BREAKING NEWS

“Je simbol i trafikantit të drogës Pablo Eskobar”, Meta paralajmëron kryeministrin Rama: Do të përfundosh me mjekun te koka dhe policin te dera

“Je simbol i trafikantit të drogës Pablo Eskobar”, Meta
x
BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x

Sport

Dyshohet se u përfshi në trukim ndeshjesh, Granit Xhaka nën hetim nga krimi anglez

Dyshohet se u përfshi në trukim ndeshjesh, Granit Xhaka nën hetim

Trukimi i ndeshjeve edhe në Europë është e pamundur mos të lidhet me shqiptarët, në një formë apo tjetër. Kështu, mediet angleze shkruanin dje se ndaj Granit Xhakës ka nisur një hetim nga Agjencia Kombëtare e Krimit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me mafien shqiptare dhe nga ish-futbollisti suedezo-shqiptar, Alban Jusufi, të dënuar për trukim ndeshjes kanë ndikuar në rezultat. Hetimi nisi së pari nga Federatat Angleze e Futbollit, e cila u ndikua nga modele të dyshimta bastesh për këtë ndeshje, për të cilën ishin vendosur shifra që shkonin në 52 mijë paund për Xhakën, me shqiptarin që u ndëshkua në 10 minutat e fundit të lojës. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86-të pasi vonoi me rreth 20 sekonda të ekzekutonte një goditje dënimi, pavarësisht se Arsenali po fitonte 4-1 dhe kishte kontroll të plotë të lojës. Më tej raportohet se hetuesit kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve që nuk janë vendosur në Angli, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri. Gjithashtu po shqyrtohet si mundësi edhe fakti që Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, bëri shuma të mëdha duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej. 41-vjeçari u shpall fajtor për korruptimin e portierit të AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150,000 paund për të mos luajtur mirë përpara një derbi kundër IFK Gothenburg në 2017-ën. Federata e Suedisë e shtyu ndeshjen pasi u raportua trukimi i saj.

Përfshirja e Agjencisë Kombëtare të Krimeve

Federata Angleze i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Krimeve që të shqyrtojë rastin e Granit Xhakës, pasi në fitoren e Arsenalit kundër Lids Junajtid sezonin e kaluar dyshohet që ai qëllimisht mori karton të verdhë. Menjëherë pas fitores 1-4 të “Topçinjve” në transfertë, është hapur një hetim që ka zgjatur rreth gjashtë muaj për rastin “Xhaka” nga Federata Angleze. Federata ka vendosur që rastin t’ia kalojë agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend. Në vitin 2018 lojtari i Lincoln Sitit, Bradli Vud, është dënuar gjashtë vjet pasi gjatë hetimeve ai u shpall fajtor për ndëshkimin e qëllimshëm dy herë gjatë ndeshjes në çerekfinalen e kupës. Në 18 dhjetorin e vitit 2021 u luajt një bast i madh prej 52 mijë stërlinash që 29 vjeçari do të ndëshkohej me karton gjatë 10 minutave të fundit. Pavarësisht se “Topçinjtë” po fitonin ndeshjen me rezultat të thellë, Xhaka u ndëshkua në minutën e 86-të të takimit me kartonin e verdhë për vonesë në ekzekutimin e të goditjeje dënimi në favor të ekipit të tij. Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare qëndroi mbi topin për rreth 20 sekonda para se të ndëshkohej dhe menjëherë pas ndeshjes u raportua se një shumë prej 250 000 stërlinash është fituar për këtë karton të verdhë të marrë nga ai. Kjo është shuma më e madhe e luajtur ndonjëherë në baste me kartonët e verdhë.