Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Duka e bën zyrtare, Edi Reja do të jetë trajner i kombëtares kuqezi

Postuar: 16/04/2019 - 07:18

Ditën e sotme pritet të mbërrijë në Tiranë dhe të prezantohet si trajner i Kombëtares tekniku italian 74-vjeçar Edoardo Reja. Prej ditësh ai lakohet në shtypin sportiv si kandidatura më e fortë, nisur jo vetëm nga eksperienca, por edhe nga njohja e shpejtë e grupit dhe intuita për të marrë maksimumin me skuadra të vogla dhe me lojtarë jo shumë të spikatur. Edoardo Reja është, pra, emri i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar skuadrën kuqezi në kualifikueset për Europianin e vitit 2020, duke zëvendësuar në stol bashkëkombësin e tij, Kristian Panuçi, i shkarkuar pas humbjes që Shqipëria pësoi me Turqinë më 22 mars. Caktimi i Edoardo Rejas për stolin kuqezi u jep fund kërkimeve të FSHF-së, fushatë për të cilën, ditët e fundit u përfol se ishte në kontakte edhe me kandidatë të tjerë, si Alberto Zakeroni, apo edhe Françesko Guidolin. Mësohet se Reja do të mbërrijë ditën e martë në Tiranë për të nënshkruar edhe kontratën e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit. Presidenti Armand Duka, para zyrtarizimit, mësohet se ia ka paraqitur këtë kandidaturë Komitetit Ekzekutiv, që në këto raste jep pëlqimin për zgjedhjen e bërë nga krey i qeverisë së futbollit. Edi Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci. Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A. Pas aventurës te Napoli, Reja drejtoi Hajdukun e Splitit, ku qëndroi për një sezon, për t’u kthyer sërish në Itali nën drejtimin e Lacios, e më pas të Atalantës, që ishte edhe skuadra e fundit e tij.

Ndihmësit e Rejës do të jenë italianë

Ndërkohë, që dje pasdite mediat italiane kanë dhënë detaje rreth kësaj lëvizjeje. Sipas “xhalucadimarzio.com”, Reja nuk do të vijë i vetëm në Tiranë. Ai ka stafin e tij me të besuarit, ku njëri prej ndihmësve është një emër i njohur në futbollin italian. Kuptohet, ambiciet e “plakushit” italian janë për një paraqitje të aftë me Shqipërinë dhe kthimin e saj në Kampionatin Evropian. Lajmi, pra, bëhet i ditur nga mediat italiane dhe është “gianlucadimarzio.com” ai që raporton se përveç Edi Rejës, në Tiranë do të mbërrijë edhe ish-futbollisti i Peruxhias, Alesandro Kalori. Ky i fundit do të ketë rolin e zv.trajnerit dhe do të jetë ndihmës i Edi Rejas. Kalori nuk ka eksperiencë me klube të mëdha në Itali as si trajner dhe as si futbollist, megjithatë është mjaft i njohur. Në vitin 2000, luhej ndeshja mes Peruxhias dhe Juventusit që përcaktonte fatet e kampionatit të atij sezoni. Në minutën e 49 të takimit, Kalori realizonte golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë fitore me rezultatin 1-0 skuadrës së tij. Ky rezultat, bëri që Juventusi të humbiste kryesimin dhe të ishte Lacio, skuadra e cila arriti të shpallej kampion për herë të dytë në histori me vetëm 1 pikë më shumë se bardhezinjtë.

Ana financiare

Mediat aludojnë se Edoardo reja do të fitojë afro 500 mijë euro në drejtimin e Shqipërisë në një sezon. por nuk sqarohet nëse këto para do t’i fitojë vetëm trajneri apo i gjithë stafi i tij. nga ana tjetër, edhe pse pritet të ketë kontratë për të paktën sa kohë luhen eliminatoret e këtij edicioni të Euro-2020, nuk përjashtohet mundësia që Reja të vihet në krye të përfaqësueses kuqezi edhe për eliminatoret e Botërorit të ardhshëm të vitit 2022. Në një dalje që ka pasur për mediat kohë më parë, kreu i FSHF-së Armand Duka është shprehur se institucioni që ai drejton jep për trajnerin e Kombëtares deri në 250 mijë euro në vit, por për Rejën mund të flitet me sezon (dyvjeçar), ndryshe nuk kuptohet as shuma e as kohëzgjatja e kontratës për të cilën palët kanë rënë dakord dhe sot pritet të bëhet prezantimi zyrtar. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 07:32

Paris San Zhermen është një prej klubeve më të pasura në Europë.

Postuar: 20/06/2019 - 07:31

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS), nuk do të marrë një vendim përfundimtar për Skën

Postuar: 20/06/2019 - 07:29

Kukësi do të luajë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës me skuadrën hungareze të De

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.