BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Dy vjet jashtë forme, Armando Sadiku kthehet në “Top 11” në Spanjë

Dy vjet jashtë forme, Armando Sadiku kthehet në “Top 11”

Sulmuesi Armando Sadiku po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll, konkretisht me Malagën në Segunda Divizion, duke qenë vendimtar sidomos në fitoren e fundit, ku elbasanas shënoi dy golat e fitores për ekipin e tij. “Pranvera nuk vjen me një lule”, - thotë populli, - por fakti që Sadiku është kthyer si titullar në formacion, luan në shumicën e minutave dhe merr përsipër rolin e liderit në repartin ofensiv, tregon se është shenjë e përtëritjes për sulmuesin kuqezi i cili në dy vitet e fundit ka vuajtur shumë nga dëmtimet e njëpasnjëshme që nuk e kanë lënë të shpalosë potencialin e tij. jo vetëm kaq, por Sadiku ka ndryshuar disa skuadra gjatë 3 vjetëve të fundit, të tilla si Legia e Varshavës, Levante, Lugano e në fund Malaga. Ai po kërkon rikthimin e madh dhe ky është një ogur i mirë dhe për ekipin përfaqësues të trajnerit Edi Reja, pasi elbasanas ka peshë në rup dhe ka dhënë prova se në ndeshjet eliminatore mund të bëjë më shumë. Rikthimi në formën e tij më të mirë është ende larg dhe këtë e kanë evidentuar edhe mediat sportive spanjolle, por shqiptari po përpiqet të lërë pas situatën e vështirë me dëmtimet dhe minutazhin e paktë, për të qenë titullar e më pas edhe lider i ekipit të Malagës. Dygolëshi i fundit ishte një dëshmi pozitive dhe performanca e mirë që bëri me Malagën ka bërë që ai të përzgjidhet në 11-shen ideale të javës që lamë pas.

Vlerësimi

Janë vetë mediat sportive spanjolle që shkruajnë se dy golat e shënuar në fundjavë në kampionatin spanjoll e kanë bërë Armando Sadikun shumë shpejt një emër të njohur jo vetëm për tifozët e Malagës, por në të gjithë kampionatin spanjoll ku tani po shihen qartësisht vlerat e sulmuesit shqiptar. Pasi ka kaluar mirë periudhën e ambientimit, Sadiku po fillon të lërë shenjë rregullisht dhe këtë javë, për herë të parë, ai e sheh veten mes të përzgjedhurve të La Ligës për ekipin më të mirë të javës. La Liga përpilon çdo javë formacionin ideal për kampionatet e saj dhe në La Liga 2, Sadiku është këtë javë si partneri i sulmit me Kristian Stuanin e Zhironës, në një repart të avancuar që nuk do të ishte aspak keq as në elitën e futbollit spanjoll. Për Sadikun ka arritur në 6 numri i golave të shënuar në këtë edicion me fanellën e Malagës, ku ka një detyrë të vështirë pasi duhet të bëjë repart i vetëm, meqë në klub nuk kanë sulmues të tjerë në nivelin që kërkohet.

Kombëtarja

Sulmuesi Armando Sadiku mbetet ende lojtar që mund t’i bëjë punë ekipit përfaqësu3es dhe këtë e ka pranuar edhe trajneri Edi Reja, i cili, edhe pse nuk e ka ftuar në ndeshjet e luajtura në tetor e nëntor në kuadër të grupit H kualifikues për Euro-2020, e ka në qendër të vëmendjes dhe është shprehur se do ta grumbullojë lojtarin sapo ai të ketë minutazhin e duhur në këmbët e tij dhe të ndihet në formë, por duke shtuar se për një sulmues janë golat ata që flasin më mirë. Pra indirekt Reja nxit Sadikun të jetë më konkretizues në fushë me skuadrën e tij, Malagën, si kusht për të qenë pjesë e kuqezinjve në grumbullimet e ardhshme dhe në formacionin e ri të skuadrës përfaqësues. Shanset janë të pakta, pasi me kalimin e muajve po dalin lojtarë të rinj që po marrin më shumë hapësira dhe Rei Manaj është një prej tyre. Në ndeshjet e fundit Manaj ka luajtur fort edhe është pëlqyer nga Reja, i cili i ka besuar fanellën e titullarit krahas Cikalleshit apo Balajt. Edhe pse nuk ka shënuar më shumë se një gol, Manaj krijon raste dhe kjo i jep besim trajnerit Reja. Që të kapë sërish Kombëtaren, Sadikut i duhet punë e madhe dhe sforco, më së pari gola me Malagën e tij. në të kundërt, Balaj, Manaj, Uzuni e ndonjë tjetër kanë më shumë mundësi të jenë titullarë para tij në ekipin përfaqësues. Gjithsesi, çdo gjë lidhet me paraqitjet që do të bëjë elbasanas në muajt në vijim.

Adriatik BALLA