
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Disiplina vijon të ndëshkojë Flamurtarin, e pëson edhe Korabi në Kategorinë e Parë

Shkruar nga Adriatik BALLA 3 Qershor 2023

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, në analizën që u bëri ngjarjeve negative e antisportive të ndodhura në kategori të ndryshme të futbollit shqiptar, mori edhe masa penalizuese për shkelësit e rregulloreve dhe të Kodit të Drejtësisë Sportive. Por klubi më i ndëshkuar duket qartë se është Flamurtari, me gjoba dhe me shumë ndeshje pezullim për disa lojtarë të klubit vlonjat. E kanë pësuar edhe Korabi e Burreli. Kështu, zyrtari i KF Burreli, Dorian Bubeqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Gjoba do të aplikohet në masën 50%.
Dënimet për Flamurtarin
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 50%. Lojtari i Flamurtari FC, Behar Ramadani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Lojtari i Flamurtari FC, Bardh Bylykbashi, për sulm ndaj kundërshtarit, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Lojtari i Flamurtari FC, Ronaldo Disha, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Lojtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. Zyrtari i Flamurtari FC, Shkëlqim Ramaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet. 11. Zyrtari i Flamurtari FC, Amadeo Di Latte, për provokim të publikut, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Penalitete edhe për Korabin
KS Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 50%. Lojtari i KS Korabi, Antonio Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KS Korabi, Henry Marku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Flamurtari gjen trajnerin e ri, Çela pason Longon në stol
Kuqezinjtë e Flamurtarit nuk kanë humbur kohë për përgatitjet e sezonit të ri 2023-2024 në Kategorinë e Parë. Bregdetarët arritën marrëveshjen me ish-trajnerin e Kastriotit, Emiliano Çela për të drejtuar skuadrën, me objektiv rikthimin në Superiore pas 4 vitesh mungesë. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të klubit. Në këtë mënyrë, vlonjatët mbyllën bashkëpunimin me italianin Diego Longo. Çela i siguroi mbijetesën në Superiore skuadrës krutane në 2022, por këtë vit nuk ia doli.
Më të lexuarat


I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet

Sheiku Al Khelaifi: Mbape e do me zemër klubin e PSG, do të mbetet gjatë këtu

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep përshëndetje të zjarrtë Berat Gjimshitit

Silvinjo “fërkon” duart, dëmtimi i Uzunit s’është serioz, do të jetë ndaj Çekisë
