Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drejtuesit e Interit në sulm për Lukakun, mbyllet marrëveshja me talentin Barrela, zikaltërit synojnë dhe Dzekon

Postuar: 11/07/2019 - 07:23

Interi vijon përgatitjet nën drejtimin e Antonio Contes në Luganon e qetë dhe të izoluar për publikun, ndërsa drejtuesit e skuadrës zikaltër po nxitojnë për të mbyllur disa operacione merkatoje. Kështu prioritet për momentin janë mesfushori Nicolo Barrela dhe sulmuesi Romelu Lukaku, pa harruar edhe Edin Dzekon, me këtë të fundit që u ka bërë të ditur drejtuesve të Romës se kërkon të largohet në fund të sezonit. Sipas mediave pranë klubit zikaltër, Marotat dhe Ausilio pritet të udhëtojnë drejt Londrës këto ditë, për t’u takuar me drejtuesit e Manchester Unitedit dhe për të nisur zyrtarisht negociatat për blerjen e Lukakut, i cili aktualisht ndodhet në Australi me “Djajtë e kuq”. Manchester United këmbëngul që të arkëtojë 84 milionë euro nga kartoni i sulmuesit belg, ndërsa drejtuesit e Interit do të tentojnë të ulin çmimin deri në 70 milionë euro dhe të negociojnë formulën e pagesës, për të mos e arkëtuar të gjithë shumën njëherësh. Sa i përket mesfushorit të talentuar Barrela, është arritur tashmë marrëveshja me Cagliarin dhe nga dita në ditë pritet që 22-vjeçari të kryejë vizitat mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën dhe të vihet në dispozicion të Contes. Më e komplikuar duket situata për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili u ka konfirmuar drejtuesve të Romës se dëshiron të largohet drejt Interit, por zikaltrit dhe verdhekuqtë janë ende larg marrëveshjes. Marotta dhe Ausilio po shtyjnë për të marrë Lukakun, por sa i përket Dzekos, vështirë se do të bëhet ndonjë lëvizje, pa sistemuar më parë Mauro Icardin, i cili nuk bën pjesë në planet e drejtuesve dhe pret të mësojë emrin e skuadrës së re. Një tjetër blerje e kësaj merkatoje vere nga drejtuesit zikaltër është Valentin Lazaro i cili i është bashkuar Interit ditët e fundit dhe prej dy ditëve ai i është vënë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte, në përgatitjet e Luganos. Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Interit në Youtube, anësori austriak i ardhur nga Hertha e Berlinit tregoi se ka përqafuar menjëherë mënyrë ne punës së trajnerit italian. “Është vetëm dita e dytë e përgatitjeve, por të gjithë kemi përqafuar mënyrën e punës së Antonio Contes. Jemi në fillime, por po punojmë me seriozitet dhe e ndjejmë peshën e përgatitjeve në këmbët tona, që janë rënduar tashmë”, tregon Lazaro. Anësori austriak flet me superlativa edhe për shokët e rinj të skuadrës, të cilët i kanë qëndruar pranë në këto ditë të para të aventurës zikaltër, ndërsa zbulon se përkthyesin po e bën kroati Perisic. “Ambienti është fantastik dhe të gjithë shokët e skuadrës më kanë pritur mjaft mirë, duke më ndihmuar të përshtatem sa më shpejt. Ivan Perisic po më qëndron më pranë, pasi bën edhe përkthyesin, derisa të përmirësoj italishten”, deklaroi Lazaro. Por përveç loljtarëve skuadra zikaltër ka pasur ndryshime rrënjësore dhe në stafin teknik. Bashkë me trajnerin u prezantua dhe përgatitësi i ri fizik, Antonio Pintus nga Torino, 56 vjeç. Zikaltrit e “rrëmbyen” nga Reali i Madridit që e përshëndeti zyrtarisht tri ditë më parë, duke konfirmuar edhe zëvendësuesin Gregori Dypon, Fernando Morientes në të kaluarën, gjatë periudhës kur të dy ishin te Monako, e përshkroi kështu: “Është argëtues, i sjellshëm, por edhe disi sadist… Pesha ime optimale ka qenë gjithmonë 83 kilogramë. Pintus brenda tri javësh më bëri të zbres në 79. Nuk kam pasur kurrë aq uri si gjatë periudhës në Principatë”. Duhet thënë se spanjolli nuk ka shënuar kurrë aq shumë sa gjatë atij viti. Pintus të bën të vraposh, pasi futbolli nuk është vetëm punë me top dhe stërvitje taktike. Përveç afrimeve tek zikaltërit ka edhe largime. Ka qenë Yann Karamoh i cila ka mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes me Parman, aty ku duket se do të vijojë karrierën e tij, me qëllimin për t’u rikthyer një ditë në të ardhmen tek Inter, pasi të jetë rritur më shumë profesionalisht. 21-vjeçari do të shitet tek Parma për 12-13 milionë euro, por Inter do të mbajë 50% të vlerës së kartonit të Karamoh nëse shitet në vijim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 07:22

Ata të dy kanë hyrë në historinë e futbollit tashmë, por kanë një luftë të ashpër me njëri-tjetrin se kush është më i miri dhe ka gjasa që ky rivalitet të vazhdojë edhe disa vite.

Postuar: 20/11/2019 - 07:21

Ndërsa eliminatoret u mbyllën dhe Shqipëria nuk ia doli të realizojë objektivin e saj për t&rsquo

Postuar: 20/11/2019 - 07:19

Edi Reja duket se e ka kaluar me sukses aventurën e tij në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, p

Postuar: 19/11/2019 - 19:20

Është vetëm 18 vjeç, Lorent Tolaj sot ka vendosur një rekord personal duke i dhënë plot 8 gola sk

Postuar: 19/11/2019 - 17:35

FSHF-ja dhe Edi Reja kanë pasur një takim ditën e sotme ku kanë biseduar në lidhje me kontratën e

Postuar: 19/11/2019 - 12:13

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka zbuluar bisedat që ka pasur me futbollistin Elsaid Hysaj teks

Postuar: 19/11/2019 - 10:22

Argjentina dhe Uruguaji luajtën mbrëmjen e djeshme mes tyre një miqësore në Tel-Aviv, ndërsa pjes