BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Sport

Disiplina dërrmon Partizanin dhe Tiranën me gjoba e pezullime, shkak dhuna

Disiplina dërrmon Partizanin dhe Tiranën me gjoba e pezullime, shkak

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi mori në shqyrtim fenomenet negative të ndodhura në kategori të ndryshme të futbollit në vend, dha edhe vendimet përkatëse me penalizime sipas rregulloreve dhe Kodit të Drejtësisë Sportive. Në këto vendime, bie në sy padiskutim penalizimi i rëndë financiar i Tiranës për dëmet që shkaktoi tifozeria e saj dhe sjellja e dobët, dhe akoma më e rëndë për Partizanin, që krahas gjobës i ka pezulluar trajnerin por edhe e ka ndëshkuar me katër ndeshje pa tifozë. Vendime të tilla mjaft të ashpra erdhën pas skandaleve që ndodhën në derbin e luajtur mbrëmjen e së hënës në “Air Albania Stadium”, ku tifozeritë e të dy palëve dëmtuan stolat e impianti dhe hodhën flakadanë që dogjën tapetin dhe me disa dëmtime jo të vogla brenda impiantit në përgjithësi. Sjellja e keqe e tifozëve është e sanksionuar në rregullore dhe kur ato janë të përsëritura vendimet penalizuese ekstreme janë të justifikuara. Tiranës dhe Partizanit u është dhënë 15 ditë kohë të shlyejnë dëmet e shkaktuara, në të kundërt mbeten në fuqi masat penalizuese. Nëse i shlyejnë në kohë dënimet, atëherë mund të ketë lehtësira në zbatimin e rregulloreve. Përveç Tiranës dhe Partizanit, me gjoba të rënda janë dënuar edhe klubet e tjera, kryesisht për sjelljen e gabuar të spektatorëve.

Vendimet

Komisioni Disiplinor i FSHF-së ka qenë mjaft i qartë në artikulimin e penaliteteve për skuadrat e derbit, Tiranën dhe Partizanin. “KF Tirana, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 64/1, 64/5, 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”, shkruan Disiplina. Ndërkohë, akoma më i rëndë është dënimi për Partizanin. “FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”, thuhet në njoftim.

Pezullohet dy ndeshje edhe trajneri Ilir Daja

Nuk i ka shpëtuar penalitetit edhe trajneri Ilir Daja, i cili është pezulluar me dy ndeshje për shkak të protestave ndaj arbitrit. “Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, njofton Disiplinori i Federatës Shqiptare të Futbollit.