Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Duka ul tonet e fushatës, fton Finon ta marrë garën me sportivitet

Postuar: 13/01/2018 - 10:10

Prej dy ditësh në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit ka dy kandidatura të konfirmuara tashmë zyrtarisht. I pari është Armand Duka, që rikandidon për një mandat të pestë në krye të institucionit qendror të futbollit, ndërsa rivali i tij sfidant është ish-shoku i klasës në fakultetin e Ekonomisë, Bashkim Fino. Gjirokastriti Fino vjen nga politika për të rivalizuar Dukën për president, ndërsa vetë Duka ka eksperiencë tashmë dhe ndihet në pozita favoriti. Në fillim pati tension në prag të zyrtarizimit të kandidaturave, pasi palët e nisën me shigjetime të forta, por dje Duka dha sinjale pajtimi, në sensin e uljes së toneve dhe apelimit për një garë të qetë e me sportivitet. Sipas deklaratave që ai bëri pas një marrëveshjeje që siguroi me Kryqin e Kuq Shqiptar, vuri theksin në zhvillimi e mëtejshëm të sportit më popullor në Shqipëri. “Pyetjet për fushatën i lëmë për më mbrapa. Marrëveshja me Kryqin e Kuq është më e rëndësishme për futbollin sesa vetë zgjedhjet”, u shpreh Duka. Pas marrëveshjes së firmosur me Kryqin e Kuq për të vijuar bashkëpunimin për dhënien e ndihmës së parë në ndeshjet e Kombëtareve të të gjitha niveleve, por edhe në Kategorinë Superiore, përveç falënderimeve për rivalin në Asamblenë Zgjedhore, Duka kërkoi që procesi të mos karakterizohet nga debati. Sipas kreut të futbollit në vend, nevojiten diskutime konstruktive dhe duke qenë një garë sportive, gjithçka duhet marrë me sportivitet. “Sot kemi ardhur për një marrëveshje me Kryqin e Kuq, për të rritur standardet e futbollit, për të ndihmuar ekipet me sa më shumë asistencë mjekësore në raste emergjencash në fushën e lojës. Mendoj se duhet t’i japim vëmendje këtij aktiviteti. Për të gjitha gjërat e tjera do të kemi kohë të flasim për fushatë. Dua ta falënderoj Finon që është kandidat dhe ka ndërmarrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen. Është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet”, shtoi më tej kreu aktual i futbollit shqiptar.

Gara dhe pozitat e rivalëve

Rikandidimi i Dukës u propozua nga klubi i Korabit, kurse Finon e propozoi klubi i Lushnjës. Të dy kërkesat u regjistruan në federatë të enjten, ndërsa gara për presidentin tashmë mund të quhet e hapur deri më 7 shkurt kur të zhvillohet asambleja zgjedhore e FSHF-së. Në garë për momentin janë vetëm Duka e Fino, por teorikisht nuk përjashtohet mundësia që të futet në ditët në vijim ndonjë kandidaturë tjetër. Dhe nëse do të ishte nga komuniteti i sportit do të ishte akoma më mirë. Gjithsesi, ka pak shanse që të dalë ndonjë kandidaturë tjetër kur përballë janë dy rivalë shumë të fortë si Duka e Fino. Për kreun aktual të federatës avantazh është eksperienca e deritanishme, si dhe kualifikimi i Shqipërisë në Europian, apo dhe disa suksese të rëndësishme të skuadrës kombëtare. Kurse Fino ka premtuar të ndërtojë disa stadiume të reja gjatë qeverisjes së tij, të përmirësojë infrastrukturën në tërësi dhe të përmirësojë rregulloret e federatës. Synimi i Finos që në krye të herës si masë fushate është kufizimi i mandateve të presidentit deri në dy të tilla dhe përmirësimi i imazhit të futbollit shqiptar. Edhe pse Fino është sfidant, Duka shihet pretendent për të fituar zgjedhjet e asamblesë në FSHF. Zgjedhjet do të zhvillohen më 7 shkurt në Durrës dhe kjo është caktuar nga Komiteti Ekzekutiv tashmë, referuar në rregullore dhe mbi statut. Rregulloret janë të qarta dhe dy rivalët do të përpiqen në katër javët në vijim që të bindin klubet të votojnë pro tyre. Të drejtën e votës për presidentin e federatës e kanë 66 klube dhe shoqata sportive. Fituesit i duhen 34 vota që të marrë mandatin në krye të FSHF-së./Adriatik Balla

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/01/2018 - 19:20

Zgjedhjet e FSHF-së, që do të mbahen në datën 7 shkurt ka nisur e zjarrtë dhe plotë polemika. Përballë njëri-tjetrit do të jenë presidenti aktual i Federatës, Armand Duka dhe deputeti i PS Bashkim Fino.

Postuar: 15/01/2018 - 19:20

Zgjedhjet e FSHF-së, që do të mbahen në datën 7 shkurt ka nisur e zjarrtë dhe plotë polemika.

Postuar: 14/01/2018 - 11:13

Kukësi barazoi 2-2 në miqësoren e djeshme ndaj Fenerbahçesë, një takim miqësor i luajtur në Antalia, por që pati jo vetëm lojë të fortë, por edhe tensione e deri në sherre masiv

Postuar: 14/01/2018 - 11:10

Nga sportet kolektive, basketbolli është sporti i dytë më i ndjekur e më masiv në Shqipëri pas futbollit.

Postuar: 13/01/2018 - 10:08

Një lajm befasues erdhi sot nga mediat sportive në Prishtinë. Sipas tyre, ditë të mira po vijnë për ekipin e FC Vëllaznimit dhe tifozerinë gjakovare.

Postuar: 13/01/2018 - 10:06

Partizani largoi disa lojtarë të rëndësishëm të grupit të mëparshëm, për t’i zëvendësuar me emra të rinj.

Postuar: 13/01/2018 - 10:04

Antalia po shfrytëzohet nga skuadrat tona në këtë periudhë për të përgatitur pjesën e dytë të sezonit në kampionat.