BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Duka flet për Kombëtaren në Europian, mendon se kuqezinjtë janë më të fortët

Duka flet për Kombëtaren në Europian, mendon se kuqezinjtë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka arsye të jetë i lumtur në këtë periudhë, pasi Shqipëria ka siguruar pjesëmarrjen në Europianin e Gjermanisë dhe ai vetë është sot për sot numri dy i UEFA-s. Natyrisht, suksesi mund të rritet nëse Shqipëria kalon grupin në Europian, por kjo është shumë e vështirë, pasi në short na kanë rënë përfaqësueset e Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, tri prej skuadrave më të forta në Europë. Në një intervistë në emisionin “Sport Elite”, me gazetaren Qeqa Krelani, Duka komentoi zhvillimet në Kombëtare dhe pritshmëritë e saj. Në fillim Duka falënderoi të gjithë ata që kishin kontribut në kualifikimin e Shqipërisë. “Edicioni kualifikues ka qenë për mua fantastik, shumë i mirë, më i miri i bërë nga ekipi Kombëtar i cili na ka dhuruar kënaqësinë më të madhe sepse e mbylli në vendin e parë dhe u kalifikua për herë të dytë në finalet e Europianit. Na ka dhuruar gjithashtu edhe spektakël, rezultate shumë të mira kundër ekipeve që nuk i kishim bërë kurrë në histori, si ndaj Çekisë apo Polonisë. Na ka dhuruar gola të bukur, emocione pa fund dhe padyshim kemi pasur edhe momente të vështira dhe mërzie por ishte një fund i bukur. i jam mirënjohës të gjithë atyre që e bënë realitet këtë gjë, ekipit, stafit drejtues, trajnerit Silvinjo për gjithçka që ka bërë, gjithë opinionit publik mbarëkombëtar shqiptar”, nënvizoi ai.

Përgatitja e Europianit

Më tej kreu i federatës Duka foli për përgatitjet në kuadër të Europianit. “E kam thënë dhe herë të tjera që unë dua shumë që kryesisht futbollistët por edhe tifozët që do të vijnë në Gjermani që në radhë të parë ta shijojnë vërtetë Europianin, pasi jemi pjesë e një kompeticioni shumë të rëndësishëm, për mua më i rëndësishmi i botës së futbollit në përgjithësi. Pra ta shijojnë të gjithë dhe pse jo që të luftojmë për të kaluar grupin. Ne jemi të ndërgjegjshëm për atë që kemi përballë, për forcën e Italisë si kampione Europe në fuqi për historinë e saj dhe kualitetet që ka brenda, gjithashtu Kroacia dhe Spanja si ish-kampione bote. Edhe ne kemi një skuadër të mirë, që bëri shumë mirë në kualifikuese me futbollistë në rritje. Nuk di të them se sa pikë do të marrim, por di të them që do të bëjmë maksimumin”, shtoi më tej Duka.

Europian me 23 lojtarë për ekip

Duka komentoi edhe çështjen që ka të bëjë me numrin e lojtarëve që ka të drejtë një përfaqësuese të ftojë në Europian. “Është e vërtetë që në Gjermani është bërë një mbledhje e trajnerëve që janë pjesëmarrës në EURO 2024. Kanë diskutuar dhe janë konsultuar sepse ka pasur kërkesa që UEFA të ndryshojë numrin limit të futbollistëve pjesëmarrës për çdo skuadër të Kampionatit Europian. Është diskutuar teknikisht dhe di edhe faktin që Silvinjo, pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e diskutimit, mendon të mbetet me 23 futbollistë në listë. Nuk është i vetmi, janë të ndarë në dy mendime. Disa që mendojnë për 23 futbollistë në listë dhe disa 26. Nëse do të jap mendimin tim, në mbledhjen e KE-së unë do të mbështes atë çka mendon trajneri i Shqipërisë. Argumentat e tij janë që mund të menaxhohen më mirë dhe më me rezultat 23 futbollistë”, përfundoi Duka.