BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Sport

Duka bën kthesë, harron polakët dhe pranon fajet e FSHF-së për dhunën në “Air Albania”

Duka bën kthesë, harron polakët dhe pranon fajet e FSHF-së

Debati nëse FSHF ishte apo jo fajtore për dhunën në “Air Albania” në duelin kundër Polonisë duket se do të vijojë deri në momentin e dhënies së vendimit nga Komisioni Disiplinor në UEFA. Pas një qëndrimi mohues të FSHF-së dy ditë në parë, dje kreu i federatës, Armand Duka, ka bërë një kthesë, duke pranuar përgjegjësitë e institucionit të tij në organizim dhe menaxhimin e ndeshjes. Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit ka mirëpritur ditët e fundit në Shqipëri programin “Certificate in Football Managment” (UEFA CFM) në bashkëpunim me UEFA Akademy dhe Universitetin e Lozanës. Bëhet fjalë për një program të domosdoshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës. Në sesionin hapës të programit, që u zhvillua në Durrës, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku falënderoi UEFA-n që i besoi Federatës Shqiptare organizimin e një eventi kaq të rëndësishëm për menaxhimin e futbollit. Kreu i FSHF-së, gjatë fjalës së tij komentoi ngjarjet që ndodhën në “Air Albania”, në sfidën me Poloninë, për të cilat Kombëtarja pritet të marrë një gjobë të majme e në rastin me të keq edhe mbylljen e dyerve të stadiumit. “Ngjarje me të vërtetë e turpshme, që nuk na nderon, njollos futbollin, por që të gjithë ne duhet të ndjejmë përgjegjësi, të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për të ardhmen dhe jo të drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri, pasi të gjithë ne jemi fajtorë, që nga ne si organizatorë, ata që duhet të na ndihmojnë apo tifozët në shkallët e stadiumit. Është vërtetë mëkat kur 22.000 tifozë në stadium krijuan një atmosferë shumë të mirë, por nga disa individë të njollosemi apo të penalizohemi”, theksoi më tej Duka.

Mesfushori/ Nedim Bajrami luajti pak, por vlera e tij në Kombëtare u rrit menjëherë

Duke lënë pas qëndrimet e federatës dhe Dukës për dhunën e ndodhur mbrëmjen e 12 tetorit në “Air Albania”, më poshtë paraqesim të dhënat sportive në rritje të mesfushorit të ardhur vetëm një muaj më parë në përfaqësuese, Nedim Bajramit, i cili ka tashmë vlera të shtuara në treg. Edhe pse në stol me Kombëtaren në dy takimet e tetorit, kartoni i fantazistit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka pësuar rritje. Në qershor të këtij viti, kartoni i Bajramit kushtonte 6 milionë euro, por ditën e djeshme klubi i Empolit ka njoftuar se cilido që do të dëshirojë shërbimet e shqiptarit, duhet të derdhë në arkat e klubit 10 milionë euro. Bajrami kështu bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë tek Empoli pas ish-lojtarit të Interit, Pinamonti, që vlen 12 milionë euro. Ai shihet si një nga lojtarët kryesorë në pjesën e sulmit të Empolit dhe sezonin e ri e ka nisur në mënyrën më të mirë dhe vlera e tij në merkato sa vjen dhe rritet. Empoli pagoi 800 mijë euro të Grasshopers dy vite më përpara, për të firmosur me shqiptarin e lindur në Zvicër dhe tani kërkon 10 milionë euro. Sipas mediave italiane, pas Bajramit është vënë skuadra e Sasuolos, të cilët po e shqyrtojnë si mundësi firmosjen me të që në merkaton e janarit. Trajneri aktual i Sasuolos, Alesio Dionisi, e njeh mjaft mirë lojtarin pasi të dy sezonin e shkuar ishin pjesë e Empolit në Serinë B. Dionisi kërkon që të ketë përsëri shërbimet e Bajramit, por këtë herë te Sasuolo.