BREAKING NEWS

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/ Spartak Ngjela komenton deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës: Berisha është hetuar para se të shpallej non grata, ndërsa Meta po hetohet për...

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Kush janë emrat e njohur

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë,
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti, ja prapaskenat

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim
x
BREAKING NEWS

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e lartë të korruptuar “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane, si do të plotësohen me materiale shtesë nga amerikanët dosjet “përvëluese” në SPAK

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë i ka shkruar në një raport Uashingtonit në shtator 1944 për shqiptarët

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka rezervuar moti për ditët e para të Dhjetorit (TABELAT)

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka
x
BREAKING NEWS

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia tronditet nga një skandal spiunazhi si nëpër filma, zbulohet një ndërtesë plot me oficerë të inteligjencës sekrete të Kremlinit

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia
x
BREAKING NEWS

(VIDEO) "U kry... mos e fut aty"/ Ambasadores Yuri Kim i ndodh incidenti në Tiranë, një personazh i njohur për mediat kërcënon diplomaten, truprojat e largojnë me shpejtësi

(VIDEO) "U kry... mos e fut aty"/ Ambasadores Yuri Kim i ndodh
x

Sport

Dorëzohen klubet amerikane, zbulojnë që Mesi do të kthehet tek Barcelona në verën e vitit 2023

Dorëzohen klubet amerikane, zbulojnë që Mesi do të kthehet

Paris San Zhermen është shndërruar në një skuadër që ka mbledhë të gjitha “yjet” e futbollit, por duket se verën e ardhshme një pjesë e madhe e tyre do të largohen, nisur nga shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Mesi, i cili synon të fitojë këtë sezon me patjetër me ngjyrat e kampiones së Francës titullin e Campions League. Edhe kontrata e tij mbyllet verën e ardhshme. Lionel Mesi ishte bërë objektiv i klubeve amerikane qe një kohë. Mirëpo, duket se klubet nga MLS-ja janë dorëzuar sa i përket yllit argjentinas. Kjo pasi, sipas mediumit “El Chiringuito”, klubet amerikane besojnë se shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të rikthehet në Barcelonë në vitin 2023. Përfaqësuesit argjentinas do t’i skadojë kontrata me Paris San Zhermen në fund të këtij sezoni dhe verën tjetër do të jetë lojtar i lirë. Ditëve të fundit janë shtuar spekulimet për një rikthim të tij të mundshëm në “Camp Nou”, dy vjet pasi u largua nga klubi ku fitoi gjithçka dhe ku u bë njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit. Mbetet të shihet nëse do ta shohim Mesin duke luajtur ende në Barcelonë, apo do ta vazhdojë karrierën përtej Atlantikut. Një qëndrim i tij në “Parkun e Princave” mbetet gjithnjë si opsion më i zbehtë. Në sezonin e tij të dytë, Mesi është këndellur dhe është bërë protagonist tek PSGja. Ndërkohë, ish-tekniku i Barcelonës dhe Mesit, Pep Guardiola, ka bërë një krahasim mes Leo Mesit dhe Erling Halandit, por pa bërë dot shenjën e barazimit sepse argjentinasi shënon gola dhe i vetëm ndërsa norvegjezi e ka të pamundur pa skuadrën. Në fakt, Erling Haland është duke marrë përdore Mançester Sitin në këtë fillim të sezonit teksa ka shënuar plot 17 gola në 11 ndeshjet e para me “Qytetarët” në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi norvegjez shkëlqeu edhe në derbi ndaj Mançester Junajtid ku shënoi një tregolësh në fitoren tenistike 6-3 të Sitit. Pas ndeshjes, i pyetur në lidhje me rendimentin e Haland por edhe diferencat mes tij dhe Lionel Mesit, trajneri Pep Guardiola theksoi se norvegjezi ka nevojë për të gjithë skuadrën në mënyrë që të shënojë gola ndërsa argjentinasi mund të shënojë edhe i vetëm. A mund të shënojë Haland në çdo ndeshje ashtu siç bënte Mesi nën drejtimin tuaj? “Diferenca është se Haland ka nevojë për të gjithë shokët e skuadrës në mënyrë që të shënojë gola, ai është i pakapshëm në momentin që kombinon me ekipin. Nga ana tjetër, Mesi kishte aftësinë për të shënuar edhe i vetëm”, tha Guardiola.