BREAKING NEWS

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen paralajmërimet në takimet me deputetët e krerët e bashkive, ja ministrat që pritet të lëvizin

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen
x

Sport

E bujshme! Futbollisti me origjinë shqiptare drejt transferimit te Arsenali

E bujshme! Futbollisti me origjinë shqiptare drejt transferimit te Arsenali

Mediat në Spanjë shkruajnë se Arsenali ka bërë një ofertë për mesfushorin e Levantes, Enis Bardhin.

25-vjeçari u bashkua me skuadrën iberike duke u transferuar nga skuadra hungareze Ujpest për një marrëveshje prej 1.5 milion euro tre vjet më parë dhe ka lënë përshtypje të mira në La Liga gjatë këtyre sezoneve.

Ssipas "Onda Cero", Gunners kanë paraqitur një ofertë të fortë për shqiptarin, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, filtet se për Bardhin ka interes edhe nga klubi i Serie A Fiorentina dhe gjithashtu nga një skuadër e Bundesligës.

Bardhi është i gjithanshëm dhe është i njohur për aftësinë e tij për driblime dhe gjuajtjen në distancë, por kryesisht luan në krahun e majtë të mesfushës.

Ai ka shënuar 16 gola në tre sezonet e tij në klub dhe ka qenë një nga futbollistët më të qëndrueshëm të Levantes këtë sezon.