BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Sport

Doli i katërti në Olimpiadë, Calja reagon për herë të parë: Ia dedikoj rezultatin familjes sime dhe mjekëve të Onkologjikut, më shpëtuan nënën. Është momenti që politika të...

Doli i katërti në Olimpiadë, Calja reagon për herë

Briken Calja mori vendin e katërt në Olimpiadën e Tokios dhe kjo e bën atë sportistin më të mirë të historisë së sportit shqiptar edhe pse nuk e arriti dot atë medalje të ëndërruar vetëm për 1 kg. Në një intervistë për ‘Top Channel’ menjëherë pas gare, Calja tregon më tepër.

“Një kg. më tepër do të thotë shumë, pasi garohet për medalje olimpike, por ky është sporti, ka të papritura. Në stilin tim më të forte, që është shkëputja, dështova, por gjithsesi në stilin e shkëputjes u riktheva fuqishëm me 190 kg., duke vendosur një rezultat historik për Shqipërinë”.

Kanë qenë me qindra urimet për të, pas kësaj gare?

“Sigurisht që mesazhin e parë ia hapa familjes sime dhe dua ta falenderoj shumë atë për suportin ndaj meje, janë mbështetësit më të mëdhenj. Kam kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore në shtëpi. Për këtë do të doja të falendeorja mjekët e Onkologjikut, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me nënën time, i falenderoj në mënyrë të veçantë”.

Në të vetmen fushë, që politikanët shqiptarë kanë konsensus të plotë, janë rezultatet e sportit në arenën ndërkombëtare, por kaq nuk mjafton për peshëngritësin shtërmenas, ndërkohë që shqiptarët e Kosovës sot i gëzohen medaljeve.

“Kosova ka marrë dy medalje, por ata kanë 12 milionë euro buxhet për t’u përgatitur ndërsa ne kishim një buxhet modest, diku tek 1 milion e 2-300 mijë dollarë. Uroj që kjo të jetë një pikë kthese, që qeveria shqiptare që të bëj diçka më shumë”- shprehet Calja.

“Ky rezultat ka ardhur si pasojë e një punë këmbëngulse, serioze, me vullnet dhe disiplinë nga sportisti më i mirë në Shqipëri, Briken Calja. Unë i bëj një apel qeverië shqiptare, se sporti nuk është sezonal, ai kërkon mbështetje të përvitshme,”- shprehet presidenti Gjoza.

Ndërkohë që nëna mbetet pika më e dobët për Caljen, ai këtë rezultat ia dedikon pjesëtarit më të ri të familjes.

“Padyshim që për ne djemtë, mamatë janë pikat e dobta, por unë së fundmi jam shtuar me djalë dhe ia dedikoj atij këtë rezultat së bashku me bashkëshorten time”.