BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Dramë në Vlorë, Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë, futbolli vlonjat në ditën më të zezë

Dramë në Vlorë, Flamurtari bie në Kategorinë e

Futbolli shqiptar ka anomali të mëdha. Këtë e vërteton fakti se disa prej klubeve të traditës, që kanë shkruar histori në futbollin shqiptar dergjen në kategoritë inferiore. Shembulli më i qartë i kësaj anomalie është Dinamoja, e cila për më shumë se një dekadë ka “shëtitur” në kategoritë e ulëta, duke u braktisur nga të gjithë. Rikthimi i saj ndodhi vetëm këtë vit. Ndërkohë, klube si Elbasani, Lushnja, Besa, Besëlidhja, Tomori etj, kanë vuajtur po ashtu tej mase në këto vite, duke milituar në pozicione aspak komode për ta. Këtij grupi i shtohet këtë edicion edhe Flamurtari, i cili është në pikiatë. Dje humbi një ndeshje vendimtare “play-out”-i dh era një kategori akoma më poshtë, tashmë në Kategorinë e Dytë. Përballë ishte skuadra e Tërbunit të Pukës, që bëri një ngjitje një shkallë më lart. Dy tablo të ndryshme, ku një skuadër e një qyteti të vogël ka mbështetje dhe ngjitet, e nga ana tjetër një emër i madh i futbollit kombëtar që pëson krizë të njëpasnjëshme e në fund bie në “llum”, sepse klubit vlonjat i ka munguar përkujdesja e të gjithëve. Ky është momenti më i vështirë për Flamurtarin ndër dekada, një pozicion që nuk e meriton kurrë futbolli vlonjat dhe ky klub me emër të madh në Shqipëri.

Ndeshja e fundit, dramatike dhe me pasoja për Flamurtarin

Flamurtari shkon aty ku askush në Vlorë nuk e kishte imagjinuar! Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët janë mposhtur në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë pas një sezoni mungesë. Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë. Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj. Një tronditje kjo për Flamurtarin, që pasi u rrëzua një sezon më parë nga Kategoria Superiore në të Parën, tashmë e shikon veten akoma më poshtë, duke u fundosur në Kategorinë e Dytë.

Skeda e ndeshjes

Koha e rregullt 120 minutëshe në takimin Flamurtari – Tërbuni përfundoi me rrjeta të paprekura, pra me rezultatin 0-0. Duke qenë se ndeshja e rregullt në fushë nuk prodhoi fitues, u desh të luheshin penalltitë, në mënyrë që të përcaktohej fituesi dhe skuadra që do të ngjitej në elitë. Fati nga pika e 11-metërshave rezultoi i bardhë për skuadrën pukjane, e i zi për skuadrën vlonjate. Ecuria e penalltive për Flamurtarin: Diamanti shënon, Balilaj shënon, Kreshpa shënon, Moçka shënon, Ribaj e humbet. Ecuria e penalltive për Tërbunin: Miloti shënon, Zagani shënon, Metani shënon, Keko shënon, Mezini shënon

Një labe bie, një tjetër ngjitet

Ndërkohë që Flamurtari ka rënë nga kategoria, duke u barazuar me skuadrat inferiore, duket se një tjetër labe sguroi ngjitjen në elitë dhe ajo është skuadra e Sarandës, Butrinti. Kemi të bëjmë me një sukses shumë të madh, sepse në fillim të sezonit ekipi sarandiot nukj shihej aspak favorit, por në fund i mundi rivalët që e pretendonin këtë gjë dhe ia doli me sukses. E thënë ndryshe, Butrinti u rikthye në Kategorinë e Parë, me skuadrën sarandiote, që duket se e ka kërkuar edhe më parë, madje në gjirin e vete ka kulitete si dhe mbështetja financiare nuk mungon nga ana e Bashkisë së Sarandës. Pasi eliminuan fillimisht Naftëtarin, e më pas Labërinë e Orikumin, skuadra sarandiote tashmë është në Kategorinë e Parë dhe do në Sarandë do të ketë festë, duke qenë se ekipi ka mbërritur në orët e vona të ditës së djeshme në qytet. Është pikërisht faqja e Butrintit në rrjetet sociale që lajmëroi për festën e djeshme mbasdite në stadiumin “Andon Lapa”. Një arritje me vlera të mëdha për skuadrën e Sarandës.