BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Sport

Duka dhe Rama merren vesh, së shpejti nisin aktivitetet e futbollit

Duka dhe Rama merren vesh, së shpejti nisin aktivitetet e futbollit

“Tym i bardhë”. Të paktën ky ishte sinjali që u dha dje pas takimit midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Njëlloj sikurse në zgjedhjen e Papës së ri, duket se “tym i bardhë” doli edhe pas takimit midis tyre, që i hap rrugën kështu kthimit të futbollit në fushën e lojës. Prej më shumë se një muaji Kategoria Superiore i ka shturë ndeshjet, pasi Liga Profesioniste e Futbollit, e mbështetur nga FSHF dhe specifikisht presidenti i saj Duka, kishin vendosur katër kushte për qeverinë, kushte që rrotulloheshin rreth ligjit të Sponsorizimit dhe ku i mëshohej faktit se duhej të kishte ulje të TVSH-së, falje të kamatëvonesave të gjobave të papaguara dhe njëherësh shtyrjen me dhjetë vite të taksës së lojtarëve sipas ligjit. Në këtë pikë të fundit ka pasur mjaft debate, ku përfaqësuesit e qeverisë propozuan heqjen e saj për dy vite, por Liga insistonte në 10 vjet. Sidoqoftë, pas këmbënguljeve të shpeshta të palëve, sidomos negociatori të qeverisë, deputetit socialist Fidel Ylli, më në fund pati një takim kokë më kokë të kreut të federatës Duka me kreun e qeverisë Rama dhe burimet e para pranë të dyve sigurojnë se është arritur paraprakisht një marrëveshje që i hap rrugën kthimit të lojës në fushë dhe rrotullimit të sferës së futbollit.

Duka jep lajmin e mirë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shfrytëzoi praninë në një aktivitet të organizuar në “Football Republic” për të dhënë lajmin e mirë se ka marrë garanci nga kryeministri Edi Rama për plotësimin e kërkesave të Ligës Profesioniste, çka do të thotë se së shpejti do të nisin aktivitetet futbollistike në vend. “Ne duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet, që përmes ndryshimit të legjislacionit të bashkohet pasioni me paratë. Pra, pasioni të mos bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë. A do të fillojë futbolli? Shikoni, futbolli duhet të luhet dhe është e dëmshme ndërprerja e tij. Pra, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet luajtur futboll. Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës. Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, na është premtuar se do të miratohet një nga dy propozimet. Unë kam pasur një takim me kryeministrin, sot, dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë”, u shpreh Duka. Më pas Duka përgjigjet nëse kjo do të mjaftojë për të rikthyer futbollin në fushë, pra nëse do të pranojë apo jo Liga. “Varet nëse Liga do të bindet me kaq apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli. Nuk është çështje numrash. Një fond për sportin është pak, ka nevojë shumë më shumë për mbështetje. Unë s’e di nëse bëra mirë apo keq që e tregova këtë, por mendoj se kryeministri Rama do të japë vetë ndonjë prononcim. Kush nuk është i lumtur kur fillon futbolli, të gjithë jemi të lumtur. Absolutisht nuk do të isha dakord me propozimin e Ministrisë së Financave për Ligjin e Sponsorizimit në sport. Nuk prodhon para. Ka prodhuar zero para për 25 vite dhe tani do të prodhoje zero herë tre. Nuk mund ta marrim në konsideratë. Teorikisht prodhon të njëjtën shifër, por aktuali nuk është funksional. Normalisht, kryeministri do të flasë me Ministrinë e Financave dhe vetë mund të dalë me ndonjë qëndrim”, shtoi ndër të tjera kreu i FSHF-së, Armand Duka.

FSHF refuzon kërkesën e klubeve për të shtuar numrin e të huajve

Në Superiore, çdo vit, skuadrat tona dynden pas lojtarëve të huaj, kryesisht afrikanë, por edhe brazilianë, apo dhe sllavë. Këtë sezon prurjet e huaja kanë qenë më shumicë, madje te Tirana, Apolonia, Skënderbeu e ekipe të tjera të elitës. Të ndodhur në një situatë të tillë, klubet elitare janë duke parë mundësinë që të aktivizojnë pesë të huaj në formacion, nga katër lojtarë që FSHF lejon deri më tani. Kjo kërkesë për sezonin e ri nuk është marrë parasysh nga FSHF, që kërkon t’i japë më shumë hapësira të rinjve nga Shqipëria. Një kërkesë e tillë vjen në kohën kur shumë klube të elitës në Shqipëri e kanë bazuar skuadrën te elementët e huaj, ndërsa lojtarët kosovarë ose maqedonas nuk quhen si të tillë.