BREAKING NEWS

Përçarja e thellë brenda PD-së së vulës, vjen reagimi i parë i deputetit demokrat pas dorëheqjes

Përçarja e thellë brenda PD-së së vulës, vjen
x
BREAKING NEWS

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për ish-ministrin

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për
x
BREAKING NEWS

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/ Klodiana Lala zbulon lëvizjet e fundit të Vangjush Dakos pak para arrestimit nga SPAK

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi: Grupimi paramilitar po hedh në erë PD-në

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi:
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia
x
BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x

Sport

Disiplina i heq Flamurtarit spektatorët, ndikuan protestat në ndeshjen me Dinamon

Disiplina i heq Flamurtarit spektatorët, ndikuan protestat në ndeshjen

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke shqyrtuar rastet negative të ndodhura në kategoritë e ndryshme të futbollit tonë, bazuar në shkeljet e Kodit të Drejtësisë Sportive, mori një mori masazh penalizuese për disa klube e lojtarë, por ekipi që e ka pësuar më shumë është Flamurtari, për shkak të ngjarjeve që ndodhën gjatë dhe pas ndeshjes me Dinamon të luajtur në Vlorë ditë më parë. klubi vlonjat është ndëshkuar me gjobë të rëndë, por penaliteti më i dhimbshëm është se do të luajë ndeshjet e veta të mbetura pa tifozë. Bashkë me Flamurtarin është ndëshkuar me 4 ndeshje pezullim edhe administratori Sinan Idrizi, për protesta ndaj gjyqtarëve, si dhe disa lojtarë e zyrtarë të tjerë, përfshi dhe zyrtarë të klubit dinamovit që kanë provokuar tifozerinë vlonjate.

Vendimet

“Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHF, pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%. Lojtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtari i Flamurtari FC, Marcello Troisi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtari i Flamurtari FC, Sinan Idrizi,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. Zyrtari i FC Dinamo, Indrit Skrela, për provokim të publikut dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtari i FC Dinamo, Ermal Barushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, shkruhet në vendimin e dhënë nga Disiplina e të përcjellë për mediat nga FSHF.

Egnatian, Bylisin dhe Erzenin i penalizon sjellja e tifozëve

Penalitete me gjobë ka pasur dje nga Komisioni i Disiplinës edhe për klubet e Bylisit dhe të Erzenit, tifozeria e të cilëve ka pasur sjellje antisportive. “FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHF, pa spektatorë”, thuhet në njoftim.