BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Duro largon hijet e shkarkimit: Po mendoj për të mposhtur Partizanin, mbetem i Kukësit

Duro largon hijet e shkarkimit: Po mendoj për të mposhtur Partizanin,

Trajneri Shpëtim Duro është gati për të përballuar sfidat e sezonit të ri. Edhe pse skuadra e Kukësit që ai ka marrë të drejtojë pak javë më parë e humbi duelin e parë për trofe, konkretisht Superkupën përballë Partizanit, Duro beson se Kukësi ka energji të mjaftueshme për ta nisur mbarë edicionin, duke fituar pikërisht ndaj rivalit të vjetshëm dhe skuadrës që ia hoqi mundësinë ta niste këtë sezon me trofe, Partizanit. Për Duron është emocion dyfish, pasi ai gjithnjë është identifikuar me Partizanin, paçka se ka drejtuar shumë skuadra. Kështu, vetëm pak ditë pas përplasjes në Superkupën e Shqipërisë, Kukësi ritakohet me Partizanin, këtë radhë për premierën e kampionatit. Shpëtim Duro, trajner i verilindorëve, ndjen keqardhje për disfatën me përmbysje në “Elbasan Arena”, por mendon se e pret një sfidë tjetër, ku do të synohet fitorja. “Ishim pranë fitimit të Superkupës së Shqipërisë. Për 2 minuta mund ta merrnim trofeun. Më erdhi keq për rezultatin, jo për lojën tonë. Në një periudhë të shkurtër dhe me probleme në formacion, sidomos në mbrojtje, jam befasuar nga loja e skuadrës që drejtoj. A do të jemi nesër në presion nga humbja e finales së Superkupës? Historia e një ndeshjeje me eliminim direkt është gjë tjetër. Kam ardhur këtu për të synuar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Historia fillon nesër me kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë”, u shpreh Duro. Tekniku foli më pas për motivimin e skuadrës së tij dhe gjendjen e grupit në tërësi, duke qenë optimist se edhe ato pak probleme që ka Kukësi, grupi do të dijë t’i evitojë në fushën e blertë. “Nuk do të ndryshoj asgjë nga loja, por duhet më shumë përqendrim në momente të veçanta. Në pjesën e dytë kishim dominim dhe për 2 minuta do të ishte histori tjetër. Pa Valdet Ramën bëmë superndeshje. Imagjinoni po të ishte edhe ai. Gavazaj më ka befasuar, sepse ka 3-4 muaj pa luajtur dhe nuk e prisja atë paraqitje. Largimi i tij dhe i Shkurtajt ndikuan. Nuk dua të ndryshoj asgjë nga loja e shkuar”, nënvizoi Duro. Më pas trajneri komentoi lëvizjet në merkato, sidomos largimin e Shametit, për të cilin Duro thotë se ka gabuar, por edhe ndikimin e lojtarëve të rinj. “E kam marrë skuadrën vonë. Ka ardhur Obanur, me dy ditë stërvitje mund të luajë të premten. Vjen Abazaj sot në stërvitje dhe në këto kushte duam të marrim pikët e para. Skuadra do kohën dhe momentin e duhur, por nuk kemi çfarë bëjmë. Skuadra do të jetë e fortë gjatë gjithë kampionatit, por koha e shkurtër që kemi në dispozicion është pak problem. Të luash me Partizanin në një moment aq të shpejtë në atë formë dhe të dominosh, kjo nuk është e lehtë. Kjo paraqitje dhe kjo mënyrë loje në skuadër më bëjnë optimist. Me afrimin e Abazajt dhe ndonjë tjetri, skuadra bëhet vërtet e fortë”, theksoi më tej trajneri i skuadrës verilindore. Së fundmi, komenti për Shametin, për të cilin tha se mbylli ciklin me Kukësin. “Shametin e respektoj, pasi kam pasur konsiderata për të si njeri dhe si futbollist. Çdokush mund të bëjë deklarata emocionale, por unë nuk kam nxjerrë nga goja asgjë. Shtypi thotë se unë e kam larguar Shametin, por nëse nuk do ta kisha në plane, do ta thoja. Përkundrazi, asnjëherë nuk kam thënë që Shametin nuk e dua. Kam thënë që, nëse është 100%, do të ishte një forcë. Kam thënë se ishte larguar nga 2-3 muaj, por jo që Shameti nuk duhet të jetë. Nuk kam të drejtë të largoj ikona të klubit pa bashkëpunim me drejtuesit. Di që ky cikël u mbyll, kur nuk ra dakord për rinovimin. Këto probleme nuk është hera e parë që ndodhin. Nuk kam asgjë për t’iu përgjigjur, por respekt. Jam i bindur se edhe ai është bërë pishman, pasi është me përvojë dhe televiziv. Është nxituar”, tha Duro. Por për trajnerin ka vend dhe për raportet me Gjicin pas humbjes së Superkupës. “Nuk kam pasur takim me Gjicin. E di që është i mërzitur, por mënyra si humbëm e shton keqardhjen. Kam kontratë me presidentin, e cila nuk kishte lidhje me Superkupën, sidomos për kushtet që kishim. Duam të fitojmë Kupën e Shqipërisë dhe të zëmë dy vendet e para në kampionat. Ky është objektivi që kam pasur”, përfundoi Duro.

Adriatik BALLA