BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Sport

Dy “B”-të e Kombëtares në udhëkryq, Broja e Bajramaj ende pa skuadër

Dy “B”-të e Kombëtares në udhëkryq, Broja e

Sulmuesi Armando Broja dhe mesfushori Nedim Bajrami janë ende në udhëkryq sa i takon merkatos verore, pasi nuk kanë gjetur ende skuadrën e sezonit të ardhshëm. Këtu është fjala për një lëvizje të mundshme të tyre, i pari për mundësi huazimi nga Çelsi në një klub tjetër të Premier League, e mesfushori Bajrami për shitje nga Empoli në një klub tjetër italian ose europian. Për të dy futbollistët ka oferta, por ata nuk kanë marrë ende një vendim, pasi kartoni i tyre është pronë e klubeve respektive. Por besohet se ditët e fundit të korrikut do të jenë vendimtare në këtë drejtim.

Broja pret përgjigjen e Tuhelit, do formacionin tek Çelsi

Trajneri Tomas Tuhel, në një dalje që ka pasur pak ditë më parë për mediat, tregoi se sulmuesi shqiptar Armando Broja i kishte kërkuar të qëndronte në radhët e bluve të Londrës, pra i kishte kërkuar të ishte pjesë e ekipit për sezonin e ri e mundësisht titullar në formacion, duke qenë i bindur se e meritonte këtë. Madje Tuhel nuk nguroi ta shprehë këtë fakt, duke thënë se Broja i kishte lënë të kuptuar se ishte i përgatitur për të përballuar një sezon të plotë me Çelsin.

Empoli do 10 mln euro për Bajramin, Fiorentina e interesuar

Mësohet se Empoli është gati të shesë një tjetër futbollist të Kombëtares kuqezi. Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, që po ndiqet ne interes nga Fiorentina dhe dy klubet kanë nisur tashmë negociatat për transferimin e tij në Firenze. Bajrami vlerësohet shumë nga trajneri i ri i Empolit, Paolo Zaneti, që e cilëson perfekt për skemat e tij, megjithatë përballë ofertës prej 10 milionë eurosh nga klubi tjetër toskan, vështirë se presidenti Korsi do të rezistojë. Mediat italiane raportojnë se Empoli është treguar i gatshëm të heqë dorë nga Bajrami për 10 milionë euro, megjithatë i ka vënë kusht Fiorentinës që të nxitojë, në mënyrë që klubi të ketë mundësi të gjejë zëvendësuesin pa u mbyllur merkatoja. Bajrami simpatizohet shumë nga trajneri Vincenzo Italiano, që e sheh si profilin ideal për të luajtur qoftë si mesfushor anësor në skemën 4-3-3, qoftë si fantazist në 4-2-3-1, ndaj në ditët e ardhshme pritet që drejtuesit e Fiorentinës të kënaqin pretendimet e Empolit për të marrë kartonin e 23-vjeçarit.

Vedat Muriqi kthehet tek Majorka, kontratë 4-vjeçare dhe shanse në fushë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e kaloi një periudhë të vështirë në javët e fundit, mbi të gjitha kur nuk arriti t’i kalonte vizitat mjekësore në Klub Bruzh. Por, duket se këto ditë të errëta kanë marrë fund për sulmuesin kosovar. Së fundmi, 28 vjeçari u bë lojtar i Majorkës, me të cilën nënshkroi kontratë pesëvjeçare. E përfaqësuesi kosovar i është bashkuar ekipit spanjoll në stërvitje. Prizrenasi po ndihet mjaft mirë në klubin nga La Liga. “Dita e parë në shtëpi”, ka shkruar ish-futbollisti i Fenerbahçes në llogarinë e tij në “Tuitter”. Muriqi e kishte kaluar një gjysmë sezoni mjaft pozitiv në Majorka, ku ishte huazuar nga Lacio, duke i realizuar 5 gola, ndërsa i kishte bërë edhe 3 asistime në 16 ndeshje. Ai është i vendosur ta ketë një eksperiencë edhe më pozitive në klubin ishullor.