
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

“Divorc” tek Tirana, Limaj largohet nga bardheblutë e del lojtar i lirë

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2023

Tirana vijon të konkurrojë me Partizanin për kreun e renditjes dhe duket se ky rivalitet do të shkojë deri në fund të garës, pasi të dy ekipet kanë pak a shumë të njëjtin nivel dhe titulli me shumë gjasë do të ndahet mes tyre. Por në këtë merkato dimri ka lëvizje në të dy kampet, paçka se tek Tirana lëvizjet kanë qenë kryesisht larguese dhe kjo e ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Tiranës për të përsëritur titullin këtë edicion. Ndërkohë, mësohet se Vesel Limaj pritet që të jetë i larguari i radhës nga klubi i Tiranës. Mesfushori ka pasur një takim me presidentin Refik Halili të hënën në drekë, ku kanë vendosur që në ndërpresin bashkëpunimin pas ndeshjes të së shtunës me Bylisin. Lojtari dhe numri një i klubit bardheblu kanë arritur një marrëveshje verbale dhe ndaj ballshiotëve, lojtari do të përshëndetet me tifozët dhe shokët e skuadrës. Prej një viti e gjysmë, Limaj ka qenë pjesë e Tiranës, pro në gjysmën e parë të këtij edicioni ka luajtur vetëm 6 ndeshje si titullar dhe tani kërkon një aventurë në një tjetër kampionat. Me një kontribut të spikatur në sezonin e fitimit të titullit kampion, në të cilin u aktivizua në 35 ndeshje në kampionat duke shënuar dhe 5 gola, Limaj e lë Tiranën si kampion ndërkohë që mesfusha e bardhebluve mbetet kantier në ndërtim. Interesimi për Limajn nuk mungon, teksa prioritet i mesfushorit është që largohet nga Shqipëria. Në të shkuarën, 26-vjeçari ka qenë dhe pjesë e Bylisit dhe Kukësit, para se të kalonte te bardheblutë. Tirana ka qenë aktive në këtë merkato, pasi ka zyrtarizuar largimin e Sherif Kallakut dhe afrimin e Regi Lushkjes, ndërsa ka raportuar më herët se kampionët në fuqi kanë arritur marrëveshjen dhe me Kristal Abazajn. Tirana këtë edicion ka grumbulluar 28 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, me një pikë më pak se Partizani i vendit të parë.
Më të lexuarat


E trishtë, humbje e madhe për futbollin/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi

E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë, ka luajtur mbi 100 ndeshje të rëndësishme (EMRI)

Sahit Prizreni: Bursa i takon Zelimkhan Abakarov, KOKSH nuk ka mbajtur qëndrim për atë që ndodhi me atletikën

Ethemi merr “superxhiro” në Turqi, tjetër gol për Instanbulsporin

Laçi me probleme para Partizanit, Tirana ndien peshën e largimeve në janar

Uzuni tjetër gol për Granadën, Muriqi mposht Real Madridin

Ajaksi i papërmbajtur me trajner Hritingën, mposht edhe Kamburin

Surpriza/ LeBron Xhejms pranë rekordit historik të pikëve në NBA

Derbi vetëm për prestigj, Interi shumë i fortë për Milanin, Lautaro i jep “aspirinë” skuadrës së tij, Milani zbret drejt “humnerës”

Muriqi "shkund" rrjetën, Mallorca i jep goditjen e rëndë Realit në garën për titull
