Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Duele titanësh në Champions League, Juventus sërish përballë Realit të Madridit

Postuar: 17/03/2018 - 08:14

Shorti i UEFA Champions League solli befasi të mëdha në çiftet çerekfinaliste, pasi goglat përcaktuan edhe kryeduelin e kësaj faze, Real Madrid-Juventusi. Do të jenë çerekfinale të ndezura, pasi në Angli do të ketë një derbi, ai midis Liverpulit dhe Mançester Sitit, një sfidë mjaft intriguese. Në fakt, duelet e “zjarrta”, apo siç mund të konsiderohen ndryshe finalet e parakohshme ishin të pashmangshme, pasi të 8 të kualifikuara vinin nga ligat më të forta në Europë, La Liga, Premier League, Seria A dhe Bundesliga. Finalja e sezonit të kaluar, Juventus-Real Madrid do të përsëritet në çerekfinale, ndërsa nuk u shmang dot derbi Anglez, Liverpul-Mançester Siti. Duart e Ambasadorit të UEFA Champions League, Andrij Shevçenko, ishin me fat për Bajernin e Mynihut, qe do të ketë përballë Seviljen, por edhe për Barcelonën, që do të sfidohet nga Roma. Ndërkohë, trajneri gjerman, Jurgen Klop, beson se Liverpuli i tij do ta eliminojë Mançester Sitin, megjithëse skuadra e Pep Guardiolës shihet favorite. “Jemi në formë dhe nuk na tremb Siti. E dimë se nuk do të jetë e lehtë, por do të provojmë të luajmë shanset tona. Unë kam besim se Liverpuli do të shkojë në gjysmëfinale. Natyrisht, dueli do të jetë i hapur dhe do të kemi dy përballje të nivelit më të lartë, por ne jemi entuziastë që t’i shkojmë deri në fund këtij aktiviteti”, tha Klop. Nga ana tjetër, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, ka folur për ndeshjen mes Juventusit dhe Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Ai ka pranuar se skuadrae tij do ta ketë të vështirë ndaj madrilenëve. Por, është optimist se mund të kualifikohen tutje në gjysmëfinale. “Real Madrid është kundërshtar i mirë. Jam i sigurt se ata janë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve prandaj duhet t’i mposhtim dhe nëse ia dalim do të jetë edhe më e bukur. Do të jenë dy sfida shumë interesante, por më parë duhet të mendojmë të mposhtim Spalin. Është shumë e rëndë- sishme që nesër të marrim 3 pikët dhe të shkojmë +7 nga Napoli ndjekës, në mënyrë që të jemi më të qetë në vijim”, tha Alegri. Nëse dëshironi të shpalleni kampion duhet ta mposhteni atë që është në fuqi, duke shfrytëzuar armët tona do t’ia dalim”, u shpreh Alegri. Sipas analistëve, Bajerni i Mynihut dhe Barcelona kanë më shumë shanse të shkojnë në gjysmë- finale, pasi shorti u tregua i mëshirshëm për ta. Gjermanët do të jenë përballë Seviljes, e cila bëri një surprizë të madhe në 1/8 e finales, duke eliminuar Mançester Junajtid e Hoze Murinjos. Forma e mirë e Bajernit dhe eksperienca e gjermanëve mund të jetë përcaktuese në fatet e kualifikimit. Kurse Barcelona cilësohet me shumë fat që goglat i dhuruan Romën, një skuadër që nuk shihet favorite. Megjithatë, Mesi dhe shokët e tij e dinë që përballë Romës nuk do të jetë e lehtë, sepse Roma është skuadër që luan futboll të bukur e të shpejtë dhe mund t’i krijojë telashe skuadrës së Ernesto Valverdes./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2018 - 22:44

Kapiteni i Realit të Madridit, Serxhio Ramos i ka propozuar pas gjatë gjashtë vitesh lidhje të dashurës së tij, Pilar Rubio, për martesë.

Postuar: 17/07/2018 - 22:29

Pasi u prezantua si lojtar i Juventusit dhe takoi trajnerin e shokët e rinj të skuadrës, Cristi

Postuar: 17/07/2018 - 21:32

Kjo e hënë filloi edicionin e 132-të të ekspozitës tradicionale rurale të Palermos dhe kafsha e p

Postuar: 17/07/2018 - 20:24

Finalja e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë pati disa miq të paftuar, të cilët hyn në fushën e

Postuar: 17/07/2018 - 20:03

Me një "fytyrë" të rinovuar nga ajo e javës së kaluar, Kukësi ka arritur të kualifikohe

Postuar: 17/07/2018 - 18:17

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, nuk do të jetë më pjesë e Hamburg në Bundeslig

Postuar: 17/07/2018 - 18:10

Pas ndryshimit të presidencës, Milani duket se do pësojë ndryshime të mëdha në skuadër.