BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Sport

Doli pozitiv me koronavirus, Cristiano Ronaldo i befason të gjithë me lëvizjen e tij ditën e sotme

Doli pozitiv me koronavirus, Cristiano Ronaldo i befason të gjithë me

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili rezultoi me koronavirus një ditë më parë, këtë pasdite do të kthehet në Torino, për të qëndruar aty në karantinë.

Ai do të udhëtojë nga qendra stërvitore në aeroport me një ambulancë, ndërsa më pas do të fluturojë nga Portugalia në drejtim të Italisë me një avion privat. CR7-ta kreu dy teste në laboratorët që përdor Federata Portugeze dhe ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që ka kërkuar të bëjë edhe një test në një laborator tjetër, ku përgjigjja ka dalë e paqartë.

Ndërkohë, mister mbetet mënyra se si është infektuar sulmuesi i Juventusit, i cili gjatë 10 ditëve të fundit ka qenë i grumbulluar së bashku me shokët e tij të ekipit, të cilat kanë rezultuar negativë.

Pas infektimit të Ronaldos reagoi edhe motra e tij, Katia, tejet e irrituar në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime mbi pozitivtetin e të vëllait të saj, pasi ai ishte i vetmi që doli pozitiv në teste. Katia u bën thirrje njerëzve që të “hapin sytë”, ndërsa thekson se Ronaldo nuk ka asnjë problem.