BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Sport

Drafti për bastet online do të votohet në seancën plenare më 8 shkurt, ja ndryshimet që ka pësuar

Drafti për bastet online do të votohet në seancën plenare

Drafti i qeverisë për bastet online pëson ndryshime. Kryetari i komisionit, Eduart Shalsi, prezantoi riformulimin e disa neneve që, sipas tij, kanë ardhur nga një proces konsultimi i grupit të punës së ngritur nga Ministria e Financave dhe stafi teknik i parlamentit dhe pas konsultave me grupet e interesit. Sipas këtyre ndryshimeve, dhënia e licensave për kompanitë që do të operojnë në këtë treg do të bëhet me prokurim publik dhe do të ngrihet një mekanizëm i ri për sigurinë e sistemit.

“Elementi shtesë i propozuar është që të organizohet me garë, me kritere vlerësimi, në ofrimin e ofertës më të mirë ekonomike”, tha Shalsi, ndërkohë që në propozimin fillestar përzgjedhja e tyre bëhej nëpërmjet një komisioni të veçantë. Një pikë shtesë në draft lidhet me sigurinë e sistemit duke vendosur një mekanizëm kontrolli nga shteti përveç monitorimit nga kompania konçensionare për të cilën ka një kontratë në fuqi. Shalsi e quajti këtë mekanizëm “mirroring” ose efekti pasqyrë, ku çdo veprim që bëhet në platformat e basteve të ruhet dhe një server paralel në Ministrinë e Financave.

“Për të shtuar garancitë për moslejimin e ndërhyrjeve në platformat”, shpjegoi ai duke shtuar se, “sa më strikt kontrolli ndaj kompanive aq më e pamundur është ndërhyrja në koeficientët e basteve”.

VJERO- Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, tha se drafti ka pësuar shumë ndryshime duke vënë theksin te shtimi i anëtarëve të komisionit të dhënies së licensave, me synimin për të verifikuar burimin e financave të kompanive të interesuara. Ajo tha se, “duke marrë parasysh se shpeshherë, të ardhurat apo burimet e financimit nuk janë burime shumë të pastra, për këtë arsye është shtuar përfaqësuesi nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave”.

BRAÇE- Deputeti Erjon Braçe tha se “këto nene nuk janë të mjaftueshme që sektori të shkriminalizohet” dhe vuri në dukje se propozimet e tij nuk ishin reflektuar në ndryshimet e reja. Ndërsa deputetët Alban Xhelili dhe Pranvera Resulaj ngritën shqetësimin për mbrojtjen e lojtarëve duke kërkuar që ligji të japë më tepër garanci për dekurajimin e tyre për të luajtur. “Qëllimi nuk është të lozin sa më shumë”- tha Xhelili, ndërsa Resulaj shtoi se “po i japim kompanive më shumë mundësi për të fituar dhe prapë lojtarin nuk jemi duke e mbrojtur”.

Por, sipas Shalsit, nuk mund të ketë një formalizim 100% të tregut dhe pse qëllimi i ndryshimeve të ligjit ky është. Dokumenti i ri i përpunuar nga komisioni nuk është bërë ende publik, ndërkohë që pritet të votohet në seancën plenare të datës 8 shkurt. Sipas “BIRN” ky projektligj është kundërshtuar nga opozita si një rrezik potencial për pastrimin e parave, ndërsa shoqata e basteve shprehu rezerva për lënien jashtë sektorit të kompanive të vjetra që kanë operuar në këtë treg. Qeveria shqiptare e targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit përmes operacionit “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, dhe në vitin 2015, miratoi një ligj që u komentua si radikal për frenimin e kësaj industrie. Megjithatë, lojërat e fatit lulëzuan edhe më shumë pas miratimit të ligjit të ri, çka e shtyu qeverinë të vendoste ndalimin e plotë të tyre në vjeshtën e vitit 2018.