Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E bujshme, ky është trajneri i famshëm i cili ka shprehur hapur interesin për Kombëtaren tonë

Postuar: 25/03/2019 - 18:24

Pasi Panuci është larguar si trajner i Kombëtares sonë të futbollit, një tjetër trajner me famë ka treguar interes për këtë pozicion.

Është trajneri i njohur boshnjak dhe legjenda e Jugosllavisë, Safet Sushiç, gjendet prej muajsh pa një skuadër, pasi u largua nga turqit e Akhisarit, dhe pas mbetjes bosh të stolit të Kombëtares, është “vetëkandiduar” në një farë mënyre.

Në një intervistë për “MONDO”, ai shprehet se është gati të flasë nëse ka një ofertë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete. “Nuk ka asgjë konkrete. Kam një mik në Paris, që është edhe krah i djathtë i presidentit të Federatës, Armand Duka. Takohemi shpesh, gjithsesi, jo për arsyen e postit të trajnerit. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Sigurisht që jam gati të bisedoj, nëse ka një ofertë. Për momentin, jam i lirë dhe nëse do të kontaktohem, do të flas. Por sidoqoftë, për momentin nuk ka asgjë konkrete” – shprehet Sushiç.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:23

Juventusi do të jetë një superskuadër gjatë edicionit të ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:21

Agim Canaj duket qartë se nuk do të jetë trajner i Vllaznisë për sezonin e ri.

Postuar: 18/07/2019 - 07:20

Partizani është eliminuar nga Liga e Kampioneve.

Postuar: 17/07/2019 - 23:12

Mbyllet shumë shpejt aventura e Partizanit në Champions League.
 

Postuar: 17/07/2019 - 17:42

Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtor sportiv tek Lacio, Igli Tare, vijon të tregojë m

Postuar: 17/07/2019 - 17:29

Te Arsenali ka pa plasur një tjetër problem pa filluar ende sezoni.

Postuar: 17/07/2019 - 17:23

Klubi i Vllaznisë ka zgjedhur trajnerin e ri në stol dhe ai është, Mirsad Jonuz.