Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dy vëllezërit Xhaka tërheqin vëmendjen botërore! Ja çfarë biseduan pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër

Dy vëllezërit Xhaka tërheqin vëmendjen botërore! Ja çfarë biseduan pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër

Postuar: 12/06/2016 - 16:24

Shqipëria u mposht në ndeshjen e saj të parë në kampionatin evropian nga Zvicra, mirëpo vëmendja ishte tek vëllezërit Xhaka që ishin kundërshtar në fushë.
 
Taulant Xhaka luajti një ndeshje me plot emocione të parën në evropian, ai përveç që luajti ndaj shtetit ku u lind Zvicrës u përball edhe më vëllanë e tij më të vogël Granitin që kishte të veshur fanellën e shtetit helvet.
 
Në një prononcim për Telegrafin, Taulanti foli rreth ndeshjes por edhe për përballjen që kishte me Granitin në fushë si kundërshtar.
 
“Emocionet e bënë të vetën, ne ishim pa përvojë dhe mendoi që kjo na kushtoi”, deklaroi  Taulanti për Telegrafin. “Goli i hershëm që pësuam na krijoi problem, por patëm raste për barazim ndërsa gabuam para portës”.
 
“Besoj se në dy ndeshjet e radhës do të përmirësohemi dukshëm për të arritur rezultate pozitive për kualifikim”, tha mesfushori i Baselit.
 
“Luani” i Kombëtares shqiptare tregoi edhe për emocionet që kishte dhe për fjalët që i tha Graniti pas ndeshjes.
 
“Ishte ndeshje emocionale dhe është e natyrshme pasi kisha përballë vëllanë tim. Graniti pas ndeshjes na uroi për paraqitje të mirë dhe na uroi fat që të marrim fitore ndaj Francës”, thotë Taulanti.
 
Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares ai ka dy fjalë të shkurtra. “Kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë dhe jam i lumtur me këtë gjë, nuk mendoj për Zvicrën”, përfundoi mesfushori 25 vjeçar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 07:50

Një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim, i cilësuar madje nga shumica e specialistëve dhe opinionistëve si më i miri aktualisht në botë, Pep Guardiola, e tregoi dhe një herë tjetër se nuk toleron kur është fjala p

Postuar: 20/07/2019 - 07:49

Kukësi ka bërë ndryshime dhe këto lëvizje kanë nisur nga pankina.

Postuar: 20/07/2019 - 07:48

Kombëtarja do të luajë në fillim të shtatorit dy ndeshje në kuadër të grupit H për eliminatoret e

Postuar: 19/07/2019 - 17:03

Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares.

Postuar: 19/07/2019 - 07:17

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Postuar: 19/07/2019 - 07:16

Lojtarët e përfaqësueses janë duke menduar për ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve të Eu

Postuar: 19/07/2019 - 07:14

Skuadrat shqiptare janë eliminuar nga Liga e Europës mbrëmjen e djeshme, duke mos ia dalë asnjëra