Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Sport

Dy lojtarë të Sitit infektohen me Covid-19, Premier League mund të shtyhet

Dy lojtarë të Sitit infektohen me Covid-19, Premier League mund

Pandemia e koronavirusit i shkaktoi futbolli dëme kolosale në sezonin e kaluar, pasi të gjitha garat sportive u shtynë për disa muaj, ndërsa ende nuk ka një vendim se kur do të kthehen tifozët, duke vijuar kështu rrënimi i klubeve që mblidhnin të ardhura nga reklamimi dhe biletat. Ndërkohë, shumë aktivitete të mëdha si Europiani e ndonjë tjetër janë shtyrë për një vit më vonë. Situata duket e rëndë dhe aktualisht, pasi po konstatohen përditë raste pozitive me Covid-19 në radhët e futbollistëve të ekipeve kombëtare dhe të klubeve të ndryshme, duke e bërë situatën të paqartë në lidhje me atë që çfarë duhet bërë. Nuk ka masa më ekstreme se kaq, pasi në të gjithë botën po zbatohet një protokoll i miratuar shëndetësor. Por sërish ka raste infektimi me koronavirusi dhe dje në Premier League angleze, dy lojtarë të një klubi të madh dolën pozitivë, duke e vënë në pikëpyetje nisjen në kohën e duhur të kampionatit anglez. Kështu, raportohet një lajm i keq për Premier League vetëm pesë ditë para nisjes së sezonit të ri. Mançester Siti ka konfirmuar se testet e Rjad Mahrez dhe Ajmerik Laportes tregojnë se janë bartës së Koronavirusit. Sikurse e kërkon protokolli, të dy lojtarët do t’i nënshtrohen një periudhe vetizolimi. Klubi anglez konfirmoi gjithashtu se asnjëri nga lojtarët nuk po tregon ndonjë simptomë të virusit. Premier League rinis këtë të shtunë, teksa skuadra e Pep Guardiolës udhëton në “Molineux”, për t’u ndeshur me Uolves për hapjen e sezonit më 21 shtator, por pas infektimit me COVID-19 të dy lojtarëve të “qytetarëve”, gjithçka është në dyshim. Deklarata e Mançester Sitit hedh dritë më mirë për situatën brenda grupit dhe qëndrimin e klubit për këtë çështje: “Mançester Siti mund të konfirmojë që Rijad Mahrez dhe Aymerik Laporte kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Të dy lojtarët aktualisht janë në vetizolim në përputhje me protokollin e Premier League-s dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ata nuk kanë simptoma të virusit. Të gjithë në klub i urojnë Rijad dhe Ajmerik shërim të shpejtë përpara kthimit të tyre në stërvitje për sezonin e ri.” Mahrez, 29 vjeç dhe Laporte, 26 vjeç, nuk janë futbollistët e parë profesionistë që kanë rezultuar pozitivë me virusin famëkeq në javët e fundit. “Ylli” i PSG-së, Nejmar, javën e kaluar e mori COVID-19 gjatë pushimeve në Ibiza, ashtu si shokët e ekipit Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.” Mbetet të shihet situata edhe me skuadrat e tjera, përveç Sitit, në mënyrë që të mos ketë rrezik përhapjeje infektimi me koronavirusi dhe që Premier League të nisë normalisht në mesin e këtij muaji. Duhet thënë se Siti synon që në sezonin e ri të fitojë titullin kampion dhe UEFA Champions League, ndërkohë që rivaliteti në kampionatin anglez është shumë i madh, pasi ka shumë skuadra që e lakmojnë titullin, të tilla si Liverpuli, Çelsi, Arsenali, Mançester Junajtid dhe Totenhemi. Sidoqoftë, kualiteti i skuadrës së Pep Guardiolës nuk vihet në diskutim, pasi tek “qytetarët” janë grumbulluar më të mirët.