Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dritë në fund të tunelit për dështakët e Panuçit në Zvicër, Jakin premton t’u japë shans kuqezinjve

Postuar: 19/09/2018 - 07:28

Lojtarët e Kombëtares kuqezi nuk po kalojnë një periudhë të mirë dhe forma e tyre nuk ka qenë maksimale, gjë që e dëshmoi mjaft mirë performanca në ekipin kombëtar në dy ndeshjet zyrtare që u luajtën në Ligën e Kombeve kundër Izraelit dhe Skocisë. Mbi të gjitha e dobët paraqitet gjendja fizike, si pasojë e mungesës së orëve në këmbët e lojtarëve. Kjo ndodh ngaqë futbollistët kuqezinj aktivizohen fare pak me skuadrat e tyre në ligat e ndryshme europiane, madje prej disa muajsh kishte mjaft lojtarë që nuk kishin një skuadër dhe kjo e bënte gjendjen alarmante. Për pasojë loja çalon dhe është e dukshme, ndërkohë që alternativat në dispozicion të trajnerit Kristian Panuçi lënë për të dëshiruar. Kur ka mangësi kualitative dhe përgatitje të dobët fizike, atëherë loja nuk del në nivelin e duhur dhe disfata me Skocinë 2-0 e vërtetoi më së miri këtë. Sidoqoftë, lojtarët që kishin humbur për trajnerin Panuçi janë gjallëruar ditët e fundit. Në Zvicër luajnë disa lojtarë të përfaqësueses tonë dhe për ta ka një sinjal të mirë e domethënës. Në të vërtetë, një nga lojtarët që pritej shumë te kuqezinjtë dhe ai madje e kishte nisur mjaft mirë, është Ermir Lenjani. Futbollisti kishte humbur nga “qarkullimi” prej shumë muajsh, për shkak se aktivizohej fare pak me klubin e tij në Zvicër, Sionin. Por ndryshiumi në pankinën e këtij klubi dhe ardhja e ish-futbollistit të shquar zviceran Murat Jakin, një dashamirës i shqiptarëve, ka ngjallur shpresë për shpëtimin e karrierës së Lenjanit. Është fakt që Emir Lenjani ende nuk po arrin të gjejë hapësira te Sioni, duke humbur në këtë mënyrë edhe vendin në Kombëtare për dy ndeshjet që kuqezinjtë kishin ndaj Izraelit dhe Skocisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Mesfushori shqiptar, ka disa ndeshje që nuk aktivizohet në kampionatin zviceran, ndërsa në katër takimet e fundi, ai ka luajtur vetëm 24 minuta. Mesa duket, ka dritë në fund të tunelit për Lenjanin, duke qenë se në krye të stolit ka ardhur trajneri Murat Jakin i cili në të kaluarën e tij ka drejtuar Grasshopersin. Marrëdhënia e turko-zviceranit me shqiptarët është mjaft e mirë dhe këtë e ka treguar pikërisht te Grasshopersi. Ai mori te ekipi i parë bujar Likën, mbrojtës që tashmë grumbullohet nga Panuçi, ndërkohë që edhe Taipi ishte një tjetër lojtar i afruar. Grasshopers nisi të popullohej nga futbollistë shqiptarë dhe kulmi i arrit kur në janar, Naser Aliji nisi të stërvitej me Grasshopersin falë trajnerit Murat Jakin që kishte si qëllim të ndihmonte mbrojtësin shqiptar. Mbetet të shihet nëse Jakin do t’ia japë shansin mesfushorit të krahut Ermir Lenjani, por nëse jakin e mban fjalën dhe ruan qasjen miqësore ndaj lojtarëve shqiptarë, atëherë gjërat do të shkojnë pozitivisht për Lenjanin e pse jo dhe për futbollistët e tjerë kuqezinj të këtij klubi. Kujtojmë këtu se Zvicra mban në gjirin e sja shumë futbollistë të ekipit përfaqësues të Shqipërisë. Madje një pjesë e këtyre lojtarëve kanë luajtur me shumë potencë me ngjyrat kuqezi si Taulant Xhaka, Arlind Ajeti (fillimisht ai ka luajtur në kampionatin zviceran dhe është rikthyer sërish aty), Bujar Lika, Naser Aliji e shumë të tjerë. Të gjithë futbollistët dështakë të Panuçit, të cilët quhen kështu për shkak të humbjes së vendit të titullarit me ekipet e tyre, duket se tani kanë një shans për t’u rikthyer, të paktën në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Europianit të vitit 2020. Natyrisht, para se të marrin ftesën në Kombëtare ata duhet të dëshmojnë me shifra e statistika se janë në formë, që kanë minutazhin e duhur në këmbët e tyre dhe janë shndërruar në titullarë fiks me ekipet ku aktivizohen. Në të kundërt do të mungojë ftesa e Panuçit për ta. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:24

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit vijon prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Postuar: 11/12/2018 - 07:22

Kategoria Superiore mësoi dje emrin e radhës nga trajnerët që u bë “kokë turku”.

Postuar: 11/12/2018 - 07:21

Lojtarët e Kombëtares patën një javë mjaft të mirë në aspektin individual me skuadrat e tyre në l

Postuar: 10/12/2018 - 19:59

Duket se aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali po i vjen fundi.

Postuar: 10/12/2018 - 18:42

Për shumë specialist futbolli por jo vetëm, edhe tifozë, futbollisti i Bayern Mynchen Kingsl

Postuar: 10/12/2018 - 15:35

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiore

Postuar: 10/12/2018 - 09:28

Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka përmendur momenti