BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Sport

Duka: Stafi i ri i Kombëtares ka sjellë entuziazëm, presim kualifikim

Duka: Stafi i ri i Kombëtares ka sjellë entuziazëm, presim

Presidenti FSHF-së, Armand Duka ndoqi nga afër seancën e parë stërvitore të skuadrës kombëtare në “Shtëpinë e Futbollit”. Kjo ishte edhe stërvitja e parë e trajnerit Silvinjo. Kreu i futbollit shqiptar dha një prononcim për shtypin, duke u ndalur edhe te dueli ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë luajnë takimin e parë të eliminatoreve të Euro 2024 në datën 27 mars. “Ditë e veçantë, pasi është hera e parë që ekipi kombëtar A po stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Diferencat sot në futboll janë të vogla. Nëse i bashkon të gjitha bashkë, hedh hapin cilësor për të shkuar lart. Kjo është risia për t’i krijuar kushte më të mirë Kombëtares dhe për të patur rezultate më të mira”, theksoi ai. Më pas dha përshtypjet e para për trajnerin e ri të përfaqësueses, pikërisht brazilianin Silvinjo. Duka la të kuptuar se i ka pëlqyer fakti që trajneri është vendosur përfundimisht në Shqipëri dhe kjo e ndihmon më mirë punën e tij në krye të përfaqësueses. “Ndryshe nga më parë, stafi ka qenë i angazhuar 100% në Shqipëri. Trajneri dhe stafi tij duken më aktivë, edhe lojtarët duken me një energji më shumë pozitive. Shpresoj që kjo energji të na ndihmojë për të arritur një rezultat pozitiv në Shqipëri”, shtoi ai. Në fund numri një i FSHF0së nuk e fshehu entuziazmin e tij që ekipi po stërvitet në kompleksin e fushave pranë selisë së federatës, aty ku më parë ka qenë kompleksi i Dinamos. “Kërkesa kryesore ka qenë ta nisnim edicioni në “Shtëpinë e Futbollit”. Faleminderit administratës së FSHF-së, kanë punuar nga 24 orë për ta patur gati për sot. Ekipi është i angazhuar, shpresojmë të marrim rezultat pozitiv në Poloni. Kemi bërë gjithçka për ekipin kombëtar. Objektivi ynë është kualifikimi në Euro 2024. Nuk është grup i lehtë, luhet në periudhë të ngushtë. Uroj të kemi sa më shumë të reja sa i përket rezultateve”, përfundoi Duka.