BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Meta, i përvishet keq gazetarëve/ Presidenca njofton konferencë të jashtëzakonshme: Fakte të reja tronditëse. NUK KENI PARË GJË AKOMA!

Nuk përmbahet Meta, i përvishet keq gazetarëve/ Presidenca
x

Sport

Disiplina “shuplakë” Bylisit, dënon me 8 ndeshje Goxhajn, dy takime presidentin Kapllanaj

Disiplina “shuplakë” Bylisit, dënon me 8 ndeshje Goxhajn,

Bylisi mori dje një “shuplakë” të fortë në objektivat e tij sezonalë, pasi Komisioni i Disiplinës ia penalizoi me 8 ndeshje një prej lojtarëve kryesorë të grupit, Jurgen Goxhaj, i cili replikoi dhe u përplas me gjyqtarët e ndeshjes Bylis-Vllaznia në fundjavën e kaluar, për shkak të një penalltie të anuluar. Jo vetëm kaq, por nga Disiplinori e ka pësuar dhe vetë presidenti i klubit ballshiot, Besnik Kapllanaj, i cili është penalizuar me dy takime, ndërsa vetë klubi është gjobitur me 500 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve. Natyrisht, edhe Tirana ka marrë paralajmërime të forta, pasi është gjobitur rëndë për sjelljen e tifozëve, por njëherësh Tirana është e detyruar të dëmshpërblejë thyerjen e stolave të shumtë në “Air Albania”, në duelin kundër Teutës. Shihet qartë se Komisioni i Disiplinës nuk ka toleruar dhe pavarësisht se Kapllanaj i Bylisit mbajti qëndron të zbutur pas ndeshjes, në një farë mënyre duke kërkuar ndjesë, Disiplinori ka mbrojtur “xhaketat e zeza”, pavarësisht se arbitrat ishin pikërisht ata që me vendimet e tyre sollën dhunën dhe kaosin e krijuar gjatë minutave të fundit në ndeshjen Bylis-Vllaznia që u luajt në kuadër të javës së 20-të.

Vendimet kryesore

Në vendimin e tij Disiplinori bazohej në rregulloren e aktivitetit dhe në Kodin e Drejtësisë Sportive, teksa penalizimi i Jurgen Goxhajt me 8 ndeshje, është një masë e fortë për një futbollist, pasi në këtë fomë i bie që lojtari të kthehet në fushë vetëm në duelet e fundit të kampionatit të sivjetëm, më saktë bëhyet vetëm për fazën e katërt dhe të fundit. “1.KF Tirana për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë. 2.KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditësh në stadiumin “Air Albania” nga spektatorët përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium. 3.KF Bylis për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. 4.Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës. 5.Lojtari i KF Bylis, Jurgen Goxhaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhet ndër të tjera në vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe i përcjellë për mediat nga zyra e shtypit e FSHF-së.

Vazhdimësia

Tirana nuk do të ketë probleme, pasi ajo i kompenson llogaritë e saj me fitimet nga biletat në ndeshjet e mëdha, kryesisht me Partizanin, Skënderbeun dhe Vllazninë. Por problemi i Tiranës janë disa segmente të tifozerisë që kanë sjellje agresive të përsëritur dhe po i hapin probleme klubit, siç ndodhi dhe me dëmet e shkaktuara së fundmi në “Air Albania”. Dy fatura për Tiranën, që të dyja me shkak tifozët, janë shumë për një klub që ka oscilacione në çdo aspekt. Sa i takon Bylisit, ballshiotët do të duhet të bëjnë në vijim, duke nisur nga dueli i radhës me Skënderbeun, pa një prej lojtarëve kryesorë të tyre, si Jurgen Goxhaj, por edhe pa praninë në impiant në dy sfidat e radhës të presidentit Kapllanaj, që rezulton të jetë jo vetëm financuesi, por njëherësh dhe mbështetësi i tyre më i madh. Kurse për FSHF-në, shembulli i ndëshkimit është i zakonshëm në futbollin shqiptar, pasi kampionati ynë ka probleme serioze, por FSHF deri tani nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë e korrekt për gjyqtarët, të cilët në javën që lamë pas ishin protagonistë negativë në shumicën e ndeshjeve, duke mohuar penallti e duke dhënë atje ku nuk duhej, me arsyetime të pabaza për shumë fenomene në fushë dhe në fund mungesë profesionalizmi tek një pjesë e arbitrave, teksa janë shtuar zërat se “xhaketat e zeza” përdoren nga zyrtarë të lartë të federatës për interesa të ngushta.