Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Disiplina jep vendimin, Besa humb ndeshjen në tavolinë, stadiumi i pezullohet 8 javë

Postuar: 19/04/2019 - 07:16

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi dje në mbledhjen e tij të radhës fenomenet negative të ndodhura gjatë javës së kaluar, ku padyshim vëmendja ishte tek ngjarjet e dhunshme të ndodhura në Kavajë, ku në minutën e 80-të të takimit Besa-Bylis, në kuadër të Kategorisë së Parë, grupit B, u godit me gur në shpatull gjyqtari anësor dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes nga gjyqtari kryesor. Pikërisht në dalje nga fusha, një lumë objektesh të forta, si gurë etj, por edhe shishe, u hodhën ndaj zyrtarëve të ndeshjes nga tribuna e tifozëve dhe ndeshja nuk filloi më, duke u ndërprerë përfundimisht dhe duhej që Disiplina të jepte vendimin për këtë ngjarje. Komisioni ka vendosur t’i dënojë kavajasit me zhvillimin e tetë ndeshjeve pa spektatorë, ndërsa Besa ka humbur 0-3 ndeshjen në tavolinë me skuadrën ballshiote. Sa i përket Kategorisë Superiore nuk ka pasur asnjë masë për klubet, ndërsa është rrëzuar kërkesa e futbollistit të Tiranës, Majkëll Ngo, kështu që bardheblutë do të detyrohen të bëjnë pa sulmuesin e tyre në duelin e radhës.

Vendimet e Disiplinës

1.Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për dhunë ndaj kundërshtarit dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 2.Lojtari i KF “Shënkolli”, Klaudjo Pjetrushi, për goditje ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 3.Zyrtari i KF “Besa”, Emiljano Bizhdili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 4.KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës. 5.Lojtari i KF “Pogradeci”, Anteo Osmanllari, për goditje ndaj kundërshtarit dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 6.Lojtari i KF “Tomorri”, Aldo Dervishi, për goditje ndaj kundërshtarit dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 7.KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF. 8.Lojtari i KF “Skrapari”, Sajmir Gega, për sulm ndaj tifozëve dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 9.Lojtari i KF “Skrapari”, Florjan Kopace, për sjellje jo sportive ndaj tifozëve dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 10.KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Shkëndija B.T” U-19 humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. 11.KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Kukësi” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. 12.Lojtari i KF “Bylis” U-19, Brahaj Myrto, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 13.KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët. Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kamza” U-17, do të përllogariten në bazë të Nenit 86/3/b të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. 14.Lojtarja e “Juban Danja” femra, Paula Jaku, për dhunë ndaj zyrtares të ndeshjes dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. 15.Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Majkëll Ajodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 20:57

Kastrioti arriti që të fitojë në shtëpi përballë Teutës me shifrat 2-1, por duke parë fitoren e Tiranës, tashmë shanset për krutanët duken shumë të pakta për të mbijetuar.

Postuar: 26/05/2019 - 14:30

Kur të gjithë presin shpërthimin e tij në fushën e blertë, Neymar më shumë bëhet protagonist ja

Postuar: 26/05/2019 - 07:52

Mbrëmjen e djeshme u luajtën finalet e kupave në disa vende europiane si në Gjermani, Spanjë, Por

Postuar: 26/05/2019 - 07:51

Goga Basket ishte surpriza e madhe e këtij sezoni në Superligën e meshkujve në basketboll, pasi m

Postuar: 26/05/2019 - 07:48

Peshëngritja vijon të jetë sport elitar dhe t’i sjellë vendit medalje të rëndësishme nga ak

Postuar: 25/05/2019 - 07:26

Juventusi dhe Interi kanë një rivalitet jo të zakonshëm në kampionatin italian, një rivalitet që

Postuar: 25/05/2019 - 07:24

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe skuadrat pop bëjnë llogaritë e tyre.