Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Disiplina lë pa mesfushë Partizanin, të kuqtë në alarm para duelit me Kukësin

Postuar: 18/02/2018 - 10:41

Për të kuqtë e Partizanit nuk ka qetësi. Këtë herë marrin një goditje të fortë nga Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, pasi janë pezulluar dy mesfushorët kryesorë të skuadrës, Lorenc Trashi dhe Idriz Batha. Alarmi është i madh, pasi të kuqtë nuk kanë mesfushorë të gatshëm dhe kualitativë për ndeshjen e rëndësishme në kampionat, atë ndaj Kukësit. Në një vendim të bazuar qartësisht mbi pamjet filmike dhe raportet pas ndeshjes, pasi gjyqtari në fushën e lojës nuk i ndëshkoi me karton të kuq mesfushorët e Partizanit, lojtarët kanë marrë edhe nga një gjobë të majmë.

Vendimet e Disiplinës

1.Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc Trashi, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 2.Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. 3.Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 4.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”, Emiljano Veliaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Shpërthen Olsi Rama: Vendim i padrejtë dhe i pajustifikuar

Në konferencën e zakonshme për shtyp, te Partizani nuk është shfaqur ndihmës-trajneri Klevis Dalipi, por Drejtori Sportiv i klubit, Olsi Rama. Ky i fundit ka kërkuar mirëkuptimin për mungesën e Dalipit dhe daljen e tij para gazetarëve, ndërsa ka shprehur gjithë indinjatën e tij, në lidhje me pezullimin e dy mesfushorëve të Partizanit, nga ana e Komisionit të Disiplinës. “Sot kam ardhur unë këtu, pasi Dalipi është shumë i zënë, sepse i duhet të shpikë diçka për ndeshjen me Kukësin, duke pasur parasysh se Komisioni I Disiplinës na pezulloi dy mesfushorët tanë. Nuk kam një kapele magjistari t’ia jap trajnerit, ndaj le t’i japim minimalisht kohë, që të punojë për të sajuar diçka”, tha Drejtori Sportiv i skuadrës së Partizanit, në nisje të konferencës për shtyp. Dënimi i ardhur në prag të dy ndeshjeve më të rëndësishme të Partizanit, sa i përket kampionatit, ato ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, duket se nuk është kapërdirë aspak nga të kuqtë. “Nuk i kuptoj shkaqet dhe arsyet e këtij dënimi, që për më tepër, publikohet vetëm 2 ditë para ndeshjes. Nga komunikimi i shkurtër na thanë se bëhet fjalë me një episode pas ndeshjes, ndërkohë që ne na kanë ndodhur plot episode të tilla dhe i kemi anashkaluar. E them në mënyrë të hapur që Partizani ka mbajtur deri tani një qëndrim shumë korrekt pavarësisht pasojave që ka vuajtur. Ky është një kompeticion sportiv në të cilin harxhohet një shumë e konsiderueshme lekësh. Është një dëm ekonomik që i bëhet klubit në të gjitha drejtimet. Një situatë e disfavorshme për futbollin shqiptar duke pasur parasysh raportin e 2 inspektorëve të UEFA-s në lidhje me Skënderbeun. Ne përballemi me një realitet që përsëri tenton të falsifikojë kampionatin. Jemi një klub që respektojmë të gjitha standarde. Jemi një klub që jemi interesuar më shumë se kurrë për disiplinën, qoftë brenda klubit apo edhe në fushë”, u shpreh Olsi Rama./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 35

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:15

Me një ndeshje dhe fitore dramatike në minutat e fundit të takimit, Gjermania mund të eleminohet për shkak të golavarazhit jo të favorshëm.

Postuar: 23/06/2018 - 23:00

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë

Postuar: 23/06/2018 - 22:01

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë

Postuar: 23/06/2018 - 21:45

Gjermania ende nuk ka gjetur golin e fitores pasi Suedia po bën rezistencë.Si mos mjaftonte kjo,

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Kombëtarja e Gjermanisë ka gjetur golin e barazimit ndaj Suedisë.Gjermanët kanë barazuar ndaj sue

Postuar: 23/06/2018 - 20:35

Është gati e pabesueshme por Suedia në momentin më të mirë të Gjermanisë ka kaluar në avantazh 1-

Postuar: 23/06/2018 - 20:30

Politika serbe nuk ka qëndruar kaq brenda kornizave si në rastin e presidentit Vuçiç.Vojislav She