BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Dy 18-vjeçarë shqiptarë tërheqin vëmendjen e klubeve europiane, Broja dhe Vrioni talentet e së ardhmes

Dy 18-vjeçarë shqiptarë tërheqin vëmendjen e klubeve

Shqipëria po përpiqet të krijojë një plejadë lojtarësh cilësorë që do të rrisin cilësinë e Kombëtares në garat ndërkombëtare dhe me shpresë se grupi që po formatohet tani nga trajneri Edi Reja të jetë i aftë të kualifikojë ngjyrat kuqezi në Botëror (2022) ose në Europianin e ardhshëm (2024). Elementë cilësorë ka, ata luajnë në shumë klube europiane, por duhet shumë punë që këta futbollistë të harmonizohen në ekipin përfaqësues. Plus që ka një brez veteranësh me eksperiencë që pavarësisht të mirave, ndodh që bëhen pengesë për angazhimin e të rinjve, duke rritur kështu jo rivalitetin, por dyshimet për suksesin e tyre. Në këtë përpjekje rinovimesh të skuadrës, por edhe rivaliteti mes të rinjve e veteranëve, duket se trajneri Edi Reja po përpiqet të formatojë një skuadër kryesisht me lojtarë të rinj, që do të jenë të aftë të kualifikojnë Shqipërinë në Kampionatin Botëror ose në Kampionatin Europian. Të rinjtë kuqezi duket se po marrin vëmendje edhe në shtypin sportiv ndërkombëtar, një pjesë e lojtarëve, të cilët kanë dhënë prova se kanë kualitet të lartë dhe i pret një e ardhme e madhe. Kanë qenë mediat italiane dhe jo vetëm, që shkruajnë së fundmi për tre elementë të nivelit shumë të lartë, ku njëri është testuar tashmë në Serinë A dhe është mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili aktivizohet me Veronën dhe ka gjasa që sezonin tjetër të shitet tek Interi. Ai e ka kaluar provën dhe llogaritet si një shtyllë e fortë e përfaqësueses të paktën në dhjetë vjetët e ardhshme.

Broja tërheq vëmendjen e “Tuttomercatoweb”

Një nga lojtarët që ka spikatur në sezonin që lamë pas në kategorinë e të rinjve është Armand Broja, i cili, edhe pse pjesë e akademisë së Çelsit, tërhoqi vëmendjen e trajnerit Frenk Lampard, që e ftoi atë në ekipin e parë e madje i ka dhënë disa minuta për ta motivuar. Faqja e njohur italiane “Tuttomercatoweb”, në rubrikën e saj, “Talenti i ditës”, i ka kushtuar hapësirë sulmuesit shqiptar, që luan për Çelsin, Armando Broja. Në shkrimin kushtuar sulmuesit kuqezi, Broja cilësohet si lojtari i cili ka mahnitur trajnerin e bluve të Londrës, Frank Lampard. Karakteristikat e 18-vjeçarit, sipas “Tuttomercatowb”, janë presingu konstant dhe nuhatja e golit. Armando Broja cilësohet një futbollist i cili bën progres të vazhdueshëm. Gjithashtu talenti kuqezi, krahas rolit të tij natyral (sulmues qendre), mund të zhvendoset në krah në repartin e avancuar. 18-vjeçari ka vetëm pak muaj që ka firmosur me Çelsin, teksa debutimi i tij në Premier League erdhi pikërisht në sfidën kundër Evertonit, e fituar në shifrat 4-0 nga blutë e Londrës. Firma me skuadrën e parë erdhi falë paraqitjeve pozitive të tij me ekipin e të rinjve. E ardhmja duket premtuese për Armando Brojën. Mbetet vetëm që ai të fitojë më shumë minuta tek Çelsi e më pas të marrë ftesë të vazhdueshme nga Reja në ekipin përfaqësues. Provat e suksesit të parë i ka dhënë me ekipin e U-21 të trajnerit Alban Bushi.

Vrioni u transferua tek të rinjtë, por Sarri e ka marrë tek Juventusi i parë

Një tjetër lojtar cilësor nga grupi i të rinjve U-18 është dhe Xhakomo Vrioni, i cili u ble nga Juventusi për ekipin e të rinjve. Por djaloshi shqiptar tërhoqi shpejt vëmendjen e shtypit sportiv italian e më pas edhe të trajnerit Mauricio Sarri, i cili i dha atij besim, duke e ftuar për herë të dytë rresht në 18-shen e grumbullimit për sfidat e radhës në kampionat. Edhe pse nuk ka marrë minuta konkrete në fushë, Vrioni duket se ndihet i lumtur me faktin që po grumbullohet në ekipin e parë. Në kushtet kur sulmuesi argjentinas Goznales Higuain ka probleme dhe vështirë se do të kthehet në kapacitetin e tij, talenti shqiptar shihet si zgjidhje afatgjatë për projektin e Juventusit në Serinë A. Nuk është e lehtë të stërvitesh në një grup me Kristiano Ronaldon dhe yje të tjerë të “Zonjës së Vjetër”, por Vrionit i është dhënë ky shans dhe shqiptarit i mbetet vetëm ta shfrytëzojë maksimalisht atë.