BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Sport

Duka nxjerr “kokën” si organizator i Ligës, apel Edi Ramës të zgjidhë ngërçin e futbollit

Duka nxjerr “kokën” si organizator i Ligës, apel Edi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dërguar dje një letër kryeministrit Edi Rama, ku apelon që t’i japë zgjidhje ngërçit të krijuar në futboll, pas bojkotit të Ligës Profesioniste. Në fakt, me letrën e djeshme Duka, më në fund, e zbulon veten si organizator i revoltës së klubeve për plotësimin e katër kushteve. Më herët ai ishte pozicionuar si mbështetës i kërkesave, por me letrën e djeshme, indirekt ai merr atributet e vetë Ligës. “Sot, ndodhemi në një situatë jonormale, të pazakontë e të padëshiruar. Është bllokuar rrotullimi i topit në Kategorinë Superiore e në akademitë e tyre, jo vetëm futbollistët profesionistë, por edhe fëmijët kanë mbetur pa dashurinë e tyre të madhe: FUTBOLLIN. Nisur nga këto parime, FSHF në vitin 2016, falë edhe rezultateve e paraqitjes së shkëlqyer të ekipit tonë kombëtar në finalet e Euro 2016, duke shfrytëzuar dhe vëmendjen e shtuar të qeverisë ndaj nesh, mori një iniciativë për propozimin e një pakete ligjore në interes të futbollit e të sportit në përgjithësi”, shkruan ndër të tjera Duka. Më tej ai përmbledh benefitet që do të kishte sporti nga aplikimi i paketës. “Në mënyrë të përmbledhur, kjo paketë ligjore përfshinte ndërhyrjen në disa ligje e vendime të Këshillit të Ministrave me qëllim krijimin e një ekonomie sportive autonome. Me iniciativën tonë përgatitëm disa projektligje së bashku me relacionet përkatëse. Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave ja përcolli këto propozime Ministrive për oponencë teknike. Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Financave, nuk u reflektua asnjëherë një vullnet pozitiv. Për më tepër, përmes një oponence mediokër, konstatuam një mungesë vizioni për të ardhmen e sportit shqiptar. Në këtë oponencë, nuk pati një studim të mirëfilltë të fizibilitetit të përfitimeve, që këto ndryshime do të sillnin. Aq më pak, në këtë aspekt nuk u mor parasysh studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për kontributin ekonomik të sportit në ekonomi: “Ku çdo dollar i investuar, kursen katër të tillë, në shëndetësinë publike”, nënvizoi ai.

Zyrtarët e Ministrisë së Financave, “burokratë të pandreqshëm”

Kreu i FSHF-së i kujton më tej kryeministrit se investimi në sport është njëherësh investim në shëndet, prandaj flet dhe për Ligjin e Sportit e veçmas Ligjin e Sponsorizimit. “Futbolli nuk kërkon lëmoshë zoti Kryeministër, por investime me sigurinë e garantuar, që ato do të kthehen katër herë më shumë në arkat e shtetit. Aftësia juaj për të transformuar krizat në mundësi, u testua dhe vërtetua në mars 2019 gjatë takimit të zhvilluar me klubet. Ju i dëgjuat kërkesat e aktorëve të futbollit dhe i pranuat ato. Ju premtuat, se brenda një afati ambicioz prej 100 ditësh t’i bëni realitet të gjitha kërkesat e tyre. U shprehët saktësisht, se duhet nisur një proces reformimi i thellë i futbollit. Vërej me keqardhje se, për fat të keq, grupi i punës i ngritur me urdhrin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e “burokratëve të pandreqshëm” të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Sa i takon “Ligjit të Sponsorizimit”, nuk ka asnjë kuptim që ai të mos jetë favorizues për futbollin dhe në përgjithësi për sportin”, shkruan Duka.

Futboll pa lëmoshë

Në fund Duka vë në “sedër” kryeministrin, duke i kujtuar se futbolli nuk mbahet me lëmoshë. “Siç edhe vihet re qartazi, “teatri” i futbollit nuk u shemb brenda natës, por pas katër vitesh insistimi për një shtrat ligjor që u shërben të gjithëve: sportistëve, klubeve, bizneseve dhe vetë politikës, për të marketuar një premtim të mbajtur. Në të kundërt, “teatri” profesional i politikës ngriti siparin, në mënyrë kërcënuese, duke etiketuar 20.000 futbollistë e kushedi se sa sportistë të tjerë, si mosmirënjohës. Nuk ka mirënjohje për mëshirën. I nderuar z. Kryeministër! Kjo është një çështje vullneti dhe jo takimesh të tejzgjatura që nuk sjellin asnjë produkt. Varet vetëm nga JU, nga pushteti JUAJ. Prandaj ju bëj thirrje miqësisht, ushtrojeni pushtetin Tuaj në të mirë të futbollit e të ndërprerjes së bojkotit”, përfundon letra e Dukës.