BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8 të tjerë të plagosur (Detajet e para)

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8
x

Sport

A do rinovojë kontratën me Shqipërinë? Edi Reja jep përgjigjen e prerë

A do rinovojë kontratën me Shqipërinë? Edi Reja jep

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli për çështjen e rinovimit të kontratës e cila i skadon në nëntor. A

Në konferencë për shtyp ai deklaroi se do t’i pëlqente që të vazhdonte punën me Shqipërinë, por kjo pyetje duhet t’i shtrohet edhe presidentit Armando Duka.

Reja tha:

“Do më pëlqente të vazhdoja punën me Shqipërinë, por duhet të mbyllim këtë cikël tani. Duhet të studiojmë si shkuan gjërat në këto eliminatore, të shohim dhe pikët. Është një pyetje ku duhet të përfshihet edhe presidenti. Do isha i lumtur për të vazhduar me Shqipërinë. Skuadra më jep stimul dhe përgjigje pozitive. Do doja të vazhdonim këtë rritje dhe vazhdimësi, për të parë se deri kur do arrijmë me këtë ecuri."