BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Dritan Baholli: Rëndësia e përgatitësit atletik në futboll po rritet, ju rrëfej emocionin që shkaktojnë bateritë e reja 4-milionë euroshe

Dritan Baholli: Rëndësia e përgatitësit atletik në

Të rinjtë e të rejat shqiptare po spikasin në shumë fusha, duke marrë vëmendjen e mediave botërore. Nga këta “shqiponja” të shpërndara nuk mungojnë as “shqiponjat e sportit”, ku rasti që sjell gazeta në këtë fundjavë është dëshmia më e fortë që me dije dhe punë mund të arrish në pozicione të rëndësishme, pozicione pune që në atdheun mëmë do të dukej shumë e vështirë për shkak të fenomeneve negative që kanë pushtuar shoqërinë shqiptare. Gazeta “SOT” sjell në këtë intervistë përgatitësin e shquar atletik, Dritan Baholli, njeri me bagazh të thelluar akademik, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të përgatitjes fizike në skuadrat kombëtare të moshave të Austrisë, njëherësh lektor në Shkencat Sportive në Universitetin e Vjenës. Për rolin e përgatitësit atletik në futboll është shkruar shumë dhe ata që merren me sport e dinë rëndësinë e tij, por Dritani në këtë intervistë na njeh me dritëhijet e këtij profesioni, rëndësinë që paraqet në futbollin e sotëm e të ardhshëm, por edhe arritjet personale. Si dëshmi e një suksesi të pazakontë, të rinjtë e futbollit dhe klubet në Shqipëri e dinë tashmë se ka një “shqiponjë” në Austri që vlerësohet për arritjet e tij dhe për projektin e tij të përgatitjes fizike që ka rezultuar tejet efikas.

Kush është Dritan Baholli?

Datëlindja: 23.07.1974

Vendlindja: Tiranë

Diplomuar: Universiteti i Vjenës

Kualifikuar: Shkencat Sportive në Universitetin e Vjenës

Klubi i origjinës: SK Tirana

Arritje si sportist: Kampion me Tiranën (1995), fitues i Kupës së Shqipërisë (po me Tiranën, 1994), futbollist i Partizanit (1996). Kapiten i skuadrave kombëtare U18 dhe U19, si dhe Olimpikes (1997). Ka luajtur 3 ndeshje me ekipin kombëtar A (kundër Bosnjës, Kroacisë dhe Gjeorgjisë).

Pozicioni aktual: Shef i përgatitjes fizike të ekipeve të moshave në Austri.

Kualifikime dhe arritje: Lektor në Shkencat Sportive në Universitetin e Vjenës dhe pjesëmarrës në dhjetëra konferenca shkencore, trajnime e specializime si preparator atletik, duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj të futbollit botëror në top-ligat europiane si në Itali, Spanjë, Angli, Francë, e shumë vende të tjera.

Gjendja civile: I martuar, ka dy fëmijë.

Si ka qenë lidhja juaj me futbollin, sa e keni ushtruar atë dhe si e keni përjetuar?

Futbollin e kam filluar vonë, në gjimnaz. Ka qenë Millan Baçi dhe Kristaq Eksarko të cilët më propozuan për tek paratërinjtë e SK Tiranës. Në fillim kam qenë i ndrojtur, por më pas kam shfaqur shumë dëshirë dhe pasion.

Jetoni prej vitesh në Austri, ku keni arritur edhe në stafin e ekipit kombëtar austriak si përgatitës fizik për moshat. Si ia dolët, kush e propozoi kandidaturën tuaj? Së dyti, si është të punosh me të huaj, pra jo shqiptarë, për më tepër austriakët aq të disiplinuar?

Para se të filloja si përgatitës atletik i U15 - U20, kisha krijuar një përvojë të madhe me ekipet e Bundesligës në Austri. Nga 116 kandidatë që parashtruan platformat e tyre, unë pata fatin të përzgjidhem fitues, pasi projekti im u aprovua me shumicë votash nga këshilli teknik i federatës austriake. Ishte kënaqësi, sigurisht, por edhe obligim shumë i madh. Puna me talentet austriake të jep kënaqësi, për më tepër që projekti ynë deri në nëntor 2020 korri frytet e pritshme. Sepse, Austria në rang europian u kualifikua për çdo Elite Round në të gjitha grupmoshat, nga 2017- 2020. Lojtarët janë shumë të përqendruar dhe kanë qëllime të larta. Kjo të jep kënaqësi dhe të motivon, pasi shikon që gjërat, qoftë dhe prej punës tënde, ecin në drejtimin e duhur.

Cilat janë gjërat (shtyllat) më të rëndësishme në profesionin tuaj, çfarë e bën të veçantë këtë profesion?

Përgatitësi atletik në vitet e fundit është akoma më afër lojtarit dhe trajnerit të parë. Pozicioni i tij duket qartë, sepse kemi të bëjmë me një High Speed Soccer si kurrë më parë, p.sh. në CL 2005 kishim një përqindje 2.8% të Total Sprint Distance të ekipit tonë, Rapid i Vjenës, kundër klubit të famshëm gjerman, Bajernit të Mynihut, ndërsa në ndeshjen Angli-Austri U19, në vitin 2019, që përfundoi me rezultatin 3-3, kishim gati 10% të Total Sprint Distance. Segmenti i sprintit në lojë pritet të rritet akoma më shumë. Askush tjetër, përveç përgatitësit atletik, nuk mund ta mbulojë këtë pjesë.

Çfarë përfshin një ditë pune e zakonshme e juaja në futbollin austriak?

Austria u prek shumë nga restriksionet e Covid. Shkollat, universitetet dhe sidomos futbolli u mbyllën për muaj të tërë, një dëm i pariparueshëm. Në vitin 2017 kur e mora këtë detyrë, 3 ishin obligimet e mia: 1. Futja e një kursi të ri për Elite Trainer, 2. Nisja e një baterie të re testimesh (për këto 2 pika kisha në dispozicion 1.2 milionë euro për 4 vjet) 3. Zhvillimi i të gjithë parametrave fizikë të talenteve më të mirë të çdo grupmoshe në Austri. Natyrisht, pa ndihmën e kolegëve nuk do mund t’ia arrija, fokusi është shumë i gjerë.

Ju keni lektuar në disa universitete, si janë pritur mësimet (leksionet) tuaja nga të rinjtë dhe të rejat në Austri? Po në Shqipëri a aplikohet një standard i tillë?

Me studentët kam marrëdhënie shumë të mira, përpiqem t’i ndihmoj duke i propozuar çdo ekipi në Austri emrin x apo y. Janë shumë të përgatitur, pra dhe standardi ynë, i pedagogëve, duhet të jetë bashkëkohor. Nuk e di a aplikohet një standard i tillë në Shqipëri, do e dëshiroja shumë.

Nëse do ta kishit këtë detyrë sot në Shqipëri, çfarë do të rekomandonit?

Mbase një lidhje më të fortë Universitet-Klube, jo vetëm në futboll.

Me aq sa e ndiqni, cila është përshtypja juaj për futbollin shqiptar dhe përfaqësueset e saj?

Pak ndeshje kam ndjekur të ekipeve kombëtare (disa të U21 dhe disa të ekipit kombëtar). Nuk mund të them diçka precize.

Cila është marrëdhënia juaj me lojtarët shqiptarë apo ata me origjinë shqiptare që luajnë në Austri? A ka kualitete shqiptare në futbollin austriak?

Kam stërvitur disa lojtarë me prejardhje shqiptare. Kështu tek Wiener Neustadt kam stërvitur Gercaliun dhe te Rapid Vienna Salihin dhe Nuhiun. Përshtypje shumë të mira për të tre. Për momentin nuk ka pothuajse fare talente shqiptare në futbollin austriak.

Si e shihni të ardhmen në këtë profesion? A keni ndonjë projekt për t’u kthyer në Shqipëri dhe nëse po, kur dhe si do të realizohet?

Është profesion me shumë ngarkesë fizike dhe mendore. Ka filluar një gërshetim me mjekësinë, janë dy materie që e ndihmojnë shumë njëra-tjetrën. Për momentin nuk kam ndonjë projekt që të kthehem në Shqipëri, por në këtë botë globale dhe nëse projektet janë ambicioze nuk i dihet asnjëherë…

Si qëndron roli i përgatitësit atletik sot në Europë në përgjithësi, cila është e ardhmja e tij dhe çfarë pozicioni ka futbolli shqiptar në këtë drejtim?

Përgatitësi atletik sot vjen nga çdo cep i botës, Uruguai, Argjentinë,USA, Portugali etj. Rëndësi ka përvoja dhe suksesi i tij ndër vite. Është rritur kualiteti, por edhe përgjegjësia e tij. Çdo gjë monitorohet. Edhe futbolli shqiptar nuk mund të mbyllë sytë dhe ta shohë si të dorës së dytë këtë pozicion kyç në futbollin modern. Siç është shprehur edhe Allegri: Taktikën italiane ka vite që e ka mposhtur shpejtësia dhe forca.

Duke qenë një disiplinë mes sportit dhe mjekësisë, formulat përgatitore janë mjaft të kërkuara dhe për këtë ka shpesh edhe “pazar”. Deri ku arrin ky fenomen?

Shumë ekipe spanjolle kanë filluar të shesin “Know how”-n e tyre (Teknike dhe Scoutingsystem) në Angli, USA, Azi. P.sh. Valencia në bashkëpunim me “Valencia University“ ka përpiluar një mënyrë testimi komplet të re të lojtarëve të rinj. Bëhet fjalë për një bateri testesh prej 4 milionë euro.

Cilat janë vendet dhe klubet që e kanë më të zhvilluar përgatitësin atletik, pra ata që investojnë më shumë në këtë drejtim?

Nuk janë vetëm vendet e mëdha e të zhvilluara, por edhe vendet të ashtuquajtura të vogla si p.sh. Kroacia, Uruguaji, etj, investojnë shumë në zhvillimin e përgatitësit atletik. Kryesojnë sigurisht, Spanjë, Argjentinë, Brazil, Itali, Francë me resurse të mëdha njerëzore dhe teknologjike.

A  është e vërtetë që çdo federatë e zhvilluar futbolli në Europë investon tek moshat në këtë drejtim, pra ka skemat e saj të përgatitjes?

Zhvillimi i grupmoshave është i lidhur ngushtë me ecurinë e ekipit kombëtar. Vende si Belgjikë, Danimarkë, Zvicër, Holandë as nuk e mendojnë dot zhvillimin e Ligave të tyre pa investime në ekipet zinxhirë. Secila federatë ka filozofinë e saj. Nuk mund të implementosh në Itali sistemin holandez, apo në Gjermani atë spanjoll. Ka specifika që përgatitësit atletik mund të adaptojnë disa nuanca, por jo gjithçka.

A është Austria një vend në futbollin e së cilës mund të rritet prezenca shqiptare, qoftë si lojtar, por edhe në rang drejtues?

Në Austri nuk ka pothuajse fare trajner të huaj (tek-tuk gjermanë). Unë kam patur fatin “t’i mbijetoj” këtij selektimi. Pas goditjes që pësoi futbolli botëror pas pandemisë, sigurisht edhe ai austriak, mendoj se mundësia e punësimit të trajnerëve të huaj, përfshi edhe ata shqiptarë, këtu ndoshta do të jetë edhe me vogël.

Si qëndron pagesa e preparatorit fizik në Europë në tërësi në krahasim me trajnerët e parë të skuadrave apo zëvendësit e tyre?

Vijon të ketë akoma një diferencë të madhe në pagesë midis përgatitësit fizik dhe trajnerit të parë, një diferencë që shkon në raportet 1:10.

Së fundmi, kush është familja juaj, cilët janë hobet tuaja, si e kaloni kohën e lirë jashtë futbollit?

Jam i martuar me Ildën nga Vlora (mjeke) dhe kemi dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Hobi im është familja, të cilës i kushtohem, merrem shumë me fëmijët. Ndërkohë,  më pëlqen tenisi, të cilin e luaj shumë.

Faleminderit për intervistën!

Faleminderit juve dhe suksese gazetës!

Dritan Baholli: Rëndësia e përgatitësit atletik në