BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Dobësia e sulmit, Silvinjo fut në “sitë” bomberat e Kombëtares

Dobësia e sulmit, Silvinjo fut në “sitë” bomberat e

Kombëtarja do të nisë në muajin mars ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian të vitit 2024, ku natyrisht sytë e të gjithëve janë tek trajneri i ri kuqezi, braziliani Silvinjo. Kuptohet, tekniku ka nisur punën, duke kontaktuar fillimisht me trajnerët e moshave, më pas ka dhënë detyra për ndihmësit e tij ë të ndjekin ecurinë e lojtarëve në kampionatet e ndryshme europiane dhe për të krijuar një databazë të dhënash për lojtarët që do t’i duhet për përzgjedhjet që do të bëjë dhe skemën taktike që do të hartojë. Kuptohet, Silvinjo vëmendjen kryesore e ka përqendruar tek kampionati italian, pasi aty luajnë shumica e futbollistëve të formacionit titullar, ndaj dhe ai po shfrytëzon këtë fakt për të dalë në konkluzione të qarta për gjendjen e lojtarëve dhe kapacitetet e tyre në skemën e tij. në këtë kuadër, zgjedhjet e Silvinjos nuk do të jenë thjesht për ata lojtarë që kanë minutazh më të madh, por edhe për elementët që shkojnë sipas skemës së tij, pasi ai vetë e pranoi që moduli është i rëndësishëm.

Sulmi i dobët, vrojtim “bomberave” kuqezi

Në kushtet kur Armando Broja është i dëmtuar dhe nuk do të jetë gati deri në mesin e verës, duket se për trajnerin Silvinjo vëmendja është përqendruar tek të rinjtë e tjerë. Veteranët nuk duket të jenë në fokus, pavarësisht se një lojtar si Cikalleshi, me përvojën që ka, mund të jetë një zgjidhje e pashmangshme edhe si titullar, nisur nga puna që ai bën në vijnë ofensive. Cikalleshi luan në Arabi dhe kjo ia zbeh shanset për të qenë titullar, por në kushtet kur nuk ka tjetër më të mirë, zgjedhja duket e justifikuar. Edhe Endri Çekiçi mund të jetë një opsion për vazhdimësinë, pasi në kampionatin turk ka bërë gjëra pozitive. Por në sulm, lojtari më efikas deri tani është Myrto Uzuni, që luan me Granadën në ligën e dytë spanjolle, aty ku është dhe kryegolashënues i ligës. Por Uzuni luan në të djathtë të sulmit, e në kushtet kur mungon Broja, duhet një lojtar “pykë” që ka karakteristikat e Cikalleshit. Pra Silvinjo po kërkon “pykën” që do të shpërblejë punën e skuadrës në fazën ofensive. Lojtarë si Vrioni e të rinj të tjerë po analizohen me kujdes.

Skuka, alternativë serioze

Në ndeshjet e fundit të Edi Rejës, iu dha shansi edhe lojtarëve të rinj si Skuka, Cara apo Hadroj, më parë gjatë miqësoreve me Katarin dhe Arabinë, kishte edhe elementë të tjerë si Xhixha, Gurishta, Bitri dhe shumë emra të tjerë. Ndërkaq, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë, kanë ndodhur zhvillime të reja te Shqipëria. Reja nuk është më trajner dhe tashmë këta lojtarë i kanë llogaritë me Silvinjon. Tre lojtarë janë transferuar në dy ditët e fundit jashtë Shqipërisë dhe mes tyre edhe Xhuliano Skuka, i cili shkëlqeu edhe në ndeshjen e fundit të përfaqësueses ndaj Armenisë ku shënoi edhe gol. Sulmuesi që u transferua te Metzi në Francë, tashmë i ka rritur kuotat në ekipin kombëtar, pasi bëhet një kandidat për sulmin e Shqipërisë në kualifikueset e radhës. Duke parë që mungesa e Brojës tashmë dihet, dëmtimet e shpeshta të Rei Manajt apo largësia e Xhakomo Vrionit, i jep Skukës një avantazh në këtë pjesë, pa dyshim që kjo do të mbështetet edhe me performancën që do të ketë Xhuliano në Francë.