BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Duka dhe Cana prezantojnë projektin e UEFA-s “Topi Yt”

Duka dhe Cana prezantojnë projektin e UEFA-s “Topi Yt”

“Gjithçka për fëmijët”, sepse gjithçka duhet të nisë nga ata që futbollin e jetojnë me pasion. FSHF synon të promovojë sa më shumë futbollin moshave, për ta bërë atë sa më atraktiv dhe komod për fëmijët në mbarë vendin, duke ndërmarrë një sërë iniciativash, që do të zgjerohen edhe në të ardhmen, në mënyrë që moshat e vogla të kenë sa më hapësira dhe të arrijnë të shprehen sa më mirë në lojën e futbollit, përfshirë këtu edhe futbollin e femrave apo atë amator. Për këtë qëllim, institucioni qendror i futbollit në vendin tonë, organizoi një tryezë bashkëbisedimi me trajnerë, prindër dhe specialistë futbolli, ku u diskutua në lidhje me perspektivën dhe zhvillimin e futbollit të fëmijëve në Shqipëri. Fillimisht, fjalën e mori presidenti i federatës, Armando Duka, i cili e vuri theksin në projektet e ndërmarra, duke veçuar risinë e FSHF-së. Në fillim te sezonit prezantuam projektin “Topi Yt”. Jemi e vetmja federatë që e kemi ndërmarrë një gjë të tillë. Një projekt tjetër pilot është “Grassroots”. Sot futboll luajnë 7 mijë fëmijë”. Për kreun e federatës një rëndësi të veçantë ka edhe licensimi i njerëzve që punojnë me fëmijët. Me një sistem licensimi nuk zgjidhet gjithçka. Ne marrim një lloj “feedback”-u nga prindërit, çfarë duhet të përmirësojmë dhe ku është më e nevojshme”. Projekti “Grassroots” është në implementim e sipër për futbollin e fëmijëve. Ambasadori i këtij projekti, Lorik Cana, shpreh kënaqësinë që ka nisur një aventurë të tillë, duke theksuar se edhe eksperienca e tij personale e ka bërë të kuptojë shumë rreth kësaj problematike. Përgëzoj nisjen e këtij bashkëbisedimi jo vetëm për futbollin, por për shoqërinë tonë dhe fëmijët. Sporti dhe futbolli kanë nevojë për përmirësim. Kemi patur një histori të gjatë bashkë. Sporti dhe futbolli ballafaqohen me problemet që kemi ne si shoqëri. Një shoqëri që është anashkaluar. E rëndësishme është të investojmë te moshat e reja. E kam pranuar me kënaqësi angazhimin si ambasador i “Grasroots”. Tryeza i zgjeroi temat e diskutimit në disa aspekte, ku fjalën e morën sociologë, trajnerë, por edhe emra të njohur nga fusha të ndryshme, të cilët ngritën shqetësimet e tyre dhe diskutuan mbi mundësinë e ndërtimit të një sistemi cilësor, në mënyrë që në të ardhmen sa më shumë fëmijë të jenë pjesë e futbollit.