BREAKING NEWS

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19,
x

Sport

Dy emra i shtohen listës së atyre që kërkojnë një shans nga Reja, Balliu nga Spanja dhe Fili nga Rumania

Dy emra i shtohen listës së atyre që kërkojnë një

Kombëtarja do të ketë shanset e saj të tregojë vlerat më të mira sportive gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës Katar-2022 por deri kur të vijë momenti i ndeshjeve trajneri Edi Reja do të bëjë inspektime të vazhdueshme dhe do të shikojë me “lupë” gjendjen e lojtarëve, duke u dhënë shanse atyre që gëzojnë formën më të mirë sportive. Në fakt, në Kombëtare ka pasur muajt e fundit afrime të shumta të lojtarëve të rinj që shihen si bazë për përfaqësuesen gjatë 3-4 viteve të ardhshme, një kontigjent që do të përgatitet për Euro-2024. Shpresohet një rezultat i madh dhe në eliminatoret e Botërorit, por Shqipëria ndodhet në një grup të vështirë me skuadra si Anglia, Polonia dhe Hungaria. Trajneri Edi Reja shpreson që të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion, në mënyrë që të ketë mundësinë të zgjedhë ndërmjet tyre. Dhe lojtarë të mirë shqiptarë në Europë ka plot. Së fundmi, listës së atyre që kërkojnë një shans u janë shtuar edhe dy emra të tjerë. Kështu, njëri është për rikthim dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Ivan Balliu, i cili luan në Segunda Diviuzion të Spanjës, kurse Realdo Fili luan në Rumani dhe ka pasur performancë cilësore gjatë kësaj kohe e në këtë mënyrë edhe ai e kërkon një shans.

Balliu kërkon rikthimin

Trajneri Edi Reja ndoshta duhet të fillojë të hedhë sytë më shpesh nga Spanja, ku përveç Rei Manajt e Keidi Bares, po tregon vlerat e tij një tjetër futbollist shqiptar. Ivan Balliu është një nga pikat më të forta të Almerias që synon ngjitjen në La Liga, ashtu si një vit më parë ku u ndal vetëm në “play-off”. Mbrojtësi kuqezi, i lënë në harresë nga trajneri Reja, po shkëlqen me lojën e tij në një skuadër e cila është projektuar për elitën. Prova më e mirë ishte në Kupën e Mbretit, ku eliminoi një skuadër të La Liga, Deportivo Alavesh, duke treguar se është gati për hapin cilësor. Fitorja 5-0 nuk la vend për diskutime. “A e shoh veten në Primera? Unë mendoj se po. Në fazën përgatitore, u ndeshëm me Kadiz dhe Betis, duke bërë ndeshje të mira pa e mbajtur ekipin të mbyllur në mbrojtje. Nëse do të ishim në La Liga, do të ishim në mesin e tabelës së klasifikimit”, tha Balliu në një intervistë për mediat spanjolle. Kontrata e Balliut përfundon këtë sezon, me një opsion nga palët për ta zgjatur edhe edicionin e ardhshëm, gjë që duket se do të ndodhë, pasi Balliu ndjehet mjaft mirë në këtë klub. “Ndjehem mirë në klub, në qytet, dhe kjo dallohet çdo ditë”, theksoi mbrojtësi i djathtë i cili në verën e vitit 2019 u bë blerja e parë e pronarëve të rinj të klubit spanjoll.

Fili shkëlqen në Rumani, e do një shans në Kombëtare

Ish-lojtari i Partizanit, Realdo Fili, është bërë përsëri protagonist në kampionatin rumun me skuadrën e Botoshanit, duke i sjellë fitoren 1-0 ekipit të tij në kampionat në një transfertë të komplikuar si ajo ndaj Poli Iasi. Një gol i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, që mban aromë Superioreje, pasi edhe asisti erdhi nga Enriko Papa. Papa ishte si zakonisht titullar në sfidën e sotme për skuadrën e Botoshanit, e cila lufton që të mbyllë sezonin e rregullt në grupin e skuadrave që do të luftojnë për titullin dhe Europën. Pas një fillimi jo të mirë të kampionatit dhe me luhatje, kjo skuadër në fakt gjendej më afër fundit të tabelës sesa zonës së qetë të renditjes. Por fitorja e sotme ndryshoi gjërat, pasi Botoshani iu largua fundit dhe u kthye përsëri në garë për objektivin. Gjithçka ishte meritë e Filit të aktivizuar si zëvendësues në minutën e 80. Sulmuesi, pas një harkimi të Papës nga e djathta, u tregua i aftë në shtyllën e dytë të dërgonte sferën në rrjetë. Një gol i shënuar në minutën e 89 që nuk i dha kohë kundërshtarëve të reagonin dhe siguroi fitoren për Botoshanin duke kthyer Filin protagonist në një edicion ku për fat të keq nuk është aktivizuar aq sa shpresonte sulmuesi shqiptar.