në elitë pas sfida mes dy ndjekësve të Dinamos në renditje ajo mes Korabit dhe Burrelit përfundoi në barazim 1-1. Dinamo i bashkohet kështu Egnatias që siguroi gjithashtu ngjitjen në Superiore dy javë më parë.

Uku: Ngjitje pas 9 vitesh, është koha të festojmë

Trajneri i Dinamos, Olsi Uku, u shpreh pas ndeshjes së ndihej i emocionuar dhe se për dinamovitët është momenti për të festuar. “I vendos skuadrës notë maksimale dhe i falënderoj të gjithë sepse kanë bërë një kampionat të pabesueshëm dhe puna e madhe u shpërblye. Është momenti për të festuar, e pata thënë që në momentin që nuk na e lejon matematika nuk do të festojmë, por sot kemi të drejtë të festojmë të gjithë pasi ishte një periudhë e gjatë vuajtjesh për ne dhe Dinamo do të shkojë aty ku e ka vendin, duhej të ishte në Superligë. Kur mora skuadrën ishte ndjenjë e madhe përgjegjësie, por falënderoj presidentin Pontreli për këtë projekt të nisur në verë dhe është merite e madhe e tij dhe e gjithë donatorëve të tjerë për këtë arritje të madhe”, theksoi Uku. Më pas ai foli për të ardhmen e tij në krye të bluve dinamovitë. “Kemi kohë të mendojmë për të ardhmen, tani duhet të festojmë. Kam 8-9 vjet që vuaj për këtë skuadër dhe fati deshi që unë të isha në krye kur bëmë arritjen e madhe ngjitjen në Superiore”.

Pontreli: Është momenti të gëzojmë, për të ardhmen flasim më vonë

Duke folur pas ndeshjes për “RTSH Sport”, Presidenti i bluve, Marko Pontreli, nuk e fshehu kënaqësinë e ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. “Ishte një zgjedhje ky formacion për të qenë fitues dhe shoh se nuk kam gabuar. Sot të shijojmë këtë fitore, të flasim pak më vonë për pronësinë. Momenti nuk është për të folur për të ardhmen e Dinamos. Është momenti për të luajtur për ndeshjen e ardhshme dhe më pas do të flasim”, theksoi ai. Pas tij dha një koment për mediat edhe administratori i klubit, Ermnal Barushi, i cili ka vetëm falënderime për futbollistët, tifozët edhe presidentin Pontreli. “Dua të falënderoj të gjithë grupin e futbollistëve, tifozët që nuk reshtën së mbështeturi. Falënderoj edhe presidentin Pontreli që dërgoi Dinamon në elitë. Premio? Nuk ka rëndësi, nuk i duhet kujt premio”, nënvizoi ai.